A mund t’i mbijetojë MEK infektimit nga virusi Korona në Shqipëri?

Categoria: Lajme

 

Në një intervistë me Balkan Post, Dr. Olsi Jazexhi, një historian kanadezo-shqiptar, argumentoi se mundësia që virusi Korona të ketë infektuar kampin e Muxhahedinëve Khalk (MEK) në Shqipëri, është shumë e madhe.

 

Më poshtë do të prezantohet një kopje e intervistës:

 

Balkan Post: The Intercept ka publikuar një pjesë sipas së cilës MEK ka izoluar, zhdukur dhe torturuar shumë nga kuadrot e saj në mënyrë që të nënshtrohen, duke përfshirë dhe detyrimin e dhjetëra anëtareve femra për të bërë seks me Massoud Rajavin, dhe ndërhyrjen kirurgjikale të sterilizimit. Cili është mendimi juaj në këtë lidhje me këtë?

 

Olsi Jazexhi: Përshëndetje Balkanpost dhe faleminderit që po më intervistoni përsëri.

 

Kjo pjesë e shkruar për The Intercept nga Murtaza Hussain(dhe Mattheq Cole), ishte një investigim interesant i cili i zbuloi botës natyrën e çuditshme të muxhahedinëve të Iranit, ose kultit ish-terrorist të Muxhahedinëve Khalk. Ushtarët fatkeqë të MEK janë viktima të dy liderëve epilektikë, Maryam dhe Massoud Rajavi. Sot, 5 dekada pas krijimit të MEK, ne shohim se kjo organizatë nuk ka arritur asgjë tjetër përveç terrorizmit, vrasjeve dhe urretjes së popullit iranian. Pas dështimit në misionin e tyre për rrëzimin e sistemit republikan të Iranit, ushtarët e MEK kanë përfunduar në Shqipëri si refugjatë të dëshpëruar e pa status. Luftëtarët e huaj të MEK ngjasojnë shumë me xhihadistët e ISIS të cilët janë të bllokuar nëpër kampe në Siri dhe nuk kanë vend ku të shkojnë.

 

Kam takuar një numër dezertuesish të deradikalizuar të MEK të cilët jetojnë në Tiranë dhe historitë e tyre janë të ngjashme me atë që tregon The Intercept. Ata na kanë treguar histori torturash, abuzimesh seksuale, radikalizimi dhe indoktrinimi të çuditshëm sektar, që kanë kryer mbi ta Massoud dhe Maryam Rajavi.

 

Disa nga dezertorët me të cilët kam folur dhe që kanë një jetë shumë të vështirë në Shqipëri, më kanë treguar se si komandantët e tyre xhihadistë i kanë indoktrinuar të heqin dorë nga një jetë normale seksuale, të mos martohen, të braktisin familjet dhe të afërmit e tyre, dhe t’i konsiderojnë marrëdhëniet njerëzore dhe dashurinë si mëkate nga të cilat duhet të vetpërmbahen.

 

Një ish-anëtar muxhahedin, Ehsan Bidi,  më ka treguar se si është torturuar, izoluar dhe rrahur nga MEK, sepse nuk i ishte bindur urdhërave të komandantëve të tij xhihadistë. Historitë e tyre ngjasojnë shumë me ato të grupeve të tjera të çmendura xhihadiste në Siri, Irak, Egjipt dhe mbarë Lindjen e Mesme, ku inteligjenca  e huaj luan një rol thelbësor në radikalizimin dhe krijimin e organizatave të çmendura terroriste si MEK.

 

BP: Përse dezertorët e MEK kanë një jetë të vështirë në Shqipëri?

 

OJ: Ashtu siç  e kam përmendur dhe në intervistat e mëparme, qeveria shqiptare e Edi Ramës dhe Pandeli Majkos, është urdhëruar nga amerikanët të ruajnë në çdo mënyrë të mundshme prezencën paraushtarake dhe aktivitetin e MEK në Shqipëri. Qeveria, me aq sa ka patur fuqi, ka bërë gjithçka që t’i frikësojë dezertorët e MEK që kanë braktisur xhihadin dhe i janë rikthyer jetës civile, që të kthehen te kampi i MEK-ut. Strategjia e amerikanëve dhe qeverisë shqiptare është të ruajnë MEK me çdo çmim, sepse amerikanët shpresojnë që në të ardhmen ta përdorin këtë kult të çmendur kundër Iranit dhe Irakut. Dezertuesit kalojnë një kohë shumë të vështirë me autoritetet shqiptare në Tiranë.  UNHCR-ja e cila ka përgjegjësi për zhvendosjen e tyre, i ka braktisur. Qeveria shqiptare i keqtrajton dezertorët, ka shkëputur ndihmën e tyre financiare dhe refuzon të rinivojë letrat e azilit për shumë prej tyre. Një dezertor, Ehsan Bidi, është burgosur nga autoritetet shqiptare që nga gushti i vitit 2019, pasi ia anulluan statusin e azilantit. Ehsani po ndëshkohet për shkak ai ishte kritikues i MEK-ut dhe ka zbuluar krimet e tyre në media. MEK, e cila ishte mjaft e mërzitur nga zbulimet e tij, bëri gjithçka që mundi për të detyruar autoritetet shqiptare të heqin ilegalisht statusin e tij të azilantit dhe ta burgosin.

 

Dezertuesit janë një sfidë serioze për ekzistencën e MEK, sepse ata e rrezikojnë ekzistencën e saj në tre mënyra kryesore:

 

Ata i zbulojnë botës së jashtme strukturën e keqe dhe kriminale të organizatës.

 

Duke braktisur organizatën, ata motivojnë shumë prej shokëve të tyre të cilët janë izoluar në kamp, të arratisen dhe të fillojnë një jetë normale.

 

Ata i zbulojnë komunitetit iranian dhe atij ndërkombëtar natyrën skizofrenike sektare të MEK, dhe i tregojnë botës se MEK nuk ka asnjë lidhje me demokracinë dhe civilizimin. Dezertorët shkatërrojnë investimin e madh që ka bërë administrata e Trump-it për të promovuar MEK-un si një grup “opozitar” për sistemin demokratik të Iranit.

 

Ata ia vërtetojnë botës se MEK nuk është “opozita iraniane” siç e preshkruan Rudy Giuliani, Mike Pompeo dhe John Bolton, por është një kult i frikshëm skizofrenik i cili urrehet edhe nga vet ushtarët e tij.

 

Prandaj dhe MEK i urren dhe i lufton dezertorët e tij. Nëse në Siri, ISIS u pret kokat dezertorëve, në Shqipëri, MEK i shtyn autoritetet shqiptare t’i frikësojë dhe burgosë ata.

 

BP: Çfarë po ndodh me MEK tani në kohën e virusit Korona?

 

OJ: Ne dimë shumë pak nga punët e përditshme të MEK në Shqipëri. Ata janë një organizatë shumë sekrete dhe e mbyllur.  Gazetarët nga New York Times, Al Jazeera, BBC etj, të cilët  u janë afruar , janë sulmuar, fyer, frikësuar dhe u është dhënë shumë pak akses në kampin e tyre.

 

Maryam Rajavi, liderja e plakur e kultit e cila ka shumë miq në andministratën e Trump-it, ka mundur të mbajë të heshtur median dhe qeverinë shqiptare. MEK ka krijuar në shtet brenda shtetit dhe as qeveria shqiptare nuk mund të ketë akses në të. Fshehtësia e kampit të MEK mund të krahasohet me kampet e përqënrimit që ka ndërtuar Kina kundër muslimanëve ujgurë në Xinjiang.

 

Për shkak se ne nuk kemi aksen në kampin e tyre, nuk e dimë se si janë duke e përballuar virusin Korona. 300 anëtarët e tyre janë të ndarë nga ne dhe mbahen plotësisht të mbyllur. Që kur u përhap koronavirusi,  komandantët e tyre të cilët më parë shiheshin duke lëvizur në Tiranë, nuk janë parë më jashtë.

 

Disa dezertorë pretendojnë se kampi i MEK po vuan nga infektimi me virusin Korona. Kampi i tyre në Manzë gjendet i pozicionuar mes Tiranës dhe Durrësit. Këto janë qytetet me numrin më të madh të të infektuarve në Shqipëri. Në spitalin e Durrësit dhe Tiranës, ne kemi doktorë dhe infermierë të infektuar, vende ku trajtohen shumë anëtarët të vjetër e të sëmurë të MEK. Prandaj dhe mundësia që koronavirusi të ketë prekur kampin e tyre është shumë e madhe.

 

Më 9 prill të vitit 2020, MEK deklaroi se një prej anëtarëve të tyre, Babak Khalili, kishte vdekur. Ne nuk e dimë nëse vdekja e tij është shkaktuar nga infektimi me koronavirus apo nga komplikime të tjera shëndetësore. Autoritetet shqiptare nuk lejohen të kryejnë autopsinë e një muxhahedini të vdekur. Për sa kohë ata nuk janë të regjistruar në regjistrin nacional të Shqipërisë, and mund të vdesin sa të duan. Ata mund edhe të vrasin njëri-tjetrin dhe askush nuk mund të analizojë arsyen e vdekjes së tyre. Për më tepër, shumë nga ushtarët e MEK kanë hyrë në Shqipëri me emra dhe indentitete të rreme. Duke jetuar në një izolim total, fshehtësi dhe ndarje nga familjet e tyre, ne nuk do ta gjejmë kurrë sa vdekje do të ndodhin në MEK prej koronavirusit.

 

Sidoqoftë, nëse koronavirusi tashmë ka hyrë në kampin e MEK, anëtarët e këtij kulti do të vdesin në masë. Shumica dërrmuese e anëtarëve të MEK janë të moshuar, vuajnë nga sëmundje të ndryshme, jetojnë pranë njëri-tjetrit dhe në rast se koronavirusi të do të depërtojë në kampin e tyre, ai do të shkretojë organizatën dhe pak prej tyre do të mbijetojnë.

 

BP: Karim Sadjadpour, një ekspert iranian me Carnegie Endowment for International Peace,  e ka përshkruar organizatën si një grup ekstrem me bamirës të mistershëm,  që fiton një mbështetje të paktë në vendin e vet. A ka ndonjë fakt të tregojë se cilët janë këta “bamirës të mistershëm”?

 

OJ: Karim Sadjadpour ka të drejtë. MEK është një grup ekstremist. Ka shumë pak mbështetës prej iranianëve. MEK mund të krahasohet në shumë mënyra me Lord’s Resistance Army të Ugandës (LRA).  Ashtu si dhe LRA ka qenë e rreshtuar në listën e organizatave terroriste nga SH.B.A dhe është hequr më vonë. Maryam dhe Massoud Rajavi, liderët e MEK, ngjasojnë shumë me Joseph Rao Kony e LRA-së. Nëse Joseph Kony e ka shpallur veten si zëdhënës të Zotit, Maryam dhe Massoud Rajavi (sipas dëshmive të dezertantëve) e ka shpallur veten përfaqësues të Tij.

 

Nëse LRA përkrahej nga Sudani, MEK është përkrahur nga Sadam Husejni në Irak, dhe tani, pas pushtimit amerikan të Irakut, po përkrahet hapur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me shumë mundësi nga Izraeli, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Shumë gazetarë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë takuar vëzhguesit e MEK, kanë shtruar pyetjen tuaj: kush e financon MEK-un dhe ekzistencën e saj në Shqipëri? Në një intervistë që kam dhënë për Counter Punch në dhjetor të 2019-ës, jam shprehur si më poshtë:

 

“Organizata e tyre për të cilën besohen se ka afërsisht 3000 anëtarë, ka nevojë për një buxhet të madh që të funksionojë. Çdo anëtarë i MEK merr nga UNHCR rreth 500 euro në muaj për të mbijetuar në Shqipëri. Buxheti minimal që MEK merr për të mbajtur anëtarët dhe kampin është 1.5 milion euro në muaj. Besohet se ky buxhet vjen nga Arabia Saudite.  Për një vit ata kanë nevojë për 18 milion euro, pa llogaritur këtu paratë që  shpenzojnë për të ndërtuar ambientet e tyre dhe mbajtjen e eventeve sezonale në të cilët ftojnë politikanë të pensionuar të dorës së dytë nga Perëndimi, të cilët  për pjesëmarrjen në to marrin hotele falas, ushqim, bileta aeroplani dhe disa pagesa.”

 

Siç e kuptojmë nga ajo që thamë më lart, MEK ka nevojë për një shtet që ta financojë. Përsa kohë që USA dhe Izraeli nuk do t’i shpenzojnë paratë e tyre për një organizatë ish-terroriste, besoj se i vetmi shtet që mund ta mbështesë atë është Arabia Saudite.  Sauditët kanë bërë një gjë të tillë me Al-Kaedën në Afganistan ose me  Jahbat al-Nusra në Siri, dhe ne nuk duhet të habitemi nëse ata paguajnë edhe faturat e MEK gjithashtu.

 

BP: Në një pjesë të publikuar nga Washington Post në shtator të 2019, Shahin Godabi, zëdhënësi i grupit terrorist anti-iranian Muxhahedinët Khalk (MEK), pretendoi se “ një rishikim i përciptë i historisë së MEK-ut tregon se kjo organizatë ka mbijetuar dhe shkëlqyer për 54 vite, jo për shkak se ka patur një zë në Shtëpinë e Bardhë, por për shkak se është mbështetur vetëm te populli iranian, dhe për shkak të tij (popullit) ka vendosur ta paguajë çmimin e demokracisë me gjak dhe thesar”. Çfarë mund të thoni për këto vërejtje?

 

OJ: Shahin Godabi është një burrë i vjetër të cilin e kam parë në gjykatën e Durrësit në Shqipëri duke marrë pjesë në gjyqin kundër shokut të tij Behzad Saffari. Shahini është një personalitet shumë interesant, i cili ashtu si dhe pjesa tjetër e muxhahedinëve të tij, kanë frikë nga media dhe nuk guxojnë të diskutojnë idetë e tyre në publik. Tani që po plaket ngjason shumë me Kuazimodon e Viktor Hygosë, gungaçin e këmbanës së katedrales së Notre Damit në Paris.

 

Shahin dhe Behzad Safari janë të dy gënjeshtarë. Gazetari shqiptar Gjergji Thanasi, e ka paditur Behzadin për shpifje pasi ky i fundit e ka akuzuar Gjergji Thanasin për agjent të Iranit. Shpresoj që Shahin Godabi dhe Safari të jenë në gjendje të mbrojnë veten e tyre në gjykatën shqiptare për fyerjen që i kanë bërë Gjergji Thanasit, dhe të mos kenë fatin e Kuazimodos dhe Claude Frollos të novelës së Viktor Hygosë.

 

Pretendimi i Shahin Godabit se “MEK ka mbijetuar dhe shkëlqyer për 54 vite...për shkak të mbështetjes së saj...te populli iranian”, është një gënjeshtër dhe Shahini e di mirë këtë. Si një gazetar shqiptar që ka shkuar dhe ka intervistuar shumë njerëz në Iran dhe shumë dezertorë në Shqipëri, mund të them se populli i Iranit dhe gjithashtu shumë muxhahedinë brenda kampit të tyre në Manzë, e urrejnë MEK-un dhe nuk i konsideroj seriozë për atë që pretendojnë.

 

Gjatë 54 viteve të kaluara, MEK ka parë vetëm dështime, luftëra, terrorizëm, tradhëti ndaj atdheut dhe vdekje. I ka sjellë popullit iranian vetëm vuajtje madje edhe vet anëtarëve të saj  të cilët sot mbijetojnë si refugjatë të dëshpëruar dhe pa statur në Shqipëri. Pasi erdhën në Shqipëri, gjëja e parë që bëri MEK , është kjo që u kërkoi autoriteteve shqiptare dhe shokëve amerikanë të përzënë çdo shtetas iranian që jetonte në Shqipëri, të ngrijnë llogaritë e tyre bankare dhe të mos lejojnë ndonjë shtetas iranian të futet në vend. Kështu i do dhe mbështetet MEK te iranianët? Nëse MEK i do iranianët nuk do t’i luftonte ata në Ballkan siç ka bërë në vitet e fundit.

 

Deklarata e Shahinit se MEK “ do ta paguajë çmimin e demokracisë me gjak dhe thesar” është gjithashtu fallso për shumë arsye.
MEK nuk është një organizatë demokratike. Nuk lufton për demokraci. Është një kult totalitarist.

 

MEK nuk është më një kërcënim fizik për Iranin dhe nuk i ka mbetur më gjak për të luftuar me popullin iranian. Shumica dërrmuese e anëtarëve të MEK janë të moshuar dhe nuk mund të luftojnë.  Që nga përzënia e tyre nga Iraku dhe izolimi në Shqipëri, MEK e ka transformuar veten në një organizatë të krijimit të lajmeve të rreme.

 

MEK ia ka borxh ekzistencën e saj Sadam Husejnit dhe në ditët e sotme amerikanëve, sauditëve dhe izraelitëve të cilët i kanë hedhur në Shqipëri. Shahin Godabi, Maryam Rajavi dhe komandatë të tjerë të MEK-ut e dinë shumë mirë se organizata po jeton ditën e fundit të ekzistencës së saj në Shqipëri. Dezertimet masive, izolimi total i anëtarëve të saj dhe lufta që Maryam Rajavi i ka shpallur dezertuesve dhe çdo shtetasi iranian që vjen në Shqipëri, tregon dëshmpërimin që ekziston në organizatë. Po zbulohet shumë histeria e tyre kundër gazetarëve, medias dhe frika e përballjes me opinionin publik.

 

Nëse administrata amerikane dhe qeveria shqiptare  do të heqin dorë nga mbështetja e tyre për ta, dhe nëse Sauditët (ose kushdo që paguan faturat e tyre) do të ndërpresin paratë, MEK do të shpërbëhet brenda disa javëve. Maryam Rajavi do të pëballet me dezertime masive dhe pa mbrojtjen e qeverisë Shqiptare, ushtarët e saj do të rebelohen dhe do të dalin të lirë.

 

Deklarata e Shahin Godabit është një mendim plot dëshirë. Shahin Godabi, Maryam Rajavi dhe komandantët e MEK janë të dëshmpëruar. Koha e tyre ka mbaruar dhe ëndra e tyre utopike e shndërrimit të Iranit në një MEK-istan nuk do të materializohet kurrë.

 

Olsi Jazexhi është historian kanadezo-shqiptar i cili është specializuar në historinë e Islamit, nacionalizmit dhe reformave fetare në Europën Juglindore. Ai është i interesuar në nacionalizmin, radikalizmin, dhe identitetet fetare e etnike në Ballkan.

 

 

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur