Një burim nga kampi terrorist i muxhahedinëve në Shqipëri ka treguar se një numër i anëtarëve të këtij grupi është prekur nga Koronavirus, por zyrtarët e këtij sekti i kanë mbajtur të prekurit në kundërshti me protokollet.
Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Mehr, një anëtar i MEK i ka treguar një ish-anëtari në Tiranë se deri tani janë prekur 9 anëtarë nga Korona dhe njëri prej tyre ka humbur jetën.
Sipas informacioneve zyrtare të publikuara nga autoritetet shqiptare, deri tani janë prekur nga ky virus 212 qytetarë shqiptarë dhe 10 persona kanë humbur jetën.
Sipas këtij raporti, në rajonin e Durrësit, në perëndim të Shqipërisë, vendin ku ndodhet sekti terrorist Muxhahedinët Khalk, janë testuar 219 persona dhe deri tani 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë dhe një person nga humbur jetën.
Ky anëtarë i MEK tregon se me siguri 9 anëtarët janë prekur nga Korona për shkak të hyrje-daljeve të disa shqiptarëve në kamp dhe udhëheqësit e sektit , për të mos e përhapur lajmin , i mbajnë të sëmurët të ilzoluar në një qeli ku qëndrojnë pa patur kontakt me anëtarët e tjerë.
Sipas tij, personi i cili ka ndërruar jetë për shkak të virusit, është varrosur në brendësi të kampit pa dijeninë e autoriteteve shqiptare.
Kryesia e sektit ka frikë se mos anëtarët e tjerë vihen në dijeni të përhapjes së Koronës në brendësi të kampit të tyre, gjë që do të shkaktonte panik dhe frikë. Ata gjithashtu kanë frikë se mos anëtarët do të përpiqen të arratisen nga kampi dhe kjo do të shtonte dukuritë negative të prezencës së këtij grupi në atë vend.
Është e domosdoshme të përmendet se në kampin e grupit terrorist të muxhahedinëve në Durrës jetojnë afërsisht 2500 anëtarë ku një numër i madh i tyre përbëhet nga anëtarë të moshuar.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir