Marrëdhëniet e fshehta të Monika Kryemadhit, kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe bashkëshortes së presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metës, me Maryam Rajavi, janë bërë shkak i protestave të forta të familjeve të robërve të kultit Rajavi.
Sipas raportit të qendrës së lajmeve investigative “Firak”, zonja Maryam Sanjabi, e cila në të shkuarën ka qenë anëtare e kultit Rajavi dhe i njeh mirë të gjitha kontradiktat dhe mashtrimet në të, u tregua vullnetare të përfaqësojë familjet e anëtarëve të robëruar të MEK, duke përpiluar një letër në të cilën shtrohen protestimet e familjarëve dhe i tregohen zonjës së parë të Shqipërisë të pathënat për natyrën e vërtetë të këtij sekti të rrezikshëm.
Është e nevojshme të shpjegojmë se teksti i kësaj letre është përkthyer nga “Firak” në anglisht dhe shqip, dhe i është dërguar Monika Kryemadhit nga rrugë zyrtare.
Më poshtë do të lexojmë tekstin e plotë të letrës
Përshëndetje zonja e parë e Shqipërisë, Monika Kryemadhi!
Së fundmi, nga lajmet e sajteve të ndryshme kuptuam se ju keni mbajtur një takim në vendin tuaj me lideren e Organizatës Muxhahedinët Khalk, Maryam Kaxhar Azadonlu. Në shprehje të keqardhjes sonë rreth këtij takimi, duam t’ju informojmë shkurtimisht me disa fakte rreth gjendjes së femrave dhe marrëdhënieve sektare në Organizatën Muxhahedinët Khalk.
Ndoshta kjo do të jetë një mundësi për t’u regjistruar në histori dhe një iluminizëm i vogël në rrugën e mendimtarëve të lirë dhe mendjendriturve të të drejtave të njeriut. Sipas eksperiencave të mia dhe prezencës 20 vjeçare në këtë sekt, ju them me plot keqardhje , Organizata Muxhahedinët Khalk e cila pretendon se lufton për lirinë, mban në kushte kritike 1000 femra anëtare të moshave nga 50 deri në 60 vjeç. Një pjesë e madhe e këtyre femrave i janë bashkangjitur MEK-ut që në moshën 18-25 vjeç për shkak të kushteve të asaj kohe dhe fasadës mashtruese të organizatës, e cila dukej si mbrojtëse e lirisë.
Një pjesë e këtyre femrave ishin të martuara e me fëmijë kur u anëtarësuan, e një pjesë tjetër ishin beqare, por në vijim, për shkak të veprimeve sektare të habitshme të kësaj organizate, u ndryshuan të gjitha ekuilibrat dhe rregullat e brendshme duke përfunduar në një procedurë të rreptë , një pjes të të cilës do ta përmend më poshtë.
E them me plot guxim se 100% e femrave prezente në kampet e sektit i nënshtrohen diskriminimit gjinor dhe janë të privuara nga të drejtat primare të njeriut, dhe 90% e tyre nuk i kanë mundësitë për të përfituar të drejtat primare si komunikimi me familjen dhe botën e jashtme.
Familjet e tyre dhe anëtarët e sektit ( të ndarët), janë mbledhur për 7 vite pas dyerve të kampeve të sektit në Irak duke u përgjëruar me zë të lartë për t’u takuar me fëmijët e tyre, por fatkeqësisht nuk u dhanë qoftë dhe një minutë leje për t’u takuar. Tani, edhe në vendin tuaj gjithashtu vazhdojnë shkeljet dhe në kundërshti me të gjitha të drejtat njerëzore dhe ndërkombëtare, i ndalojnë familjet të takohen apo të komunikojnë me fëmijët e tyre.
Sipas eksperiencës sime dhe të më shumë se njëmijë dëshmitarëve okularë të larguar nga sekti ( i kemi të gjithë të dokumentuar me emra), në brendësi të organizmave të muxhahedinëve nuk ka as liri praktike, e as liri mendimi, dhe në të vërtetë nuk ka njeri të drejta dhe liri veprimi. Në këtë mes, femrat përballen me më shumë shkelje të drejtash.
Rregullat dhe strukturat inovative të sektit të cilat i detyrojnë anëtarët t’i zbatojnë, kanë një ndryshim 180 gradësh me pretendimet dhe manifestimet e pavërteta që publikohen nga ana e sektit.
Sekti publikon disa pretendime, ose më saktë zonja Maryam Rajavi pretendon se e drejta e femrave për t’u divorcuar, liria në veshje, ndalimi i poligamisë, e drejta e pasjes së një profesioni dhe lirive sociale, e drejta e zgjedhjes së fesë dhe fraksionit dhe... janë të njohura zyrtarisht, por këto fjalë janë asgjë më shumë se slogane dhe në brendësi të sektit, përveç faktit që asnjë nga këto pretendime nuk zbatohet, burrat dhe në veçanti femrat, janë njerëzit me më pak të drejta njerëzore dhe shtypen vazhdimisht nga Maryam Rajavi.
Sipas rregullave të Maryam Rajavi, në sektin Rajavi martesa është e ndaluar, pasja e një fëmije është e ndaluar dhe nuk lejohet jeta familjare. Sipas një urdhëri të lëshuar nga lideri i sektit në vitin 1989, anëtarët e martuar u detyruan të divorcohen. Më e rëndësishmja nga të gjitha është ndalimi i mendimit të lirë, dhe sipas mësimeve të sektit, anëtarët duhet të sakrifikojnë trupin, shpirtin dhe veten e tyre për liderin e sektit. Ata duhet të adhurojnë Maryam dhe Masoud Rajavin si shenjtorë dhe idhuj. Nuk ka liri të veshjes dhe të gjitha femrat në sekt janë të detyruara të mbulohen. Përveç mbulimit të detyrueshëm, ato nuk lejohen të përdorin tualet apo gjëra luksi si krem kundër rrezeve të diellit, apo syze dielli. Gjithashtu nuk kanë të drejtë të veshin rroba me ngjyra, rroba të tjera përveç uniformave të detyrueshme, madje as çorape me ngjyra dhe shami të ndryshme. Ato nuk janë të gëzuara e të lumtura, kanë një jetë plot detyrime, dhe lumturia e tyre është artificiale. Për t’ju vënë më shumë në dijeni, do t’ju tregoj historinë dhe gjendjen aktuale të disa ligjeve në sekt.
Për një periudhë kohore nga viti 1986 deri në vitin 1988, para se të jepej urdhëri për divorcin e detyrueshëm, në mesin e anëtarëve kryheshin martesa sipas urdhërave të organizatës dhe sipas ligjit të sektit, organizata zgjidhte gruan e çdo personi. Personat e zgjedhur, nuk kishin të drejtë të protestonin dhe duhet të pranonin martesat e organizuara. Një zgjedhje e cila nuk bazohej në liri zgjedhjeje dhe dëshirë, dhe kushdo që kundërshtonte, dënohej. Ligji i sektit ishte i tillë se një vajzë ishte e detyruar të martohej me çdo person që zgjidhej për të. Pasi disa femra i humbën burrat e tyre në luftëra, nuk kishin të drejtë të mendonin për ta apo të vajtonin, por menjëherë pas kësaj detyroheshin të bëheshin gruaja e një personi tjetër.
Para kësaj, nga viti 1981 deri në vitin 1983, vetëm anëtarët e nivelit të lartë kishin të drejtë të lindnin fëmijë, dhe më pas, e drejta e martesës dhe e drejta për të bërë fëmijë u ndalua për të gjithë, duke i privuar nga e drejta për t’u bërë nënë. Në vitin 1989, u dha urdhër nga Masoud Rajavi që të divorcohen të gjithë anëtarët, dhe çiftet u detyruan të ndahen përgjithmonë nga njëri-tjetri. Me zbatimin e ligjit të divorcit, burrat dhe gratë u detyruan të tregonin neveri ndaj njëri-tjetrit nëpër mbledhjet e organizuara nga sekti. Ata detyroheshin të mallkonin dhe harronin njëri-tjetrin përgjithmonë. Nëse do të mbetej ndonjë ndjenjë, veprohej shumë ashpër me të dhe personat në fjalë dënoheshin. Çiftet e vjetra i ndanin duke i dërguar në kampe të ndryshme që të mos qëndronin pranë njëri-tjetrit.
Burrat dhe femrat beqare nuk kishin të drejtë të martoheshin apo të mendonin për martesën. Në Organizatën Muxhahedinët Khalk është e ndaluar çdo lloj ndjenje dashurie dhe pëlqimi.
Nga viti 1991, i ndanë dhe fëmijët nga nënat e tyre duke i larguar nga Iraku drejt vendeve europiane. Shumë nëna humbën kontaktet me fëmijët e tyre duke mos i takuar më kurrë.
Të mendosh për fëmijët, të pyesësh rreth fatit të tyre, t’i duash ata, dhe çdo lloj varësie e tillë, është një krim i pafalshëm në ligjet e sektit Rajavi.
Fëmijëve u ndodhën shumë fatkeqësi. Shumë nga nënat dhe baballarët, pasi ua morën fëmijët duke i nisur drejt europës, kanë mbetur për vite të tëra pa lajme e pa adresë të tyre. I kishin humbur sepse u kishin dhënë emra dhe pasaporta të tjera nëpër vende të ndryshme , dhe kjo e bënte të pamundur gjetjen e tyre. Shumë nga fëmijët e pafajshëm, Organizata Muxhahedinët Khalk ia fali familjeve europiane, duke i humbur përgjithmonë gjurmët . Nga ana tjetër, anëtarët e organizatës nuk kanë të drejtë të kenë kontakt me prindërit dhe familjet e tyre. Kërkesa për t’u takuar apo kontaktuar me babain dhe nënën dhe familjet në Iran, apo shprehja e dashurisë për ta, sipas pikëpamjes së sektit ishte një krim.
Burrat dhe gratë vendosen në vende të ndryshme pune larg prej njëri-tjetrit. Edhe komunikimi mes tyre në brendësi të kampit, qoftë dhe nëpërmjet mjeteve të brendshme të komunikimit , është i ndaluar. Të gjitha pjesët e kampit janë të ndara sipas gjinisë. Për shembull, vendet e edukimit, libraria, karburanti, infermieria, automjetet, dhe mensat ishin plotëshit të ndara. Për të shkuar te karburanti apo për të blerë, i kanë ndarë ditët me turne në mënyrë që të mos ketë asnjë kontakt mes dy gjinive të kundërta.
Kur ishin të detyruara të shkonin në vendet e punës apo të komunikonin me burrat, gratë duhet të ishin të shoqëruara me një person tjetër dhe nuk kishin leje të flisnin vetëm.
Femrat nuk kishin leje të hipnin në automjetet që u përkisnin burrave, dhe kur i vozisnin vet makinat, nuk lejoheshin të hipnin burra. Asnjë grua nuk kishte të drejtë të ndjente keqardhje për burrat, madje edhe përmendja e emrit të ndonjërit prej tyre është një mëkat i pafalshëm.
Për t’u përballur me femrat që nuk i zbatonin këto rregulla, Masoud dhe Maryam Rajavi organizonin takime në të cilat femrat e tilla i quanin të përdala duke i sharë. Ndarja gjinore në sektin Rajavi dhe kampet e tij, nuk ka asnjë shembull në mesin e vendeve islamike. Në organizmat e sektit femrat janë komandante, por nuk kanë asnjë të drejtë vendimi apo veprimi. Të gjitha vendimet dhe urdhërat i përkasin Maryam Rajavit. Në mësimet sektare, Maryam Rajavi thotë: “Indeksi i kualifikimit, është nënshtrimi i plotë, sidomos i femrave, ndaj lidershipit(vetes dhe Masoud Rajavi-t).”
Sa më pak shkollim dhe njohuri politike të kishin femrat, aq më shumë të pëlqyera ishin nga organizata dhe u kërkohej të bindeshin plotësisht. Femrat që i zgjidhnin si komandante, i edukonin që t’i shanin sa më shumë burrat në mënyrë që të fitonin një pozicion më të lartë.
Maryam Rajavi thonte: “Ju jeni lojtarët e lojës sime, dhe unë ju vendos e organizoj si të dua, dhe ju nuk keni të drejtë të protestoni.”
Protestimi dhe kundërshtimi bëhej shkak i largimit nga postet e larta dhe dërgimit në kuzhinë si dënim.
Komandantet janë plotësisht të kontrolluara nga Maryam Rajavi, dhe anëtaret e Këshillit të Udhëheqjes përballen me kërcënim për jetën. Atyre u është deklaruar zyrtarisht nga Maryam Rajavi se nuk kanë të drejtë të largohen përndryshme dënohen me vdekje. Një numër i femrave që janë ngritur në protestë dhe nuk kanë pranuar të qëndrojnë në organizatë, pas gjyqeve të tmerrshme dhe të neveritshme nga lideri i sektit, janë zhdukur dhe vrarë. Shembull i kësaj janë zonjat Mehri Musavi, Mino Fet’hali, Zahra Feiz Bakshnasrin Ahmedi, Masumeh Geibipur dhe Parvin. Apo dhe femra të tjera si Merjan Akbarian, Alan Muhamedi dhe Sadekieh Rajabian, të cilat janë detyruar të kryejnë vetvrasje si pasojë e presioneve të shumta.
Një mënyrë tjetër e shëmtuar e pratikuar nga sekti në ato kohë, ishte kjo që femrat të cilat vuanin nga sëmundje femrash( pa i shëruar), i bënin menjëherë operacion duke u hequr organet e riprodhimit. I bënin shterpë, dhe pas këtij akti të urryer, Masoud Rajavi u dërgonte mesazhe urimi duke u thënë: “ U liruat dhe tani keni arritur në kulmin e çlirimit.”(Lista e 120 femrave të sterilizuara është publikuar në vitin 2010 nga zonja Zahra Mirbakeri , një ish-anëtare e MEK)
Nëpër mbledhje dhe takime rraskapitëse, femrave u jepeshin mësime të veçanta sektare dhe Maryam Rajavi u thonte: “Ju duhet të jeni vetëm brenda katër mureve të lidershipit. Katër mure të përbëra nga katër anë; lidershipi-bindja e plotë-sakrifikimi i jetës dhe pasurisë- sakrifikimi i jetës dhe vetes për liderin e sektit.”
Kështu i teorizonte mësimet sektare Maryam Rajavi dhe u thonte femrave: “Trupi dhe jeta juaj i përket lidershipit, dhe vetvetja juaj (çdo lloj mendimi) më përket mua dhe ju nuk keni asnjë natyrë nga vetët tuaja. Ju duhet ta shikoni veten në rrethin e lidershipit, dhe të merrni natyrën tuaj prej tij.”
Kjo ishte një ideologji e cila më vonë i imponohej të gjithë anëtarëve të organizatës duke fshirë personalitetin, vullnetin, idenë, mendimin dhe lirinë e çdo personi. Gjatë viteve të qëndrimit në kampet e sektit, burrat dhe gratë janë përballur me torturat më të ashpra shpirtërore. Gjatë këtyre viteve janë ndërtuar shumë burgje për personat që protestonin dhe dhjetëra anëtarë janë burgosur për vite me rradhë. Disa prej tyre janë vrarë dhe zhdukur nëpër burgjet e fshehta të organizatës.
Persona si për shembull Kurbanali Torabi, Parviz Ahmadi, Jalil Bozorgmehr dhe disa dëshmitarë të tjerë të vrasjeve dhe burgjeve të fshehta të organizatës, janë nga ata që kanë arritur të arratisen nga ky sekt i tmerrshëm e janë të gatshëm të marrin pjesë në çdo gjyq ndërkombëtar për të dëshmuar dhe për të zbuluar ngjarjet.
Ju kërkoj të mendoheni për një kohë dhe të komunikoni me disa nga shokët e mi të ndarë nga MEK që ndodhen në Shqipëri dhe lejojini dhe ata të tregojnë pikat e tyre. Ju ftoj të mendoni për aktivitetin e kësaj organizate. Grupet sektare në botë nuk janë të pakta dhe kanë ngjashmëri me njëri-tjetrin. Mund të hulumtoni dhe të zbuloni saktësinë e fjalëve tona se Organizata Muxhahedinët Khalk nuk zbaton asnjë nga të dretjat dhe liritë e pretenduara.
Zonja Monika Kryemadhi, shpresoj që në vendin tuaj të krijoni kushte që shokët e mi që janë ndarë nga organizata në Shqipëri, të mund të përfitojnë nga statusi azilantit dhe të fillojnë jetën e tyre. Gjithashtu kërkoj të mos bëheni pengesë e atyre anëtarëve të pakënaqur të cilët kanë vite që janë robër të kthetrave të këtij sekti të tmerrshëm dhe duan të largohen. Mos e bëni veten bashkëpunëtore në krimet e liderëve tradhëtarë të Organizatës Muxhahedinët Khalk. Merrni mësim nga historia e Irakut dhe mos u poziciononi përballë popullit iranian.
Maryam Sanjabi
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir