Terrorizëm mjekësor kundër popullit iranian

Categoria: Lajme

Pas deklaratës së Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut në lidhje me bashkëpunimin e të gjitha vendeve në luftën kundër Korona virusit, Organizata e Mbrojtjeve të Viktimave të Dhunës, konfirmoi se i ka shkruar një letër Komisionerit të Lartë për të anuluar të gjitha sanskionet kundër Iranit në mënyrë që të krijohen kushtet për të luftuar virusin në brendësi të vendit.

Sipas raportit të qendrës së lajmeve investigative Habilian të cituar nga “Shehr Aranews”,  në atë letër thuhet  se qytetarët e vendeve të sanksionuara ekonomikisht, nuk i kanë kushtet mjekësore të barabarta me  ata të vendeve të tjera. Disa prej sfidave të  krijuara nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat kanë formuar një lloj  terrorizmi mjekësor kundër popullit iranian,janë :  “Ndalimi i transaksioneve bankare, pamundësia e arritjes së kurave të efektshme mjekësore dhe e blerjes së pajisjeve mjekësore si makineritë e skanimit me rreze x,  dhe pamundësia e riparimit të pajisjeve që kanë në dipsozicion.”

Në këtë letër gjithashtu thuhet se organizata ka qenë në kontakt me Komisinonerit e Lartë të të Drejtave të Njeriut dhe raportuese speciale e të drejtave shëndetësore dhe se ka shprehur shqetësimet serioze në lidhje me ndikimet negative të sanksioneve gjithëpërfshirëse ndaj njerëzve, të cilat Raportuesi Special për masat e detyrueshme të njëanshme i ka quajtur luftë ekonomike.

Gjithashtu, në bazë të deklaratave të fundit të Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut në lidhje me domosdoshmërinë e bashkëpunimit të të gjitha vendeve në luftën kundër Korona virusit dhe dhënies fund të masave të njëashme të detyrueshme mbi vendet e sanksionuara, për të patur një luftë më të efektshme kundër kësaj sëmundjeje, duke patur parasysh  10-12 raportet e fundit të Raportuesit Special për të Drejtat e Njeriut në Iran në lidhje me ndikimet e presioneve ekonomike mbi shëndetin e njerëzve ,rëndësinë e bashkëpunimit global për mposhtjen e Koronës dhe anulimin e sanskioneve ndaj vende të sanksionuara si Irani, Komisionerit të Lartë i është bërë kërkesa  të veprojë menjëherë për të dënuar publikisht të gjitha masat e detyrueshme të njëanshme veçanërisht në këtë kohë masash urgjente.  

Në një pjesë tjetër të letrës shkruhet rreth Deklaratës së Parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare në lidhje me marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimit mes qeverive në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, në veçanti vetpërmbajtjen e vendeva nga çdo lloj imponimi politik ose ekonomik kundër lirisë politike të vendeve të tjera duke i kërkuar Këshillit të të Drejtave të Njeriut procedura të veçanta për fshirjen, minimizimin dhe dëmshpërblimin e ndikimit negativ të sanksioneve.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur