Mosadi e përdor MEK-un si një vegël

Categoria: Lajme

 

Garth Portet , historian , gazetar hulumtues dhe investigues i çështjeve të sigurisë në Amerikë, në një raport për revistën “Griezon”, ka shqyrtuar eksepriencën e përdorimit të MEK si një vegël nga ana e Mosadit.

 

Sipas raportit të shërbimit ndërkombëtar të Habilian, në raportin e tij, Garth Porter, me anë të dokumentimit të hetimeve të kryera nga revista Griezon rreth dy personave me profil të lartë të CIA-s, shprehet se informacionet e siguruara nëpërmjet kryeministrit të regjimit sionist në konferencën për shtyp në prill të vitit 2019, ku ai  pretendon se Irani po zhvillon në mënyrë të jashtëligjshme programin e tij bërthamor në shkretëtirat e jugut të Teheranit, janë të pavërteta dhe shpifje të sionistëve.

 

Në një pjesë tjetër të raportit,  gjatë tregimit të imazhit skematik të raketës Shahab-3,  të shoqëruar dhe me disa shpjegime në gjuhën perse, që tregoi Netaniaho në konferencën për shtyp të vitit të kaluar, Garth Porter, duke argumentuar me anë të asaj që ka thënë   një ish-zyrtar i të lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë i quajtur Karsten Vigt në vitin 2003, thotë se ky imazh është një nga dokumentat që një anëtar i muxhahedinëve ka lënë në dispozicion të shërbimit sekret gjerman.

 

Në vazhdim, duke treguar për të shkuarën plot tradhëti të grupit të muxhahedinëve si për shembull sulmin ushtarak kundër Iran duke iu bindur Sadam Husejnit, Porter shkruan: “Ky grup, përveç përfitimeve që kishte nga bashkëpunimi i ngushtë me Arabinë Saudite dhe me një numër ish-zyrtarësh amerikanë, në fillim të viteve 90 fillon dhe bashkëpunimin me Mosadin.”

 

Në lidhje me këtë, Porter shkruan: “Roli i muxhahedinëve në dërgimin e dokumenteve në lidhje me programin bërthamor të Iranit në dorë të shërbimit sekret gjerman, dhe marrëdhëniet e ngushta të këtij grupi me Mosadin, nuk lënë vënd për dyshim që dokumentet që ata u kanë siguruar argjinaturave perëndimore për programin bërthamor të Iranit në vitin 2014, në të vërtetë janë dokumente të siguruara nga Mosadi.”

 

Në fund të raportit të tij, ky hulumtues i çështjeve të sigurisë shkruan: “Për Mosadin, muxhahedinët janë një organ i përshtatshëm për të siguruar përmbajtje negative rreth Iranit, në çështje ku nuk duan që lajmet të lidhen drejt përdrejtë me shërbimin sekret izraelit.”

 

Sipas asaj që beson ai, për t’u falur kredibilitet, në vitin 2002 Mosadi i dha muxhahedinëve të dhënat e objekteve bërthamore në Natanz që t’i publikojnë në emrin e tyre. Gjithashtu Mosad i dha këtij grupi të dhëna personale të   shkencëtarëve bërthamorë të Iranit.

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur