Mospërfillja e rregullave të shëndetësisë nga Muxhahedinët Khalk, e ka vendosur Shqipërinë në rrezik

Categoria: Lajme

Studiuesja e qendrës El-Beyan në Bagdad,  shprehu alarmin për mosbindjen e muxhahedinëve ndaj rregullave të vendosura nga qeveria shqiptare në lidhje me virusin Korona dhe paralajmëroi për pasojat shëndetësore në vend

Sipas raportit të redaksisë ndërkombëtare të Habilian, Katerin Shakdam, hulumtuese e çështjeve politike dhe studiuese e qendrës së planifikimeve dhe studimeve “El-Beyan” në Bagdad, në një shkrim paralajmëroi se ky mosrrespektim që i bëjnë muxhahedinët rregullave të vendosura nga qeveria shqiptare në lidhje me virusin Korona, e ka vendosur vendin në rrezik.

Në fillim të shkrimit të saj të shkruar për uebsajtin rus “New Eastern Outlook”, gjatë përmendjes së kushteve të imponuara në botë nga Korona virusi 2019 ose COVID-19, Shakdam ka treguar rregullat e rrepta të vendosura nga ana e qeverive europiane për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të tyre.

Kjo ish-shkrimtare e “Meadle East Eye”, në lidhje me këtë çështje, shkruan: “Në një gjendje ku qeveritë europiane i kanë detyruar shoqëritë e tyre të zbatojnë rregullat e ashpra të kufizimeve në lëvizje, nga të cilat me plot kuptimin e fjalës varet jeta dhe vdekja e qytetarëve, Organizata Muxhahedinët Khalk nuk i zbaton rregullat e vendosura nga qeveria që i ka mirëpritur në territorin e saj.”

Disa ditë më parë, me citim nga një burim i brendshëm në kampin e muxhahedinëve në Tiranë, mediat raportuan se 9 prej anëtarëve të MEK janë infektuar nga virusi Korona, dhe njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Para publikimit të këtij lajmi, sipas statistikave zyrtare të publikuara nga autoritetet shqipëtare, 304 qytetarë të këtij vendi janë prekur nga COVID-19 dhe 17 prej tyre kanë humbur jetën. Gjithashtu në Durrës, rajoni ku ndodhet kampi i MEK në perëndim të Shqipërisë, nga 264 raste të testuara deri në këtë moment, 27 prej qytetarëve kanë rezultuar pozitivë dhe 3 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Është për t’u përmendur se Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, i cili këto ditë për shkak të performancës së dobët të qeverisë së tij në përballje me Korona virusin është përballur me reagime të shumta, afërsisht dy muaj më parë në një takim me drejtorin e përgjithshëm të NATO-s në Bruksel, mbrojti vendimin e qeverisë së tij për mikpritjen e organizatës terroriste Muxhahedinët Khalk.

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur