Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Javad Zarif, ditën e mërkurë akuzoi presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump se po bënte kërcënime të cilat më parë janë brohoritur nga “terroristët e Sadam Husejnit”.
Shefi i diplomacisë iraniane, i referohej një grupi që ka bërë pjesë në listën amerikane të organizatave terroriste, Muxhahedinët Khalk (MEK), një grupi opozitar iranian që më parë ka bashkëpunuar me autokratin irakian , Sadam Husejnin.
E gjitha filloi ditën e mërkurë, kur Trump tha në një tuit se ka urdhëruar marinën amerikane të qëllojë dhe të shkatërrojë çdo barkë iraniane të armatosur që kërcënon anijet amerikane. Postimi i presidentit të SHBA-ve ishte festuar nga një llogari e lidhur me MEK-un. Trump e postoi përsëri atë reagim, duke gërmuar më tutje drejt kandidatit për demokraci, ish-zëvendës presidentit Joe Biden.
“Regjimi i mullahëve që sundon Iranin, ngacmon anijet ushtarake të UN për qëllime propagandistike, “-iu përgjigj postimit të Trump-it Hashmet Alavi, një llogari e njohur e MEK-ut në Twitter.
“Faleminderit zoti president Trump, që i rikujtoni këtij regjimi se vitet e Obamës kanë shkuar.”
Në kthim, Trump shpërndau postimin e Alavit duke komentuar: “Joe ishte ai që mendonte se kjo ishte në rregull. Jo unë!”
Aktivisti luftënxitës rezulton të jetë një person fake nën komandën e MEK
Çështja e Heshmat Alavisë
Alavi, i cili ka shkruar disa opinione në disa publikime të ndryshme botërore, ka qenë subjekt i një polemike të vazhdueshme, që nga koha kur “The Intercept” publikoi një histori vitin e kaluar duke pretenduar se ai nuk është një person i vërtetë, por një “operacion propagandistik” i komanduar nga MEK.
Raporti citoi disa ish-anëtarë të opozitës iraniane duke thënë se një grup nga anëtarët e MEK në Shqipëri menaxhojnë Alavinë.
Twitter bllokoi menjëherë llogarinë pas publikimit të historisë së “The Intercept”.
Alavi i është kundërpërgjigjur publikimit, duke thënë se ishte një “ artikull shumë i njëanshëm plot gënjeshtra.”
Ai e pranoi se mbështet MEK dhe nuk shkruan nën emrin e tij të vërtetë.
“Jo, nuk do ta zbuloj kurrë identitetin dhe fotografinë time reale. Jo për sa kohë regjimi i mullahëve do të jetë në pushtet”, -shkroi Alavi në blogspot në qershor të vitit 2019.
“Asnjë aktivist nuk do ta bënte një gjë të tillë. Kjo do ta vendoste të gjithë familjen , shokët dhe veten time në rrezik të madh brenda dhe jashtë Iranit.”
Fake ose jo, zëri i Alavisë u përforcua nga presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e mërkurë, cili publikoi përmbajtjen e llogarisë së tij kontraversale në mesin e më shumë se 78 milion ndjekësve.
Kritikët u treguan të shpejtë duke thirrur se Trump promovoi një llogari të lidhur me MEK. “Vini re koordinimin e hapur të Donald Trump me një organizatë terroriste iraniane. Personi që ai riposton, nuk ekziston. Llogaria menaxhohet nga gjashtë persona ne bazën terroriste të MEK në Shqipëri.”-postoi Trita Parsi, nënkryetari ekzekutues i “Quincy Intitute for Responsible Statecraft”, një qendër e mendimit kundër luftës në Washington.
“Po, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po riposton një llogari terroriste.”
MEK ka një histori të gjatë të sulmeve të dhunshme në Iran , dhe deri në vitin 2012 konsiderohej një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Më shumë nga kulti”
Ryan Costello, drejtor politikash në Këshillin Kombëtar Iraniano-Amerikan (NIAC); një grup i vendosur në Washington që kundërshton luftën me Iranin, tha se lidhjet e administratës amerikane me MEK janë “thellësisht shqetësuese”.
“Ky qëndron të jetë një grup që është më shumë kult se një organizatë mbrojtëse apo organizatë legjitime... Të mendosh që kjo është një organizatë që ka ndikuar te presidenti dhe administrata, është shkak për shqetësim.”-tha Castello për “Midle East Eye”.
Grupi ka menaxhuar të fitojë lidhje të forta me anëtarë kyç të të dyja partive kryesore në Kongres. Avokati personal i Trump, Rudy Giuliani, dhe ish-këshilltari i tij për sigurinë, John Bolton, janë gjithashtu përkrahës të flaktë dhe kanë mbajtur fjalime nëpër evenimente të organizatës në këmbim të pagesave të majme.
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj kërkesës së MEE-së për koment.
Kritikuesit gjithashtu akuzojnë grupin të jetë një “kult totalitar” të përqëndruar rreth lideres së tij, Maryam Rajavi. Për më tepër, MEK është njollosur nga marrëdhëniet që ka patur në të shkuarën me Huseinin e Irakut, i cili njihet si një figurë brutale në të dyja vendet, Iran dhe SHBA.
“Të mendosh që kjo është një organizatë që ka ndikuar te presidenti dhe administrata, është shkak për shqetësim.”
-Ryan Castello, NIAC
Por mbështetësit e MEK i mohojnë akuzat e tilla, duke insistuar se është grupi më i organizuar opozitar që thërret për demokraci në Iran.
Përkrahësit e MEK nuk e pëlqejnë NIAC. Zakonisht ata e akuzojnë pa baza organizatën se lobon për qeverinë iraniane në Washington. Të mërkurën, Alavi përdori emrin e Parsit, i cili është bashkëthemelues dhe ish-president i NIAC, për aktivitetin që ka patur në grup në të kaluarën.
“Ai llomotik vazhdimisht pikat rreth të cilave flet Zarif,”-tha Alavi për Parsin.
Për ta vërtetuar këtë, Alavi publikoi një video ku Parsi pasqyron kritikat e Zarifit kundër princit saudit të kurorës Muhamed bin Selmanit, për bllokimin e Katarit, rrëmbimin e ish-kryeministrit të Libanit, Saad Hariri dhe luftën në Jemen. Këto fjalë denoncuese kundër politikave të bin Selmanit, nuk janë unike vetëm të Zarifit. Këto janë cituar edhe nga shumë kritikë të mbretërisë, duke përfshirë dhe anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Grupi opozitar iranian ka marrëdhënie të ngushta me Arabinë Saudite. Komentuesit dhe zyrtarët sauditë kanë lavdëruar grupin dhe kanë mbajtur fjalime nëpër evenimentet e tyre në të shkuarën. MEK dhe një grup avokatësh të tyre amerikanë, nuk i kanë kthyer përgjigje kërkesës së MEE për koment.
Costello tha se armiqësia e MEK me NIAC është për shkak se organizata iraniano-amerikane e kundërshtoi heqjen e grupit nga lista amerikane e organizatave të huaja terroriste.
Tensionet në Gjirin Persik
Kërcënimi i Trump në ditën e mërkurë për të qëlluar barkat iraniane të armatosura , ka rigjallëruar frikën e një përballjeje ushtarake mes SHBA dhe Iranit në një kohë kur të dy vendet po luftojnë përhapjen e Koronavirusit.
Në vitin 2018, USA lidhi marrëveshjen bërthamore shumëpalëshe të Iranit, e cila e detyroi Teheranin të tërhiqet pas në programin e tij bërthamor në këmbim të largimit të disa sanksioneve kundër ekonomisë.
Gjatë dy viteve të kaluara, Washingtoni ka vendosur vazhdimisht sanskione kundër disa individëve dhe industrive iraniane si pjesë e fushatës së tij “presion maksimal”.
Dy vendet arritën në prag të luftës me njëra-tjetrën më rehët gjatë këtij viti, kur një dron amerikan vrau gjeneralin e lartë iranian Kasem Sulejmanin.
Qershorin e fundit, Trump urdhëroi, e më pas anulloi sulmin ndaj kundër Iranit, pasi Republika Islamike rrëzoi një dron amerikan në Gjirin Persik, duke pretenduar se kishte shkelur territorin iranian.
Castello i NIAC-së tha se në të shkuarën marina amerikane ka bërë një punë të shkëlqyer në bërjen e hapave pas për të mos krijuar tensione me barkat e IRGC (Trupat e Rojeve Revolucionare) të cilat mundohen ta bëjnë jetën të vështirë për anijet amerikane në Gjirin Persik.
Ai shtoi se Trump përbën rrezik duke u kërkuar ndjekësve të linjës së ashpër në Iran të “testojnë zgjidhjen” e Amerikës, duke rrezikuar çdokënd që përfshihet në të.
“Jam shumë i shqetësuar se ajo që ka bërë Trump këtu, do të rrisë rrezikun për një tjetër lëvizje drejt luftës ose të një incidenti që do të rezultojë me fundosjen e disa anijeve në Gjirin Persik”,-tha Castello.
Nga Arli Harb-Midle East Eye
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir