Ministri i Punëve të Jashtme të vendit tonë, duke vënë në dukje shprehjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se ushtarët amerikanë ndodhen në Siri për të marrë naftë, thekson se Amerika jovetëm që nuk e luftoi ISIS-in, por vrau dhe armikun numër një të tij, martir gjeneral Kasem Sulejmanin.
Sipas raportit të qendrës së lajmeve investigative Habilian të cituar nga Tasnim, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, në një tuit të tijin në ditën e martë, theksoi se Amerika është prezente në Siri për të grabitur naftën e saj, dhe se ushtarët amerikanë jovetëm që nuk e kanë luftuar ISIS-in, por i kanë gëzuar terroristët duke vrarë armikun e tyre numër një.
Në një mesazh të tijin në Tuiter, Zarif shpjegoi: “Donald Trump tregoi diçka të cilën e dinim të gjithë ne. Ushtarët amerikanë janë në Siri për të marrë naftën. Ai gjithashtu duke treguar se Irani e urren ISIS-in, tregoi se Irani, Siria dhe Rusia mund të luftojnë me të, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo. Jovetëm që nuk e luftuan ISIS-in, por vranë si frikacakë armikun e tyre numër një. Vepër për të cilën festuan vetëm shërbëtorët e Trumpit dhe ISIS.”
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir