U mbajt gjyqi i dytë i 42 ish anëtarëve të grupit terrorist Muxhahedin Khelk (hipokrit)

Categoria: Lajme

Teheran - IRNA - Seanca e dytë e gjyqit të 42 ish anëtarëve të grupit terrorist të Muxhahedinve Khelk (hipokritëve) u mbajt nën kryesinë e gjyqtarit Pur Moridi.

Sipas një raporti të ditës së hënë të IRNA-s nga Qendra e Mediave të Drejtësisë, në fillim të seancës gjyqësore, gjyqtari Pur Moridi, ndërsa njoftoi zyrtarizimin e seancës, i kërkoi Mohammad Reza Shamsit, një tjetër paditës në këtë çështje, të jepte deklaratën e tij.

Shamsi, ndërsa u pozicinua në sallën e gjygjit, tha: Unë në vitin 2002 shkova në Turqi për të gjetur një punë, kur u rrëmbeva nga anëtarët e sektit Rajavi. Ata po endeshin në male pas pushtimit amerikan të Irakut dhe përmbysjes së qeverisë irakiane.

Ai vazhdoi: Unë u burgosa dy herë; Unë protestova disa herë dhe për këtë më burgosën dhe më torturuan. Gjatë kësaj periudhe, unë kam qenë nën presion mendorë dhe fizikë, dhe kam qenë i burgosur për më shumë se tre muaj në burgun e Muxhahedinve (hipokritëve), dhe në situatën aktuale, unë po vuaj nga këto dëmtime të asaj kohe, unë i kërkoj gjykatës të dënojë udhëheqësit e sektit Rajavi.

Shamsi shtoi: Në fund të vitit 2004, u ktheva në Iran, në kohën që u largova, unë isha i martuar dhe kisha dy fëmijë.

Në vazhdim, Nader Çepçap, një tjetër paditës në këtë çështje, u ngrit dhe tha: Falënderoj gjykatën që më dha këtë mundësi për të mbrojtur të drejtat e mia. Gjatë këtyre katër viteve që isha në këtë grup, pësova lëndime shumë të rënda, mua më mashtruan dhe u çova nga Turqia në Irak në mënyrë ilegale. Thonjtë e këmbëve mi nxorën pa mpirje dhe u detyrova të marr pjesë në punë ushtarake, në shërbim dhe në organizmin organizative, gjë që shkaktoi një infeksion në këmbët e mia.

Çepçap shtoi: Mua më mashtruan më thanë që do të më punësonin në Gjermani, unë nuk isha duke kërkuar për këto çështje. Ata më thanë se do të më vrisnin dhe do të më varrosnin në oborr dhe më vonë do më përmendnin si dëshmorin e tyre, unë u thashë që nuk kam ardhur të luftoj.

Ai shtoi: Unë për shkak që protestova ndaj sjelljeve të tyre, u mbajta në burg për një muaj e gjysmë nga Semed Amiri. Më në fund, pasi u ktheva në Iran dhe për shkak të mos trajtimit të këmbëve, të dyja këmbët e mia mi prenë nga kyçi e poshtë.

Çepçap shtoi: Mohammad Xhavad Asadi dhe Hussein Velipur janë dy dëshmitarët e mi, që njëri prej tyre nuk erdhi në Iran.

Hadi Shabani, një informues (njëri nga ata që kanë informacion), ndërsa u pozicionua tha: Unë isha në këtë grup për gati 20 vjet dhe u arratisa në vitin 2004. Unë kam ardhur të dëshmoj se gjithçka që u tha është plotësisht e saktë dhe e vërtetë, dhe unë isha një nga përgjegjësi në pritjen e shumë anëtarëve.

Ai shtoi: Në kohën që ne ju bashkuam këtij sekti, gjithçka që kishim ndërtuar në mendjet tona u shkatërrua dhe ata nuk më lejuan një herë të vetme të telefonoja familjen time. Në terroret, vetëm vrasja dhe derdhja e gjakut të popullit iranian ishte e rëndësishme. Unë duhej të bëja një operacion gjatë marshimit të 11 Marsit )dita e fitores së Revolucionit Islamik(, por për fat të mirë nuk ndodhi.

Gjykatësi Pur Moridi i tha këtij informatori: A e pyetët kuadrin e udhëheqësve të Muxhahedinve (hipokritëve) se si Maryam Rajavi u bë gruaja e Massoud Rajavi, a nuk ishin ata kundër familjes?

Shabani tha: "Në marrëdhëniet e sektit, anëtarët që janë më poshtë, domethënë klasat e ulëta nuk mund të bëjnë pyetje dhe u konsiderua si një vijë e kuqe dhe ne nuk kishim të drejtë të bënim pyetje dhe ne ishim vetëm për të zbatuar urdhrat që na jepshin.

Ai shtoi: "Unë u plagosa në operacionin Mursad dhe u plagosa për këtë sekt, por kur shkova në kampin amerikan ata nuk ishin të gatshëm të më jepnin as rrobat e mia.

Mohammad Xhevad Asadi, ndërsa mori qëndrim tha: "Unë isha në robërinë e Muxhahedinve Khelk (hipokritëve) për tre vjet e gjysmë dhe në robërinë e Shteteve të Bashkuara për katër vjet, dhe unë isha dëshmitar se si i nxorën thonjtë e Z.Çepçap për shkak të punës së madhe

Ai tha: Të gjithë ne kishim shkuarë në kamp për të punuar, por kur arritëm aty kuptuam që na kishin mashtrua dhe në kohë që na u dhanë uniformat ushtarake në Ashraf, ne thamë se nuk kemi ardhur për luftë.

Asadi vozhdoi: Fjala kryesore dhe e para e këtij sekti, në kohën që ne thonim se nuk do të qëndronim më me këtë sekt, ishte se hyrja jonë në Irak ishte e paligjshme dhe se për këtë do të burgoseshim 15 deri në 20 vite burg.

Ai shtoi: "Pas sulmit të Irakut, ne arritëm të arratiseshim drejt kampit Amerikan, por edhe ata i kishin duart në një tas me Muxhahedinet (hipokritët) dhe ne ishim në kampin Amerikan për katër vjet e gjysmë". Unë kisha vetëm një muaj që isha martuar dhe në fund të janarit të vitit 2001 u bashkova me grupin dhe në verë të vitit 2004 u arratisa nga atje, dhe unë tani po i kërkoj gjykatës të dënojë sektin Rajavi.

Në vazhdim, Fathollah Eskenderi, një tjetër paditës, u ngrit në këmbë dhe tha: Më dërguan në front si një rekrut dhe pasi u godita nga plumbat, unë u kapa robë nga Muxhahedinet (hipokritët). Gjatë tre muajve të parë të robërisë sime, ata më mbajtën në një kafaz dhe më thanë se ne duhet të bënim atë që ata duan. Ne ishim të izoluar atje për 17 vjet.

Ai tha: Për shkak të intensitetit dhe presionit të madhë, Z. Khodam Golmohammadi derdhi naftë mbi trupin e tij dhe i vuri flakën vetes, por ai mbijetoi dhe u dërgua në një vend që nuk e pashë më kurrë. Gjithashtu Hoxhet Azizi dhe Kerim Pedram qëlluan vetë e tyre me armë, gjithashtu dhe një person tjetër me emrin Resuli që ishte i verbër në të dy sytë, derdhi naftë mbi trupin e tij dhe i vuri flakën vetes. Unë u godita me tre plumba në krahë nga sekti Rajavi .

Akber Khebareh, një tjetër paditës në këtë çështje, tha: Pasi u kapa rob nga Irakianët në luftë, unë atje, me një larje truri u bashkova me grupin dhe isha në këtë sekt për 17 vite.

Ai vazhdoi: Gjatë pushtimit amerikan të Kuvajtit, ne ishim të shpërndarë në shkretëtira për 45 ditë dhe kemi kaluar vetëm me 5 kokrra hurma arabe në ditë. Unë kisha një tatuazh me emrin e nënës sime në krah, për të cilin më thanë se duhej djegur dhe e dogjën me një çakmak elektrik, sepse ata kishin probleme të mëdha me familjen.

Khebare shtoi: Elias Kermi për shkak të presioni dhe intensitetit të madhë goditi damarin e tij në dush dhe vdiq.

Ai tha: Kam humbur 17 vitet më të mira të jetës sime ,në mënyrën më të keqe të mundshme, për shkak të këtij grupi dhe themeluesve të këtij sekti të paligjshëm.

Khebare shtoi: Sekti i Muxhahedinve (hipokritëve) ka njollosur dinjitetin e burrave, luftëtarëve të lirisë dhe revolucionarëve në botë dhe unë u bëj thirrje organizatave të të drejtave të njeriut t'i sjellin ato para drejtësisë.

Ai tha: Falënderoj qeverinë dhe gjyqëtarin për krijimin e një mundësie të tillë që ne të mundemi që zërat tanë të dëgjohen në të gjithë botën. Unë i kërkoj qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të na ndihmojnë në këtë rast në mënyrë që të rimarrim të drejtat tona të humbura.

Ramazan Saeedi, një tjetër paditës, tha: "Unë u plagosa rëndë në operacionin Nesr 9 dhe u zura rob nga Muxhahedinet (hipokritët). Pas robërisë sime, u torturova aq shumë sa më thyen të gjitha dhëmbët.

Ai shtoi: "Ndërsa isha i plagosur rëndë, ata më thanë që të mbaja të gjitha armët që plaçkitën nga lufta dhe për të më detyruar që ta bëja këtë, ata më rrahën dhe thanë se nëse do të protestoja, ata do të më vrisnin. Abdullah Ghedmiari, një anëtar i rangut të lartë të sektit, më drejtoi armën e tij drejt meje dhe më rrahu.

Saeedi theksoi: Unë kam qenë në kamp për 17 vite dhe për shkak të presioneve shpirtërore dhe psikologjike, fëmijët e mi tani janë të zemëruar me mua, sepse unë jam gjithmonë me ankthe. Ne kemi vuajtur shumë gjatë këtyre viteve dhe nuk mund të kompensohet me asgjë.

Ai tha: Në kohën që doja të largohesha, më thanë se e gjithë familja jote u ekzekutua. Por kur e takova familjen time, pashë që prindërit e mi ishin thyer shumë dhe babit tim i ishte paralizuar gjysma e trupit dhe ai vdiq pas 8 muajsh.

Saeedi deklaroi: Më kujtohet në kamp, ​​një person me emrin Sadat Derbendi na urdhëroi të uleshim në dyshemenë e kampit dhe filloi nga ofendimet e të gjitha llojeve.

Ai tha: Një nga miqtë e mi me emrin Mohammad Gemush u varë me çarçaf. Shërbimi i tij kishte mbaruar dhe ai kishte marrë kartën e tij të përfundimit të shërbimit dhe atë natë veproi sekti i Muxhahedinve (hipokritëve) dhe ky njeri i Zotit u kap rob.

Saeedi vazhdoi: Në fund, unë kërkoj nga gjykata që të hetojë çështjet e ngritura si shkeljen e të drejtave të njeriut dhe dëmet e shkaktuara në lidhje me çështjet e ngritura.

Irexh Salehi, një tjetër informator, ndërsa u pozicionu, tha: Unë kam qenë në këtë sekt për 20 vjet, domethënë deri në vitin 2004 Ky sekt na ndau nga të dashurit tanë dhe na ndaloi kontaktin me familjen.

Ai tha: Një nga strategjitë e tyre ishte t'i detyronin njerëzit të shprehnin mendimet e tyre të brendshme. Rajavi në mënyrë që të fajësonte anëtarët për humbjen në Operacionin Mursad, filloi revolucionin e divorcit.

Salehi shtoi: "Shumë njerëz në këtë sistemin ku dalja është e ndaluar, bënë vetëvrasje. Në vitin 2002 Rajavi tha se kushdo që dëshiron të largohet duhet të pranojë katër kushte. Kushti i parë ishte që të thoshim përpara njerëzve se kemi probleme seksuale, kushti i dytë ishte që të na dorëzonin qeverisë Irakene, kushti i tretë ishte që të qëndronim në burgjet e grupit për dy vjet, dhe kushti katër që më pas të na dërgonin në Iran.

Ai tha: "Një nga njerëzit ishte Khodam Golmohammadi i cili i vuri flakën vetes së tij, por mbijetoi. Nuk është e qartë se çfarë i bënë atij."

Salehi shtoi: "Na thanë që gjaku ynë i përket Massoud Rajavi, domethënë ai e përcakton se si do të vdesim, dhe shpirti ynë i përket Maryam Rajavi, domethënë ajo e përcakton se çfarë duhet të bëjmë në ditë, dhe ne u konsideruam skllevër. "

Ai deklaroi: Unë jam gati të dëshmoj se çfarë torturash dhe fatkeqësish u solli anëtarëve dhe familjeve të tyre ky sekt.

Në vazhdim të seancës gjyqësore, Sirus Ghazanfari, një tjetër paditës, pasi u pozicionu, tha: në vitin 1988 unë u kapa rob nga forcat Irakiene dhe më vonë e vazhdova robërin nga sekti Rajavi". Pasi hyra në kampin Ashraf, unë shkova nga një robëri e përkohshëm në një robëri të përhershëme.

Ai vazhdoi: Unë u dënova nga të gjitha të drejtat e njeriut. Gjatë 17  viteve të robërisë, unë u dënova nga bekimet e Zotit. Ata na morën të gjitha emocionet dhe instiktet natyrore njerëzore. Zgjedhja e një gruaje dhe martesa janë dhe për mbijetesën e brezit dhe është një nga bekimet e Zotit që ne me urdhër të drejtpërdrejtë të Massoud Rajavi nuk kishim të drejtë të mendonim për ndonjë grua.

Ghazanfari shtoi: Vajzat nën moshën 18 vjeç iu dhanë burrave që ishin nga 35 deri në 40 vjeç. Ne në takimet tona të përditshme duhej t'i përgjigjeshim mendimeve tona dhe njëherë në javë duhej të bënim larje truri.

Ai tha: Në vitin 1989, të gjitha gratë u ndanë nga burrat e tyre me urdhër të drejtpërdrejtë të Massoud Rajavi, dhe gjithashtu i ndanë fëmijët e tyre prej tyre.

Ghazanfari shtoi: Rajavi e bëri diçka shumë të zakonshme vrasjen e brezit tonë, për këtë arsye unë kërkoj nga gjykatat ndërkombëtare të nxjerrin një vendim në lidhje me këtë, dhe e falënderoj këtë gjykatë për këtë mundësi që po na jep.

Në vazhdim të seancës gjyqësore, Kemend Ali Azizi, një tjetër paditës, tha: në vitin 1987 Kam shërbyer si ushtar në zonën operacionale dhe ne u kapëm rob në një betejë të ashpër me Muxhahedinet (hipokritët), unë u zura rob dhe isha në Kampin Ashraf për 17 vjet".

Ai vazhdoi: Pas kësaj, më thanë se të gjithë anëtarët e familjes sime kishin vdekur, por unë kuptova se ata ishin gjallë. Ne u arratisëm dhe erdhëm në Iran. Ata na patën thënë se po të shkoni në Iran do të ekzekutoheshim, por nuk ishte kështu.

Azizi deklaroi: Një person ndërsa ishte tek berberi, donte të arratisej, por e sbuluan dhe ata e lidhën  mbas një makinë dhe u tërhoqën zvarrë. Në Kerkuk, njerëzit që nuk donin që të bashkoheshin me organizatën i hodhën në ujë të valuar, ata gjithashtu kërkuan nga unë që të godisja motrën time për shkak se kishte folur keq për organizatën, por, sepse unë nuk e bëra këtë, unë u burgosa për një javë dhe u rraha.

Bekhshali Alizadeh, një tjetër dëshmitar në këtë rast, pasi u pozicionua tha: "Unë isha i izoluar në sektin Rajavi për 27 vjet dhe u kapa rob në fushën e betejës nga forcat Irakiene, dhe unë për tre vjet e gjysëm isha në kampin e POW dhe pas kësaj unë shkova në kampin Ashraf.

Ai tha: nga gropa e një robërie u izolova në pusin e sektit Rajavi dhe më në fund në shtator të vitit 2009 u largova nga grupi dhe shkova në Gjermani dhe pas kësaj vendosa të vija në Iran.

Alizadeh shtoi: Të gjitha deklaratat e bëra në gjykatë janë të vërteta dhe unë jam gati të dëshmoj në të gjitha gjykatat. Mosha mesatare e njerëzve në kampin në Shqipëri është 50 deri në 55 vjeç, dhe janë rreth dy mijë njerëz.

Ai tha: Unë hyra në Shqipëri në vitin 2017 dhe u largova nga sekti në Shtator të vitit 2017. Shpresoj se ky gjyq nuk do të përfundojë këtu dhe se sekti Rajavi do të dënohet në arenën ndërkombëtare; Kam dëgjuar se ai ka shumë frikë nga gjykatat ndërkombëtare.

Mohammad Reza Goli, një tjetër informator, ndërsa u pozicionu tha: Unë isha në grup për rreth 24 vite. Unë kam qenë atje si roje burgu dhe kam qenë dëshmitar i torturave të njerëzve dhe unë i konfirmoj të gjitha fjalimet e miqve të mi.

Ai shtoi: Presioni shpirtëror ishte shumë më i rëndë se torturat fizik." Mbaj mend që një nga anëtarët bëri vetëvrasje për shkak të presionit të madhë, dhe nëse do të jetë e mundur, unë jam gati të flas dhe të dëshmoj në çdo asamble ndërkombëtare.

Në vazhdim të seancës gjyqësore, Leila Kijukan, një tjetër paditëse në këtë rast, pasi u pozicionu, tha: Në një situatë, ku unë nuk isha më shumë se dy vjeç, babai im na la dhe u dashkua me këtë sekt, dhe si të gjithë anëtarët që janë këtu, edhe ai u ndikua negativisht nga gënjeshtrat e sektit.

Ai shtoi: "Gjatë dyzet viteve, unë bëra shumë përpjekje për t'u takuar ose për të folur në telefon me babain tim, por të gjitha pa rezultat. Unë si dikush që ka humbur babain e vet që në fëmijëri dhe madje as zërin e tij nuk e dëgjova, pyetja ime drejtuar organizatave të të drejtave të njeriut është, pse ata nuk i përmbushin  detyrat e tyre ligjore? dhe nuk merren me to.

Kijukan deklaroi: Kujtimi im i vetëm për babanë tim është një kornizë fotografike e dhimbshme dhe fytyra e shtangur e nënës sime që tregonte se çfarë fatëkeqësie do të na binte mbi kokat tona.

Ajo shtoi: Unë jam ajo që nuk e dëgjova zërin e babait tim asnjëher; Në takimin e djeshëm, disa thanë se nuk mund të komunikonin me fëmijët e tyre, por unë kurrë nuk e përqafavo babanë.

Kijukan tha: Unë jam shumë mirënjohës gjyqëtarit, që bëri të mundur dhe siguroi kushtet që zëri jonë të dëgjohet në bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që ndoshta një ditë të mund të shoh fytyrën e babait tim përveç kornizës së fotografisë.

Në këtë pjesë të seancës gjyqësore, gjyqtari Pur Moridi tha: "Padia e ngritur nga këndvështrimi i gjykatësit dhe gjykatës është vetëm fillimi i rrugës.

Ai shtoi: "Kjo rrugë patjetër që nuk do të përfundojë  vetëm me këtë. Dera e drejtësisë dhe dega 55 Ndërkombëtare e Gjykatës është e hapur, në mënyrë që jo vetëm ish anëtarët e këtij grupi por edhe të gjithë njerëzit që kanë vuajtur shumë nga ky grup të mund të paraqesin peticionin (paditë) e tyre.

Pur Meridi deklaroi: Ne e dimë se të paktën 17,000 njerëz të popullit tonë (Iranit)  janë viktima të Terrorizmit, u vranë dhe ranë dëshmorë, gjithashtu dhe nga gratë, fëmijë, të rinj dhe të moshuar, kanë rënë viktima të veprimeve të sektit terrorist të Maryam dhe Massoud Rajavit dhe grupit të Muxhahedinve (hipokritë).

Kreu i gjykatës vuri në dukje: Kjo është një e drejtë për të gjithë ne dhe për të gjithë popullin tonë (Iranit), që të paraqesin pretendimet e tyre për  shqyrtim.

Ai tha: Kanë kaluar më shumë se 35 vjet që nga veprimet e sektit Rajavi që morën armët drejtpërdrejt kundër popullit të vendit tonë, dhe sa më e madhe të bëhet kjo distancë, brezat e rinj mund të harrojnë veprimet e tyre kriminale.

Gjykatësi Pur Moridi sqaroi: Kalimi i kohës gjithashtu ndikon në prova dhe i lodh njerëzit. Në gjykatë, folën njerëz nga të gjitha shtresat e jetës që dëshmuan aktivitetet kriminale të një grupi hipokritësh. Fjalimet e njerëzve të tillë do të jenë shumë udhëzuese për gjykatat.

Ai shtoi: "Njerëzit që janë tani në Shqipëri dhe Francë janë një lloj robërish të Muxhahedinve (hipokritëve) dhe dyert e këtij vendi janë akoma të hapura për të gjithë, por nëse ata kanë kryer veprime penale dhe kriminale, kjo është një çështje e veçantë.

Gjykatësi Pur Moridi vuri në dukje: "Ne do të zhvillojmë një seancë vendimtare në këtë gjykatë brenda kornizës së ligjeve dhe rregulloreve, dhe vendimi do të lëshohet sa më shpejt të jetë e mundur, por ajo që pritet nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut është që në rastin e sektit Rajavi, të paktën grupi i parë i njerëzve që janë tani në Shqipëri do të sillen para drejtësisë.

Kreu i gjykatës deklaroi: Ky do të jetë fillimi i punës dhe fundi do të çojë në shkatërrimin e sektit terrorist të Muxhahedinve Khelk (hipokritëve) dhe do të çojë në lirimin e atyre që janë robërit e këtij sekti.

Ai theksoi: Sekte të tilla si sekti i Muxhedinve (hipokritëve) nuk kanë asnjë arritje për njerëzimin përveç robërisë dhe shfrytëzimit. Ne do të shqyrtojmë të gjitha pretendimet dhe çështjet dhe gjykimi do të vazhdojë.

Kryetari i gjykatës njoftoi përfundimin e seancës.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur