Përpjekjet e Departamentit Amerikan të Shetit për të shfajësuar veten për lidhjet me muxhahedinët

Categoria: Lajme

Përpjekjet e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shfajësuar veten për lidhjet me muxhahedinët, kryesisht për shkak të presionit të medias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  kanë një mesazh të qartë për udhëheqësit e kësaj organizate terroriste se madje as përkrahësit më të mëdhenj të luftës dhe politikanët më famëkeq në historinë e  Amerikës, duke u përballur me presionin e opinionit publik, nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ta, dhe do ta mohojnë pa asnjë hezitim lidhjen e tyre me këtë grup.

Sipas raportit të shërbimit ndërkombëtar të Habilian, American Hill News dha lajme për  takimin e fshehtë të Mike Pompeos, sekretarit amerikan të shtetit me një grup refugjatësh iranianë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportit të Hill, në atë takim që Pompeo ka patur mëngjesin e së hënës më 15 prill në sallonin e konferencave të Hotel Renaissance Dallas, pas një bisede të shkurtër u dha përgjigje pyetjeve të 15 anëtarëve të "Shoqërisë Amerikane të Iranianëve" rreth politikës së jashtme të qeverisë së Trumpit në lidhje me Iranin dhe për marrëdhëniet me grupin e muxhahedinëve.

Duke raportuar sipas tre burimive që kanë qenë prezentë në atë mbledhje, Hill shkruan se pyetja më e përsëritur ka qenë kjo se çfarë do të bënte qeveria e Trumpit nëse strategjia e pretenduar për të ndryshuar regjimin Iranian nga brenda me rrugë paqësore nuk do të funksiononte? Sipas raportit të kësaj agjencie, në përgjigje të pyetjeve , Pompeo kishte thënë se qeveria e Trumpit nuk do të përdorte literaturën e ndryshimit të regjimit dhe se nuk kishte ndërmend të ndërhynte ushtarakisht kundër Iranit.

Sekretari amerikan i shtetit gjithashtu në përgjigje të pyetjes se çfarë garancie jepnin se  sanksionet e vendosura nga SHBA nuk do të ndikonin në jetën e popullit iranian, specifikoi se nuk kishin asnjë garanci në këtë drejtim.

Hill shkruan se një person prezent në atë mbledhje e ka pyetur për marrëdhëniet e disa prej të besuarve të Trumpit si John Bolton, këshilltari i sigurisë kombëtare, dhe Rudy Giuliani, avokati i tij personal, me grupin terrorist të muxhahedinëve.

Sipas raportit të Hill, në përgjigje të kësaj pyetje , në përpjekje për të hedhur poshtë lidhjet e qeverisë amerikane me këtë grup, tha: "Është më mirë të mos bëjmë ekzagjerime.  Bolton ka mbajtur fjalim në një nga mbledhjet e Muxhahedinëve Khalk, por presidenti Trump dhe unë nuk e kemi bërë një gjë të tillë."

Sekretari amerikan i shtetit e mohon lidhjen e qeverisë së Trumpit me këtë grup në një kohë ku ky grup terrorist , përkrahjen më të madhe e ka po nga kjo qeveri.

Këto marrëdhënie të njerëzve të rrethit të Trumpit me muxhahedinët janë bërë shkak  goditjesh të njëpasnjëshme nga mediat amerikane dhe perëndimore ndaj qeverisë së presidentit Trump.  Në një mënyrë që vetëm gjatë vitit të kaluar dhjetëra gazeta prestigjoze amerikane dhe europiane si New York Times, Washington Post, New Yorker, News Week, Financial Times, Foreign Policy dhe The Guardian, kritikuan qeverinë e Trumpit duke u justifikuar me atë lidhje.

Përpjekja e Departamentit Amerikan të Shtetit për të përgënjeshtruar lidhjet me grupin e muxhahedinëve, madje edhe duke lënë mënjanë thirrjet për ndryshimin e regjimit, që me shumë gjasa është për shkak të presionit mediatik, ka një mesazh mjaft të qartë për udhëheqësit e këtij grupi terrorist dhe ai mesazh është ky që as përkrahësit më të mëdhenj të luftës dhe politikanët më famëkeq në historinë e  Amerikës, duke u përballur me presionin e opinionit publik, nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ta, dhe do ta mohojnë pa asnjë hezitim lidhjen e tyre me këtë grup.

Sigurisht që muxhahedinët për shkak të së shkuarës së errët dhe aktiviteteve që ka kryer në të kaluarën, qoftë kundër popullit dhe zyrtarëve iranianë, qoftë kundër qytetarëve amerikanë, nuk janë aspak të besueshëm dhe kjo është një e vërtetë që e pranojnë dhe vet udhëheqësit e organizatës. Madje ka ndodhur që edhe kur vetë anëtarët e kësaj organizate janë përballur me njerëzit pa ndërmjetës, e kanë mohuar anëtarësinë e tyre në atë organizatë.

Për shembull një person i quajtur Mexhid Refizadeh, njëri nga anëtarët e Organizatës Muxhahedinët Khalk i cili ka vite që merr pjesë në mediat amerikane pro-luftës duke përkrahur këtë organizatë, kur u përball me zbulimet e drejtuesit të emisionit dhe ekspertit për natyrën dhe për aktivitetet e organizatës në të shkuarën,  e mohoi anëtarësinë e tij dhe madje u shpreh se ishte kundër.

Kështu që duke patur parasysh rritjen e mediave të pavarura në Amerikë, ndikimin gjithnjë e më të madh të opinionit publik në politikën e jashtme amerikane dhe duke patur parasysh se qeveria e Trumpit është në vitin e fundit të mandatit të saj,  Organizata Muxhahedinët Khalk e cila i ka shkruar dëshirat e saj mbi letrën e qeverisë së Trumpit, duhet ta përgatisë veten për t'u futur përsëri në listën amerikane të organizatave terroriste. Duke patur parasysh njohjen e plotë të udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me eksperiencën e muxhahedinëve në blerjen e ish-politikanëve të këtij vendi dhe mekanizmat e saj për të anashkaluar ligjet e lobimit në Amerikë, do të kuptojmë se të gjitha këto tregojnë se i ka ardhur fundi muajit të mjaltit në SHBA dhe se kampet në atë vend janë të humbura. 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur