Gratë në këndvështrimin e Rajavit

Categoria: Lajme

Ali Ekrami, Shoqata Nexhat, Qendra e Khuzestan, 26 shkurt 2021

Në metodat e përdorura nga Rajavi, gratë ishin aq të dobëta dhe të brishta sa nuk mund ta duronin praninë e një muxhahidini militant në një makinë, zyrë apo dhe në vende publike ku mund të ndodheshin ata, dhe me takimin e një shikimin ballë për përballë të gjinisë së kundërt, që natyrisht, ishin nga ata burra Muxhahed që kishin sjellur revolucion dhe sipas Rajavit ishin burra me pozicion të lartë, falë revolucionit që kishin bërë dhe me mësimet që u kishte dhënë Maryam Rajavi ishin kundër shfrytëzimit të grave! Ky është realiteti i ideologjisë së Rajavit në marrëdhënie me gratë. Tani, Maryam Rajavi të bërtasë sa të dëshiroj në takimet e 11 Marsit për luftën për të drejtat e grave!

Pikëpamja shfrytëzuese dhe reaksionare e Rajavit për gratë.

Shoqata e Nexhat, Qendra e Khuzestan e hënë 26 shkurt 2017

Sekti Muxhahedin Khelk në dekadat e fundit dhe në procese të ndryshme, është mburrur shumë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm, për pikëpamjet e tij progresive mbi gratë dhe në promovimin dhe avancimin e tyre në fushat organizative, politike dhe shoqërore, që natyrisht ishin të gjitha vetëm fjalë boshe! Sipas Rajavit, kthesa ishte revolucioni i brendshëm ideologjik i organizatës me temën e mohimit të shfrytëzimit dhe çlirimit të grave.

Rajavi u përpoq, që luftën që kishte bërë në organizatë, për të hequr dhe eleminuar zyrtarët politik dhe eliminimin e shumë prej kuadrave dhe rivalëve kryesorë të saj, e vendosi veten në pozicionin e një udhëheqësi special të sektit, duke deklaruar se po luftonte për të drejtat e grave, çlirimin e tyre dhe pikpamjet shfrytëzuese për gratë në organizatë!

Por realiteti ishte që pas të ashtuquajturit revolucion i brendshëm, gratë jo vetëm që nuk bënë përparim por u shfrytëzuan dyfish. Me çështjen e divorcit, i cili ishte kushti kryesor për të vazhduar që të ishte një anëtare e organizatës, gratë nuk kishin asnjë autoritet ose vullnet për të hyrë në këtë temë, e cila ishte një nga të drejtat e tyre më elementare shoqërore dhe në fakt çështja e ndarjes nga bashkëshorti dhe shpërbërja e vatrës së familjes ishte e detyrua nga sekti.

Sidoqoftë në dimensionin organizativ, gratë duket sikur janë në nivelet e sipërme të organizatës dhe nga jashtë duket sikur ata morën rolin e udhëheqjes së organizatës, por shumë gra që kishin qenë në burgje në kohën e Shahut dhe kishin përvojë, pas fitores së revolucioni, atyre ju premtuan detyra në krye të institucioneve të ndryshme, por e vërteta ishte se ata u hoqën nga pozitat dhe përgjegjësitë e tyre dhe u vendosën nën kontrollin e grave që nuk ishin aspak kompetente dhe nuk kishin shumë fuqi organizative dhe formim politik. Në fakt, duke emëruar Maryamin, e cila nuk ishte e krahasueshme me këto gra për sa i përket historisë dhe fuqisë, ajo u vendos kryetare për të frikësuar anëtarët e sektit.

Pas revolucionit ideologjik gratë lajkatare u vendosën përgjegjëse të ndryshme të sektit dhe rregullat reaksionare dhe të prapambetura e sunduan organizatën! Marrëdhëniet shoqërore të burrave dhe grave ishin të ndara sipas gjinisë, siç janë sallat e ngrënies, zona e konvikteve dhe dhomat e punës u vendosën të ndara për gratë dhe prania e një burri të vetëm në dhomat e punës së grave përgjegjëse ishte e ndaluar, dhe çdo anëtar mashkull që kishte punë me një përgjegjëse femër duhej të shkonte te merrte një anëtar tjetër mashkull dhe të shkonin të dy bashkë. Gjëja qesharake ishte këtu, që anëtari mashkull që ishte shoqërues quhej anëtarë i tepërt dhe mënyra se si shprehej  Revolucioni i Rajavit, thoshte se ky shoqëruesi ishte si një garantues, i cili parandalon që atë burrë që po shoqëron të mos shfaqë mendime seksuale në mendjen e tij.

Gratë e sektit.

Grave nuk u lejohej të shikonin sportet e burrave. U vendos një orar i caktuar si për burrat ashtu dhe për gratë, se kur të shkonin në pikat e karburantit, dhe më qesharake nga të gjitha, gratë nuk lejoheshin të hipnin në makinat e burrave, dhe ky urdhër vlente edhe për burrat. Në nxehtësinë e verës dhe nën diellin vdekjeprurës të garnizonit Ashraf, nëse një anëtar mashkull qëndronte në cep të rrugë dhe gratë që mund të kalonin andej rastësisht me makinë, nuk lejoheshin që ta merrnin në makinë. Më vonë e lehtësuan dadopak këtë ligjë dhe gratë mund ti merrnin burrat në makinë mallrash në pjesën mbrapa të makinës, që ata uleshin në hekurat e makinës që ishin shumë të nxehta dhe të diqeshin nga nxehtësia.

Dorëzimi i një stilolaps ose dokumenti në mënyrë të drejtpërdrejt nga burrat tek gratë përgjegjëse ishte e ndaluar, dhe për të dorzuar diçka, për shembull, një stilolaps, një libër ose raport organizativ duhej ti vendoseshin në një karrige ose tavolinë në mënyrë që gruaja përgjegjëse ta merrte atë në mënyrë që duart e njëri-tjetrit të mos prekeshin!

Këta ishin disa shembuj të efekteve të Revolucionit të Maryam Rajavit në marrëdhëniet e brendshme të Muxhahedinëve. Një organizatë që pretendonte të mbronte shtypjen dhe shfrytëzimin seksual të grave dhe mburrej se Revolucioni i Maryamit kishte çliruar gratë Muxhahedine nga prangat e kulturës së skllavërisë dhe ideologjisë se burrat janë më lartë se gratë dhe gratë që ishin në këtë sekt i përdorën në propaganda e tyre si një shembull të mirë për të gjitha gratë! Në fakt, ai në marrëdhëniet e tij, ishte në rrugën që impononte marrëdhëniet shoqërore më reaksionare dhe shfrytëzuese ndaj grave, dhe duke formuluar këto kritere, ai lejoi fyerjet më të larta ndaj grave.

Tani, Maryam Rajavi, të bërtasë sa të dëshiroi në takimet e 11 Marsit në lidhje me luftën për të drejtat e grave!

Ali Ekrami


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur