Muxhahedine Khlak është një sekt terrorist

Categoria: Lajme

Organizata Muxhahedinët Khlak është një sekt terrorist që fiton para nga çdo rrugë e dyshimtë, dhe përdor organizatat e kamofluara, qeveritë, njësitë dhe shërbimet sekrete të lidhura me lojtarët rajonalë  dhe ndërkombëtarë si mjet për të çuar përpara programet anti-iraniane.

Sipas raportit të shërbimit ndërkombëtar të lajmeve investigative të shoqatës Habilian, doktor Emile Nakhel, një ish-oficer i lartë i CIA-s dhe themelues i "Qendrës për Analizën Strategjike të Islamit Politik" në CIA, ka shkruar në "Loblig" një artikull rreth militantëve amerikanë të cilët kërkojnë të sulmojnë Iranin. Në atë artikull ai thotë se shkatërrimi në masë i Irakut dhe kostoja e tmerrshme njerëzore dhe materiale që shkaktoi vedosja e lirisë nga Amerika në këtë vend, nuk krahasohet aspak me sulmin e mundshëm të Trumpit sëbashku me miqtë e tij sauditë dhe izraelitë mbi Iranin.

Duke mospërfillur parashikimet strategjike për të ardhmen e Iranit pas një sulmi të mundshëm në të,  ashtu siç i shpërfilli dhe administrata e Bushit paralajmërimet për të ardhmen në Irak pas Sadamit, edhe qeveria e Trumpit kërkon të bëjë të njëjtën gjë dhe duket që terroristët që ndodhet në qeverinë amerikane e kërkojnë pushtimin e Iranit më shumë seç e kërkonin në kohën e Bushit.

Një anëtar i Këshillit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Amerikës thekson faktin se në mesin e zyrtarëve të qeverisë së Trumpit që janë iranofob, është John Bolton dhe Rudy Giuliani. Dy persona të cilët e prezantojnë organizatën terroriste Muxhahedinët Khalk si alternativën legjitime të qeverisë iraniane.  Këtu, Nakhle shprehet se për mendimin e tij organizata Muxhahedinët Khalk është një sekt terrorist:

"Organizata Muxhahedinët Khlak është një sekt terrorist që fiton para nga çdo rrugë e dyshimtë, dhe përdor organizatat e kamofluara, qeveritë, njësitë dhe shërbimet sekrete të lidhura me lojtarët rajonalë   dhe ndërkombëtarë si mjet për të  çuar përpara programet anti-iraniane."

 Drejtori i institutit të politikës së sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare në universitetin e New Mexicos, në vazhdim të artikullit të tij jep alarmin  se organizata Muxhahedinët Khalk është e mundur të shndërrohet në versionin iranian të "Kogresit Kombëtar të Irakut", një grup opozitar kundër regjimit të Sadam Husejnit nën udhëheqjen e Ahmad Chalabi; një grupi të cilit zyrtarët në Washington në fillim të dhjetëvjeparit të parë të viteve 2000, u jepnin guxim në mënyrë që të përgatisnin terrenin e sulmit ndaj Irakut me anë të pretendimeve të tyre të kota.

"Mesa duket, qeveria e Bushit e ka njohur Ahmad Chalebiun, organizmin e tij ekzekutiv dhe Kongresin Kombëtar të Irakut si zëvendës legjitim për regjimin e Sadam Husejnit në Irak. Cheney, zëvendës presidenti , dhe Ramsfeld, ministri i mbrojtjes, merreshin vazhdimisht me Chalabin. Chalabi lujati një rol mjaft të rëndësishëm në nxitjen e Amerikës për të sulmuar Irakun me çmimin e miliona dollarëve dhe jetën e mijëra amerikanëve dhe irakianëve. Iraku akoma nuk e ka marrë veten nga ajo luftë katastrofike dhe  e panevojshme. Giuliani dhe Bolton janë aq të prirur të pranojnë pretendimet e MEK sa kanë qenë të prirur Cheney dhe Ramsfeld të pranojnë ato të Chalabit."


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur