Përpjekjet e muxhahedinëve për të përfituar nga përhapja e Koronavirusit

Categoria: Lajme

 

Ambasadori i Iranit në Londër paralajmëroi se rrjeti i Organizatës Muxhahedintë Khalk dhe lëvizjet kundërshtare të Republikës Islamike të Iranit jashtë vendit, me një plan mediatik dhe politik shumë mediokër, sipas mendjes së tyre të papjekur, kërkojnë të mashtrojnë njerëzit dhe opinionin publik.

 

Hamid Baidinezhad, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Londër, në një shkrim që bëri ditën e martë, theksoi se grupet kundërshtare të Republikës Islamike të Iranit jashtë vendit, duke përfituar nga politikat mediatike dhe lameve mediokër, po përpiqen që temën e përhapjes së Koronavirusit ta përdorin si një mjet për të mashtruar opinionin publik në Iran.

 

Baidinezhat shkroi: “Media e Organizatës së Muxhahedinëve Khalk dhe e lëvizjeve kundërshtare të Republikës Islamike të Iranit jashtë vendit, me një plan mediatik dhe politik shumë mediokër, sipas mendjes së tyre të papjekur, kërkojnë  të mashtrojnë njerëzit dhe opinionin publik. Anëtarët e MEK dhe mediat kundërshtare, në ditët e para të prekjes së vendit nga Koronavirusi, kur nuk ishte ende nevoja për organizimin e ndihmave mjekësore ndërkombëtare dhe blerja urgjente e artikujve nga vendet e huaja nuk ishte parashtruar, kanë organizuar në mënyrë të vazhdueshme propaganda të planifikuara për të treguar se nga njëra anë qeveria është në një izolim ndërkombëtar ku asnjë vend nuk pranon t’i dërgojë Iranit ndihma urgjente, por nga ana tjetër, edhe në disa raste të spikatura kur jepen  dhurata dhe ndihma nga vendet perëndimore, shteti preferon të mos i pranojë ato me çmimin e humbjes së jetës së njerëzve.

 

Por në fazën e dytë, kur u shtuan  përpjekjet e organizuara të shtetit për të ulur numrin e të prekurve nga Koronavirusi dhe përgatitjet për tërheqjen e ndihmave të Organizatës Ndërkombëtare të Shëndetësisë, dhuratave dhe ndihmave të vendeve të huaje, gjithashtu edhe përpjekjet  e vendit për të blerë artikujt e nevojshëm mjekësorë nga jashtë vendit, po këto lëvizje filluan një fushatë duke thënë se mjetet e huaja janë të infektuara dhe se vendi nuk duhet t’u besojë në asnjë mënyrë produkteve mjekësore të prodhuara jashtë Iranit.

 

Këto ditë, çdo ditë krijohen mijëra tuite dhe informacione false nga muxhahedinët me mesazhin se artikujt e huaj mjekësor janë të infektuar dhe se njerëzit nuk duhet t’i përdorin ato. Këto rrjete po mundohen të mashtrojnë njerëzit duke postuar në rrjetet sociale informacione false rreth “mjeteve të  infektuara të diagnostikimit” nën petkun e llogarive dhe profileve fetare dhe të atyre të personaliteteve të mëdhenj të regjimit.  Disa persona në rrjetet sociale  gjithashtu mund të ndikohen nga këto mesazhe epike dhe të dyshimta të këtyre lëvizjeve dhe padashje të sensibilizohen me to, por qëllimi i tyre kryesor është krijimi i një mosbesimi mes popullit dhe qeveritarëve.

 

Padyshim,  politika kryesore e vendit tonë është rritja e forcës së prodhimit të  brendshëm të mjeteve mjekësore dhe atyre të diagnostikimit nga forcat punëtore të fuqishme dhe krenare të shtetit tonë, por në të njëjtën kohë, për të fuqizuar dhe pajisur sistemin shëndetësor dhe mjekësor  me pajisje dhe furnizime të nevojshme mjekësore, vendi ynë , duke zbatuar të gjitha standartet e nevojshme të sigurisë, do t’i  sigurojë këto medikamente nga burime të sigurta dhe do t’i përdorë për shëndetin e popullit tonë të dashur.”

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur