Organizata Muxhahedinët Khalk ende vazhdon të kryejë aktivitete terroriste

Categoria: Lajme

Daniel Larison,  një sekretar i lartë i sajtit investigativ amerikan "American Conservative",  në një artikull ku kritikohet vazhdimi i mbështetjes së MEK-ut nga disa politikanë amerikanë, shkruan: " Ka mundësi që MEK  vazhdon të kryejë aktivitete terroriste, sepse sipas disa raporteve, anëtarët e këtij grupi kanë marrë përsipër autorësinë e vrasjes së shkencëtarëve të programit bërthamor të Iranit gjatë viteve të fundit."

Sipas raportit të shërbimit ndërkombëtar të qendrës së agjencisë së lajmeve investigative Habilian (familja e viktimave të terrorit) , në një pjesë të artikullit të tij, Larison tha: "Është shumë e papritshme që kjo pjesë e ish-qeveritarëve dhe e oficerëve të pensionuar të ushtrisë të përkrahin një sekt totalitarist si alternativë për qeverisjen e një vendi, por ka afërsisht një dekadë që kjo po ndodh. Të gjithë përkrahësit amerikanë të Organizatës Muxhahedinët Khalk  kanë vërtetuar se kanë vendime të mos flasin aspak për politikën  amerikane ndaj Iranit (apo vendeve të tjera) dhe përkrahja e vazhdueshme e këtij grupi terrorist është një argument  i pakëndshëm që tregon se sa e korruptuar është politika jonë e jashtme(amerikane). Ka mundësi që MEK vazhdon  të kryejë aktivitete terroriste, sepse sipas disa raporteve, anëtarët e këtij grupi kanë marrë përsipër autorësinë e vrasjes së shkencëtarëve të programit bërthamor të Iranit gjatë viteve të fundit. Por nuk ka asnjë dyshim që kjo organizatë nuk është dhe nuk ka qenë ndonjëherë  zgjedhje e mirë për të zëvendësuar qeverinë e Iranit."

Në lidhje me mbështetjen që Tom Ridge, ish- ministri i sigurisë së brendshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  i jep Organizatës Muxhahedinët Khalk, ky hulumtues amerikan  shkruan: " Ridge nuk e shfaq faktin që iranianëve u vjen neveri nga grupi i muxhahedinëve dhe nuk i  intereson fare ky fakt. Iranianët nuk duan aspak që Muxhahedinët Khalk të marrin pushtetin në Iran, dhe çdo përpjekje për t'ia imponuar  popullit iranian, do të përballet me rezistencë të paimagjinueshme. Këto përkrahje janë shenjë e injorancës së politikanëve amerikanë në lidhje me Iranin dhe popullin e tij. Rajavi është udhëheqëse e një sekti që ka luftuar krah për krah Sadam Husejnit kundër popullit iranian dhe abuzimet e këtij grupi me anëtarët e tij vazhdon deri më sot."


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur