Zbulimi i laboratorëve bilologjik të Amerikës në Gjeorgji

Categoria: Lajme

 

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë zbuloi se Pentagoni ka hapur laboratorë të armëve biologjike në Gjeorgji, në kufi me Rusinë, dhe ky është një kërcënim për Moskën dhe Pekinin.

 

Sipas raportit të  qendrës ndërkombëtare të lajmeve investigative Habilian, të cituar nga  qendra informuese e kanalit “Khabar”, ky veprim i Amerikës ka shkelur të gjitha konventat ndërkombëtare.

 

Pas investigimeve të dhëna në shërbim të Rusisë nga ish-ministri gjeorgjian i informacionit , është konfirmuar shqetësimi i Moskën në lidhje me veprimet e  Washingtonit në Gjeorgji, të cilat janë në kundërshti me të gjitha  konventat ndërkombëtare.

 

Në këtë deklaratë theksohet se Amerika po përpiqet të anashkalojë traktatet e mospërdorimit të armëve bilogjike dhe kimike, dhe të forcojë fuqinë kimiko-biologjike nën petkun e kërkimeve paqësore.

 

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë  në Moskë  me prezencë të përfaqësuesve të ushtrisë ruse, u diskutuan dhe u shkëmbyen mendime rreth lëvizjeve të Amerikës në fushën biologjike dhe kimike në Gjeorgji.

 

Pas shqyrtimit dhe hulumtimit të dosjeve në Ministrinë e Mbrotjes së Rusinë në  lidhje me ndërtimin e armëve bilogjike nga një ekip i veçantë, u  që e  qartë se ato laboratore përgatisnin lloje të ndryshme virusesh për të vrarë njerëz dhe përhapur sëmundje.

 

Bazuar në këto të dhëna, murtaja afrikane,  e cila 10 vite më parë është përhapur në Kinë dhe në rajonin kufitar të Rusisë me Gjeorgjinë, vjen nga këto laboratore të Amerikës.

 

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë së Rusisë, përpjekjet biologjike të Amerikës, direkt ose indirekt, i kanë shkatuar pjesëve të ndryshme të Rusisë 55 miliard dollarë dëme.

 

Në këtë raport thuhet: “Amerika në 30 laboratore ka mbledhur shumë monstra të marra nga  qytetarët rusë  që t’i përdorë ato për të krijuar armë biologjike dhe t’i përdorë në afërsi të kufijve me Rusinë.

 

Në bazë të këtij raporti, dokumentet e  qendrës “Long-arm” të Amerikës në Gjeorgji vërtetojnë se kjo  qendër është pajisur me dronë transportues të insekteve mbartëse të mikrobeve.

 

Në fund Rusia deklaroi se ndërtimi i laboratorëve për prodhimin e armëve biologjike nga Amerika në kufi me Rusinë, nuk rrezikon vetëm jetët e rusëve, por është kërcënim për të gjitha shtetet fqinje me Rusinë.

 

Para kësaj gjithashtu Nikolai Patrushev, drejtori i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ka deklaruar se Amerika po ndërton dhe hap laboratore biologjike në të gjithë botën.

 

Ai ka thënë: “Këto laboratore janë hapur për të ndërtuar armë biologjike dhe është një ngjarje shumë shqetësuese.”

 

Më 9 tetor të vitit 2019, disa nga mediat amerikane si për shembull CNN, kanë dhënë lajmin për vendimin e  qeverisë së Donald Trump, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u larguar nga traktati i “ Qiejve të Hapur”.

 

Traktati i  Qiejve të Hapur është një traktat mes 34 vendeve të botës në lidhje me lejimin e fluturimeve të aeroplanëve të spiunazhit në hapësirat ajrore të vendeve nënshkruese.

 

Ky traktat është nënshkruar për të krijuar një mirëkuptim dhe besim të ndërsjellë të vendeve nënshkruese në lidhje me të gjitha lëvizjet dhe aktivitetet ushtarake të cilat mund të jenë shqetësuese për palën përballëse.

 

Traktati i  Qiejve të Hapur është një nga përpjekjet më të mëdha ndërkombëtare për transparencën e aktiviteve ushtarake të fuqive botërore.

 

Kuptimi i parë i këtij traktati iu paraqit në vitin 1955  Bashkimit Sovjetik në konferencën e Vienës nga presidenti amerikan i asaj kohe Dwight Eisenhower,  që u përball me kundërshtimit e rusëve.

 

Pas kundërshtimit të Bashkimit Sovjetik, ky plan u la për një kohë të gjatë jashtë axhendës, derisa u soll përsëri nga Xhorxh Bushi dhe u firmos nga palët në 24 mars të vitit 1992. Si përfundim, ky traktat u vendos në zbatim në fillim të janarit të vitit 2002.

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur