Covid-19/MEK /Shqipëri

Categoria: Lajme

 

MEK ka ndërprerë të gjitha mbështetjet financiare për disa nga ish-anëtarët e saj. MEK u jepte shuma të vogla parashë disave prej atyre që kishin braktisur kultin me kushtin që të mos flisnin për eksperiencën e tyre në kult, dhe/ose të kryejnë disa aktivitete si spiunimi mbi ish-anëtarët e tjerë. Tani MEK ka ndaluar së paguari për javët e fundit, duke u thënë “Tani është Koronavirusi dhe ne nuk kemi nevojë për ju”. Njëre prej tyre ka vendosur të shkojë para Ministrisë së Punëve të Brendshme, të protestojë dhe të kërkojë ndihmë. Disa ish-anëtarë që e njohin atë kanë publikuar komente duke thënë: “Sigurisht që ti duhet të ndihmohesh, por kjo është ajo që merr kur ti mbështetet te MEK dhe nuk qëndron mbi këmbët e tua. Ata do të të flakin.”

 

Fondacioni për Mbrojtje dhe Demokraci (FDD), udhëheqëur nga Mark Dubowitz, ka publikuar një letër nga ish-zyrtarë si Newt Gingrich etj, t’i kërkojnë Trump-it të mos i largojë sanksionet mbi Iranin, por t’i shtojë ato. I vetmi publikim i saj në persisht, është manovruar nga MEK . FDD njihet si një publikues pro-Izraelit, prandaj dhe komentuesit mund të pyesin se përse MEK ka publikuar rreth kësaj në persisht.  Iranianët e dinë kush janë FDD. I vetmi shpjegim është ky, MEK po mundohet t’u tregojë atyre se ende mund të përdoret, mund ta bëjnë këtë në persisht. Kjo ndodh paralelisht me pretendimet qesharake të MEK për numrin e të vdekurve nga Korona në Iran, etj. Parimisht, ajo që tregohet është kjo që MEK nuk ekziston më në hartë për sa kohë interesi qëndron mbi Iranin, dhe FDD do t’i flakë ata tutje ose do të mendojë seriozisht  për t’i riemëruar dhe rindërtuar sepse nuk po funksionojnë. Një komentues ka shkruar një copëz në të cilën vendos bashkë qëndrimin aktual dhe atë origjinal të MEK, duke bërë krahasimin mes tyre. Copëza kalon hap pas hapi ndër vite dhe tregon se si ka ndryshuar MEK nga e majta ekstreme në të djathtën dhe se si është bërë një grup mercenar.

 

Një ish-përkrahës i MEK, Shahram Motaghi Taromsari, ka vdekur këtë javë në Irlandë. Papritur, MEK ka përdorur emrin e tij duke thënë se ai është një martir i shtrenjtë për ta. Njerëzit që e njihnin atë nga UK, vend ku ai ishte akademik në Salford University, thonë: “Ai nuk e kishte kurrë me të vërtetë me ju, ai vetëm u pagua për të dërguar njerëz në paradat tuaja dhe punë të tjera të nivelit të ulët. Ju nuk keni patur kurrë besim  dhe nuk e keni vlerësuar mjaftueshëm që të publikoni emrin e tij kudo si një përkrahës. Tani papritur Maryam Rajavi e ka shpallur atë martir të kauzës së fenerit të Ashrafit. Kjo tregon se sa të dëshpëruar janë bërë ata të MEK-ut.”

 

Familjarët e anëtarëve të MEK të cilët janë ndaluar të kontaktojnë me të dashurit e tyre për dekada të tëra, janë të shqetësuar për mënyrën se si trajtohet Korona në kampin Ashraf 3 në Shqipëri. Anëtarët e burgosur dhe të skllavëruar nuk kanë asnjë mundësi zgjedhjeje se si mund ta mbrojnë veten dhe janë një subjekt i tekave të Maryam Rajavi. Falimjet kanë lançuar një peticion në Change pikë org, duke i kërkuar qeverisë shqiptare të mundësojë kontaktin me anëtarët në kamp, që kështu familjarët e tyre të mundohen t’i ndihmojnë. Peticioni tani ka marrë më shumë se 500 firma dhe mbetet i hapur për t’u firmosur.

 

Ndërkohë që shumica dërrmuese e qytetarëve në mbarë botën kanë nxjerrë mësim nga pandemia COVID-19 se bota do të përfitonte nëse e kalojmë këtë kërcënim me dhembshuri dhe bashkëpunim, ka një grup që urrejnë dhe e shohin këtë emergjencë si një mundësi për të ndjekur axhendën e tyre përçarëse dhe çnjerëzore, ose njerëz që thjeshtë nuk mund të ndryshojnë. Sido që të jetë, MEK është në mesin e këtyre armiqve të njerëzimit. Llogaria e Twitterit Hashmat Alavi e MEK, që sigurisht nuk është reale, vazhdon të propagandojë me hipokrizi “lajme”. Tehran Times përzgjodhi dy pjesë  të shkruara nga Murtaza Hussain javën e fundit në The Intercept, të cilat ekspozuan qarkun online të MEK dhe abuzimet e tmerrshme me të drejtat e njeriut  tek anëtarët. Këtë javë gjithashtu ka përzgjedhur retwitt-in budallallëk të Trump-it ku lavëdorohet një anti-iranian i cili nuk ekziston.  Po, përsëri Heshmat Alavi. Iranianët e vendosur në Amerikë dhe në Perëndim, e kanë tallur dhe përqeshur presidentin për këtë. Por një sjellje e tillë nuk ia vlen më për t’u bërë lajm.

 

Duke shkruar për Geopolitica Russia, Alireza Niknam përshkruan  luftimin e Koronavirusit në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama ka marrë masa të ashpra. Sipas Niknam, situata atje është e komplikuar nga prezenca e MEK. Shumë nga anëtarët e MEK janë të kufizuar në një kamp të mbyllur ku kushtet janë shumë të përshtatshme për përhapjen e shpejtë të virusit.  Mosha e madhe e shumicës së antëarëve, gjithashtu i bën ata të prekshëm. “Kampi është si një shtëpi pleqsh”,-thotë Niknam. Kjo e bën MEK një rrezik jo vetëm për anëtarët, por edhe për komunitetet që rrethojnë bazën.

 

“Roli i MEK në Shqipëri është shkatërrues dhe korruptues. Populli i Shqipërisë ka nevojë ta kurojë këtë korrupsion  një herë e përgjithmonë”,-konkludon artikulli.

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur