Divorcet e detyruar; Taktika e Massoud Rajavit për të dominuar anëtarët e grupit Muxhhedin Khelk

Categoria: Lajme

shfrytëzimit seksual dhe torturat e grave në tre burgje

Gjyqi i parë i 42 ish anëtarëve të sektit Muxhahedin Khelk (hipokrit) terrorist të udhëhequr nga Rajavi u mbajt në Degën 55 të Gjykatës së drejtësisë të Teheranit

Sipas grupit shoqëror të Klubit të Gazetarëve të Rinj, Qendra e Mediave të Drejtësisë njoftoi se: Gjyqi i 42 i ish anëtarëve të grupit dhe sektit terrorist të Muxhahedinve Khelk (hipokritëve) të udhëhequr nga Maryami dhe Massoud Rajavi, një grup anëtarësh të vjetër të këtij grupi po mbahen në Degën 55 të Gjykatës së Drejtësisë dhe Asambleja e Përgjithshme Ndërkombëtare e Teheranit.

Në fillim të seancës, gjykatësi Pur Moridi, ndërsa njoftoi zyrtarizimin e seancës, tha: Të pandehurit në këtë rast janë grupi i Muxhahedinve Khelk (hipokritëve) Massoud Rajavi, Maryam Rajavi, Mehdi Abrishamchi, Abolghasem Rezaei, Seid Mohammad, Seid Mohaddesi, Mexhid Heriri , Mehbubeh Xhemshidi, Mehdi Moradi, Moxhgan Parsai, Mohammad Ali Tufighi Khaniki, Mohammad Hijati, Abbas Ali Seifipur, Hadi Rushen Revan, Alireza Xhefer Zadeh, Mohammad Sadegh Sadat Derbendi, Mehush Sepeheri, Ozra Alavi Taleghani, Mehdi Ali Gholi, Mohammad Xhevad Ghediri Moderresi, Sara Samsami dhe Giti Giovechian.

Kreu i gjykatës tha: "Kjo është hera e parë në historinë e vendit që kjo padi ngrihet në degën ligjore". Arsyeja e mbajtjes së gjyqit në publik është se, për herë të parë, individët po kërkojnë dëmshpërblim dhe kompensim në lidhje më burgosjen, torturimin dhe heqjen e të drejta të njeriut nga grupi Muxhahedin Khelk (hipokritët).

Ai vazhdoi: "Njoftimi u bë përmes Francës dhe Shqipërisë, ku banojnë anëtarët e këtij grupi, pasi paraqitën peticionin." Ne kemi vepruar direkt në emër të Ministrisë Shqiptare të Drejtësisë në mënyrë që ata të mund të marrin njoftimin e dërguar atyre përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kreu i gjykatës tha: njoftimi është bërë në muajn janar dhe kanë kaluar dy muaj që kur është bërë njoftimi, derisa janë bërë të gjitha verefikimet ligjore dhe ka kaluar para seancë gjygjësore,

Gjykatësi Pur Moridi deklaroi: Në fillim, ju do të dëgjoni deklaratat e avokatëve të Paditësve. Ne i kërkojmë avokatit mbrojtës që të shpjegojë kërkesën e tij. Në vazhdim të seancës, do të dëgjojmë anëtarët që dëshironin të vinin të mbanin fjalimet e tyre dhe t'i përgjigjeshin pyetjeve të gjykatës.

Në vazhdim, avokati Tevasoli i paditësve, tha: "Peticioni është i ndarë në disa pjesë. Pjesa e parë është natyra e grupit si sekt dhe përbërësit e formimit të një sekti dhe efektet e sjelljes së sektit. Pjesa e dytë është sjellja e këtij grupi.

Ai vazhdoi: "Grupi Muxhahedin, si një sekt i dhunshëm dhe terrorist, filloi operacionet e tij të armatosura kundër popullit iranian, duke përfshirë vrasjen e grave dhe fëmijëve në operacione të ndryshme dhe vrasjen e liderëve të partive politike, të tilla si vrasjet e anëtarëve të Partisë Republikane ".

Avokati shtoi se:  organizata e mbikëqyrësve e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) ka siguruar një hetim të hollësishëm në lidhje me këtë, disa nga dokumentet e të cilave përmenden në procesin gjyqësor."

Ai tha: "Në kohë të ndryshme, një seri udhëzimesh u janë komunikuar anëtarëve të këtij grupi, që një nga udhëzimet është selia e departamentit social të grupit."

Tevasoli theksoi se: Selia e përmendur kishte një citat në të cilin u përmend për mirëkuptimin dhe madhështinë e thellë të udhëheqjes së Massoudit dhe Maryamit dhe besimin tek ata dhe bindjen revolucionare ndaj tyre. Sipas tij, anëtarët e grupit nuk kanë të drejtë të marrin asnjë iniciativë dhe madje nuk janë të lirë as të mendojnë.

Ai vazhdoi: Për shembull, Massoud Rajavi deklaron që të gjithë duhet të divorcohen nga bashkëshortët e tyre dhe të gjitha emocionet familjare duhet të jenë në anën time, të gjithë duhet të më duan vetëm mua dhe të jetojnë për mua.

Ky avokat sqaroi se, një nga drejtuesit e sektit, që quhej Massoud Bani-Sadr, i cili u largua nga sekti, thotë: Operacioni Forugh Xhavidan, të cilin ne në Iran i referohemi si Operacioni Mursad, shkatërroi shpresën tonë politike, e cila për mua dhe shumë të tjerë, kjo nënkuptonte një fund ideologjik. Ne të gjithë u bëmë aktorë që luanim me njëri-tjetrin dhe inkurajonim njëri-tjetrin, dhe pas Operacionit Forugh, pusi i ndershmërisë dhe i vërtetësis u shua plotësisht.

Tevasoli tha: "Sipas Betul Soltani, një anëtare tjetër e këshillit drejtues të grupit, gratë në këtë sekt janë të privuara nga të drejtat më elementare, ato nuk kanë të drejtë të martohen, e lëre më të zgjedhin një bashkëshortë. Në këtë sekt, për shkak se kanë një jetë kolektive, nuk mund të kenë ambiente individuale dhe private për shembull siç është një dhomë gjumi, dhe gratë nuk mund të udhëtojnë vetëm. Askush nuk guxoi të kritikonte organizatën dhe shumë gra u keqtrajtuan fizikisht.

Ai vazhdoi: shfrytëzimi seksual u bë nga udhëheqësi i sektit, përkatësisht për Massoud Rajavi.

Duke iu referuar shembujve të sjelljeve shfrytëzuese dhe shkeljen e të drejtave të njeriut të sektit, Tevasoli, shtoi: "Sekti i Muxhahedinve Khelk (hipokritve) kishte një sjellje të çuditshme ndaj anëtarëve të tij dhe nuk i lejoi ata të udhëtonin me urbane publike".

Ky avokat theksoi: Anëtarët e grupit u mbajtën fillimisht të izoluar në një bazë në Francë, dhe më pas, grupi u vendos në kampin Ashraf në Irak, dhe askush nga anëtarët nuk mund të largohej nga ai kamp, dhe ata ishin të izoluar në kampin Ashraf.

Ai theksoi se: Sipas raportit të mbikëqyrësve e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch), ky grup përdor tre lloje burgjesh. Lloji i parë janë njësitë e vogla të njohura si bujtina. Lloji i dytë i burgosjes janë izolimet brenda kampit që u quajtën izolimi në Bengal, dhe lloji i tretë burgosjes ishte izolimi në të cilën gratë u torturuan fizikisht.

Avokati i Paditësve vazhdoi: "Rrahja me Kabull, djegia me Hoveyeh, rrahjet dhe... Janë ndër torturat që duruan viktimat e këtij grupi, të cilët tani janë paditësit në këtë çështje". Një nga anëtarët që kishte tatuazh fjalën "nënë" në krahun e tij, u detyrua ta fshijë fjalën nga dora e tij me një gozhdë të nxehtë.

Ai vazhdoi: "Detyrimi për të fjetur me Massoud Rajavi, prerja e pjesëve të trupit, rrahjet e rënda dhe hedhja e personit në copat e nxehta të xhamit, këto janë disa pjesë të torturave që viktimat e këtij grupi pësuan dhe kjo u bë shkaku i dëmtimëve psikologjike dhe shpirtërore i anëtarëve.

Ai duke treguar se divorci i detyruar ka qenë një nga mekanizmat e grupit të hipokritëve, tha: "Të gjithë anëtarët e grupit, përveç udhëheqësit të tij, janë detyruar të divorcohen nga gratë e tyre dhe gjithashtu ata nuk kishin të drejtë të mendonin për një grua apo një burrë, dhe nëse ata do kishin fëmijë, do ti ndanin fëmijët prej tyre, dhe ata fëmijë ua besonin disa personave për trajnim, dhe nuk kishin të drejtën ti takonin fëmijët e tyre. Pas daljes nga burgu, klientët e tij pësuan dëme të pariparueshme psikologjike dhe shpirtërore.

Avokati i paditësve deklaroi: Batul Soltani tha nga kujtimet e saj, se si Massoud Rajavi e detyroi atë dhe disa gra të tjera të martoheshin me të dhe të flinin bashkë.

Ai shtoi: Anëtarët e Muxhahedinve Khelk (hipokritëve) ishin të detyruar të punonin 14 orë punë të detyruar, si për shembull, përfshirë bujqësinë, transportin, torturat dhe… Për pak ushqim në fund të ditës, në shumë raste, puna e bërë nga anëtarët ishte e padobishme dhe ata u jepnin punë të ndryshme që anëtarët të mos ishin të papunë. Paditësit në këtë rast janë persona që janë të dëmtuar prej vitesh, kështu që përcaktimi i dëmshpërblimi financiar nuk mund të kompensojë kurrë jetën e humbur të këtyre personave.

Ai duke iu referuar deklaratës së të Drejtave të Njeriut, tha: "Sipas kësaj deklarate, të gjitha qeniet njerëzore kanë lindur të lirë dhe çdokush ka të drejtën e jetesës, lirisë dhe sigurisë së personit, dhe askush nuk mund të skllavërohet ose torturohet.

Në këtë pjesë të seancës gjyqësore, gjyqtari Pur Moridi deklaroi: "Përpjekja jonë është të dëgjojmë të gjithë personat duke folur dhe nëse nuk do të kemi kohën e mjaftushme sot, ne do ta vazhdojmë gjykimin nesër".

Ai deklaroi: "Veprimi juaj dhe i klientëve tuaj në ngritjen e një procesi gjyqësor vullnetarisht është i lavdërueshëm dhe dera e drejtësisë është e hapur edhe për njerëzit e tjerë dhe zbulimi dhe tregimi i krimeve do të jetë efektiv.

Gjykatësi Pur Moridi tha: "Ne e dimë që shumë njerëz nuk janë në Iran dhe madje nuk kanë të drejtë as të telefonojnë ose të vizitojnë familjet e tyre, kështu që ne e pranojmë peticionin e këtyre njerëzve."

Në një pjesë tjetër të fjalimit të tij, ai deklaroi: " Ne po i drejohemi gjykatatve ndërkombëtare, gjykatat e Francës dhe të Shqipërisë; sepse është e drejta e këtyre njerëzve që të duan që ankesat e tyre të dëgjohen, dhe organizatat ndërkombëtare duhet të jenë më të përgjegjshme për këtë.

Ai më pas i kërkoi Ardeshir Darvishi Kamand Soltanit, të marrë qëndrim për të dhënë deklaratën e tij; Dervishi pasi u pozicionua tha: Unë jam rreth 62 vjeç, unë personalisht u bashkova me grupin në vitin 1991; Kur hyra në selinë e grupit në Ashraf dhe kur hyra në vendin ku ishte vendosur takimi, ndjeva sikur po përjetoja një ëndërr dhe sikur u futa në një botë ndershmërie, por pas rreth një viti e gjysmë, për ne brenda organizatës, njohuritë tona u bënë më të thella dhe më të dukshme, atëher e kuptova që kisha bërë një gabim.

Ai shtoi: "Në vitin 1994, unë u burgosa për 4 muaj në burgun Gheleh në Ashraf në Rrugën 400 dhe në një qeli prej 1.5 metrash. Unë nuk mund ta fali këtë grup, sepse për momentin vetëm shpirti im është këtu që po flet dhe mua nuk më ka mbetur asnjë trup. "; Për shkak të mekanizmave që ata kanë futur në shpirtin dhe trupin tim; Unë kam qenë plotësisht i dëmtuar mendërisht dhe fizikisht dhe ata 4 muaj që kam kaluar në burg, i kalova me tortura të ndryshme, efektet e të cilave janë të dukshme në duart dhe kokën time edhe sot. Në burg, unë u torturova me pincë dhe kabëll, dhe ata më godisnin në kokë dhe në fytyrë me pantofla të lagura për të bërë që të më fryhej koka, dhe ata më varën për këmbësh, dhe të gjitha këto ishin për arsyen se unë nuk doja të isha më atje.

Darvishi tha: "Nuk isha vetëm unë që u torturova atje, por madje njerëz të tjerë u vranë; faji jonë ishte që thamë se nuk e pranojm atë që ju po thoni. Ne u shfrytëzuam, dhe parimet dhe mendimet tona ishin diçka që na diktuan dhe çdo ditë duhej të bënim larje trurit, dhe ne nuk mund të mendonim për gruan, fëmijët, babin dhe maman tonë; Faji im ishte që isha i lidhur me atë grup.

Gjykatësi Pur Moridi pyeti Darvishin: deri në çfarë kohe ishit një anëtar i këtij grupi?

Darvishi u përgjigj: Unë kam qenë anëtar deri në vitin 1991 dhe para kësaj kam pasur një tërheqje për këtë grup. Unë në atë kohë isha i martuar dhe gruaja ime ishte në Iran, kisha 4 fëmijë që nuk kishin informacion për mua që Jetoj në një burg të quajtur burgu Ashraf, i cili nuk kishte asnjë lidhje me botën e jashtme.

Ai shtoi: "Kur doja të ikja, telefoni ishte diçka e re për mua." Në atë kohë, dukej sikur po jetoja në një shpellë dhe emocioni dhe njerëzimi na ishte marrë.

Gjykatësi Pur Moridi tha: Sa vjeç ishin fëmijët tuaj në atë kohë?

Darvishi u përgjigj: 8, 10 dhe 12 vjeç dhe kur u ktheva ata ishin më shumë se 23 dhe 25 vjeç. Unë nuk bëra asgjë për fëmijët e mi, gruaja ime u nda nga unë dhe unë aktualisht po merrem me bujqësi.

Gjykatësi Pur Moridi më pas i kërkoi Ali Moradiut të merrte një qëndrim për të dhënë deklaratën e tij.

Ali Moradi, pasi u pozicionu, tha: Unë jam nga Lorestani dhe isha një nga personeli i Forcave të Armatosura, unë u kapa nga forcat Irakiane duke marrë pjesë në luftën e imponuar. Unë për rreth 9 vjet isha në një kamp të robërve të luftës dhe pas arëmpushimit, unë u bashkova me sektin nën propagandë për të na shpëtuar nga robëria.

Ai tha: "Unë isha brenda organizatës deri në vitin 2004 dhe ne u arratisëm pas faljes së Udhëheqësit Suprem të Iranit. Unë erdha në Iran me marrveshjen e ambasadën iraniane në Bagdad dhe tani po bëj një jetë normale".

Moradi vazhdoi: "Tani jam 62 vjeç, në atë kohë kisha vetëm rreth 8 ose 9 muaj që isha martuar dhe gruaja ime më priti deri pas lirimit të të burgosurve, derisa një nga udhëheqësit e sektit me emrin Zehra Raxhabi bashkë me truprojën e tij që quhej Ali Moradi që ishte me të njëjtin emër si unë, u vranë në një incident në Turqi, ky lajm u raportua në shtypin sektar dhe familja ime mendoi se isha vrarë unë.  Për këtë arsye, gruaja ime bëri kërkesë për divorc dhe më pas u martua. Unë gjithashtu u ktheva në vitin 2004 dhe u martova në vitin 2005 dhe tani kam dy fëmijë.

Moradi tha: "Pas largimit nga Irani, këto organizata dhe forcat e tyre pas një marrveshje me qeverinë e Sadamit ata u bënë forcat e këtij vendi dhe kishin një lidhje shumë të thellë me qeverinë e Irakut."

Moradi deklaroi: Organizata manipulonte letrat që na vinin nga familjet, dhe një shembull nga këta manipulime që arriti në dorën time, është kur ata thanë se gruan time e kishin arrestuar dhe e ekzekutuan, dhe një shembull tjetër është, kur ata thanë se forcat e IRGC kishin vrarë një nga vëllezërit e mi para klubit. Dëshira jonë më e madhe në këtë organizatë ishte përdorimi i banjës, ushqimit të mirë dhe larjes.

Moradi shtoi: "Grupi na jepte aqë shumë punë, deri në atë pikë sa në darkë ishim si kufoma, që të mos mendonim asgjë tjetër përveç udhëheqësit të sektit. Ata i torturuan disa anëtarë për 3 deri në 4 muaj deri në atë pikë sa shumë nga këta anëtarë vdiqën nga torturuat." Dhe shumica e ish anëtarve të këtij grupi që janë sot në gjyq u kërcënuan secili nga kjo organizatë.

Ai vazhdoi: "Ne kemi parë shumë tortura psikologjike dhe unë sot personalisht shoh ankthet e atyre ditëve të paktën një herë në muaj. Ata na ndaluan kontaktet me familjet tona.

Moradi, duke iu referuar ndarjes së fëmijëve nga familjet e tyre dhe dërgimit të tyre në vende të tjera, tha: " Meqenëse udhëheqësit e sekteve e konsideronin fëmijën dhe familjen si qendër të korrupsionit, ata kërkuan një zgjidhje për të shpërbërë qendrën e familjes, deri në atë masën që udhëheqësi i kultit shkruan në një tabelë se familja është e barabartë me korrupsionin" kjo pasqyroi pikpamjen e tij për familjen, dhe me një ideologji, Maryam Rajavi u deklaroi në mënyrë të qartë anëtarëve që tani e tutje gratë tuaja janë të ndaluara për ju dhe vetëm për Masaud Rajavi nuk janë të ndaluara, dhe theksoi që ju duhet t'i hidhni gratë tuaja në intimitetin e udhëheqësit të kultit.

Ai duke kujtuar dërgimin e fëmijëve të familjeve jashtë vendit, tha: Në një skenë tronditëse, ata i vendosën të gjithë fëmijët në një autobus për t'i ndarë ata nga familjet e tyre, ishte një fëmijë i vogël që shikonte dy vende, në njërën anë shikonte nënën dhe në anën tjetër babanë, që të dy duhej të ishin të ndarë dhe larg njëri-tjetrit.

Moradi vazhdoi: Kishte disa mostra që morën floririn e grave. ata i morën këto florinj me pretekstin se po bëjmë punë juridike dhe ligjore, dhe thanë që ju mund të na ndihmoni sa të mundeni. Në fakt, në këtë mënyrë, familjet u zhvatën nga këto organizata.

Ai shtoi: "Rajavi kishte një parullë të titulluar" Turp për ne, turp për ne, turp për familjen tonë", I cili me këtë parullë tregoi se familja juaj, nuk janë gratë dhe nënat tuaja, përkundrazi këto janë mercenarët e Ministrisë së Inteligjencës.

Vlen që në vazhdim të përmendet, Leila Ghasemi, motra e HabibAllah Ghasemi, i një anëtari të sektit të Muxhahedinve Khelk (hipokritve), ajo mori qëndrim dhe tha: "Ne nuk e kemi parë vëllain tim për 19 vjet; Ai u bashkua me këtë sekt më 11 maj të vitit 2002 dhe ende nuk kemi ansjë lajm për të. Ai së pari shkoi në Turqi dhe nga Turqia shkoi në Greqi me një pasaportë të ligjshme, por njerëzit e Rajavit e mashtruan dhe e çuan atë në kampin Ashraf, atje ai e kuptoi se çfarë çfarë fatëkeqësie i ndodhi.

Ajo vazhdoi: "Në fillim menduam se ai ishte duke punuar në ndërtim në Danimarkë, por pasi u interesuam tek Ministria e Punëve të Jashtme, zbuluam se ai nuk ishte fare në Danimarkë dhe ishte në Irak; Në vitin vitin2016 ne shkuam në Irak me disa familje të tjera dhe iu lutëm shumë atyre që të mund të shihnim të dashurit tanë, por ata jo vetëm që nuk na lejuan të vizitonim të dashurit tanë, por madje na qëlluan me gurë.

Ghasemi tha: "Këtu, unë dua t'i them të gjithë forumeve ndërkombëtare se nëse pretendoni të drejtat e njeriut, atëherë ku është njerëzimi që fëmijët tanë nuk mund të kontaktojnë as familjet e tyre".

Në vazhdim Samed Eskenderi, një tjetër paditës në këtë rast, tha: "Sekti i Muxhahedinve (hipokritëve) humbi më shumë se një mijë forca në operacionin e quajtur Forugh Xhavidan, kjo ishte në kohën kur Rajavi krenohej dhe e tregonte veten e tij të famshëm përpara mbështetësve të tij, por me humbjen e këtyre forcave, ai mbeti duar bosh. 

Ai vazhdoi: "Që nga hyrja në sektin e Muxhahedinve, u mbajtën shumë klasa të inkuizicionit dhe unë nuk kisha as rrugë kthimi dhe as rrugë përpara. Në vitin 1989 ishte një tërmet në provincën Zenxhan, që në atë kohë më mashtruan dhe më thanë se familja jote ishte është shkatërruar nga tërmeti dhe po i njëjti person që më tha këtë, më thirri në maj të vitit 2003, domethënë 17 vjet më vonë, dhe më tha: familja juaj ka ardhur për t’ju vizituar, që unë i thashë, po ju a nuk thatë që familja ime kanë humbur jetën në tërmet? Por ai nuk kishte asnjë përgjigje për të më dhënë.

Eskenderi shtoi: "Një ditë pashë nënën time në ëndërr, kur anëtarët e sektit kuptuan që unë kisha parë nënën time në ëndërr, ata mbajtën një takim të madh, dhe ata më kërkuan që të rrëfeja në atë takim pse e kisha parë nënën time në ëndërr. Na duhej të kositnim në kampin Ashraf në vapën 50 gradë të Irakut. Tani jemi në gjyq dhe po kërkojmë të drejtat tona, sepse jeta ime u shkatërrua.

Ai vazhdoi: Rajavi nuk është i krahasueshëm me asnjë nga udhëheqësit e korruptuar në botë; Sepse ai na helmoi mendimet dhe prandaj ju kërkoj që të jesh zëri ynë.

Feridoun Ebrahimi, një tjetër paditës në këtë çështje, pasi u pozicionua, tha: "Në vitin 2001, unë shkova në Turqi me synimin për të shkuar në Evropë, dhe atje u bëra miq me disa njerëz që thanë se do të më dërgonin në Evropë " Kjo është arsyeja pse ne shkuam në Irak, ata më thanë se unë duhej të qëndroja në kampin Ashraf për një kohë, në mënyrë që të mund të shkoja në Evropë, dhe më në fund në vitin 2015 munda të arratisesha prej andej.

Ai shpjegoi: Torturat psikologjike që shkakton sekti Rajavi, është më e keqe se tortura fizike. Në vitin 2011 pati një konflikt, në të cilin ata vendosën të bënim një grevë urie të detyrushme për gati 92 ditë, preteksti i tyre ishte se me këtë mënyrë të mund të shkonin në Evropë.

Ebrahimi deklaroi: Nga ora 5 e mëngjesit deri në kohën e gjumit, nuk kishim asnjë mundësi për të menduar, atje ishte një kamp pune i detyruar. Për herë të parë në vitin 2013, pashë një optometër dhe vetëm për këtë isha 20 ditë në burgun e Bengalit. Ahmed Vaghefi më nënshtroi torturat më të rënda.

Ebrahimi tha: kam kaluar gjithë rininë time në këmbët e këtij sekti të lig dhe tani akoma po vuaj prej tij. Unë jam duke u ankuar për Ahmad Vaghefi dhe secilin prej tyre. Unë isha i zgjuar për 72 orë dhe më bënë nga tortura më të rënda; Babai im vdiq në vitin 2005 dhe e mësova se babai im kishte vdekur në vitin 2015.

Ai tha: Nëna ime erdhi deri tek dera e kampit Ashraf, por ata na çuan në një vend tjetër në mënyrë që unë të mos mund ta dëgjoja zërin e saj, dhe më vonë zbulova se ata kishin ardhur atje disa herë, por ata nuk na lejuan t’i shikonim. Sipas Rajavit, familja ishte armiku ynë dhe në kohën që shikonim ëndërra dhe tregonim ëndërrën që kemi parë, ne u torturonim. Unë ju kërkoj juve të ndiqni vuajtjet dhe problemet tona.

Një tjetër paditës në këtë rast tha: Ne kishim një mentalitet të zi për Irani. Kam humbur rreth 10 vjet të periudhës më të mirë të jetës sime dhe në vitin 1996 u largova nga vendi me motive personale dhe shoqërore dhe u bashkova me ndërlidhësit e grupit në Turqi; Grupi në vitin 1985 pësoi një transformim dhe u bë një sekt. Unë hyra në Irak në mënyrë ilegale në vitin1996; Meqenëse hyrja ilegale në Irak dënohej me tetë vjet burg, ata na futën në Irak në mënyrë ilegale në mënyrë që të mos mund të largoheshim nga grupi.

Ai tha: "Unë kisha një problem me çështjen e beqarisë së detyruar. Më 28 tetor të vitit 1997, ata më morën në një dhomë dhe thanë se ti je një anëtar me ndikim i Republikës Islamike". Më rrahën dhe më hodhën në një dhomë me duar dhe sy të lidhur derisa më ra të fikët. Unë isha në burg për 6 muaj dhe deri më sot, sekti Rajavi nuk ka pranuar kurrë që ka një burg; Por sekti Rajavi kishte rreth 15 burgje në Irak dhe unë nuk kam parë dritë dielli me sy për gjashtë muaj dhe nuk kisha të drejtë as të flisja.

Paditësi i grupit terrorist të Muxhahedinve (hipokritëve) tha: fytyra e vërtet e grupit mund të shihet në burgjet e tij. Sekti ka burgosur më shumë se 70% të anëtarëve të tij në mënyra të ndryshme në burgjet e tij. Unë u largova nga kampi në qershor të vitit 2004 dhe isha në burgun amerikan, dhe pas kësaj, unë erdha në Iran, me faljen e Liderit Suprem të Iranit, por bota nuk e dinte se çfarë na ndodhi në Ashraf.

Ai tha: "Unë u bëj thirrje të gjithë ndërgjegjeve të zgjuara të na ndihmojnë në këtë drejtim dhe kërkoj dënimin e këtij sekti".

Mehmud Deshtestani, një nga paditësit, tha: "Në vitin 1980, unë u kapa nga forcat Sudaneze nën komandën e Irakut dhe pas kësaj u bashkova me sektin famëkeq". Në vitin 2009, unë u arratisa dhe erdha në Iran. E bukura këtu është prania e një përfaqësuesi të gjyqësorit që ne mund ta padisim, ne shkuam në kamp me gjithë ndershmëri, por një gënjeshtër bëri që të humbim 20 vjet të jetës sonë.

Ai tha: Unë u kapa nga forcat Sudaneze kur isha 15 vjeç dhe erdha në Iran në moshën 41 vjeç. Një herë tregova një kujtim nga nëna ime, që këtë kujtim timin e raportuan tek udhëheqësi i sektit, dhe unë shkova në Bengal për tre ditë dhe premtova se kjo nuk do të ndodhte më. Ishte një presion shumë i madh.

Deshtestani tha: Grupi na tha që disa nga miqtë tanë që ne i njihnim u ekzekutuan, por kur erdha në Iran, i gjeta të gjithë gjallë dhe tani aktualisht jemi në kontakt me njëri-tjetrin, ne nuk dimë si të përballemi me prindërit tanë. Ata na vranë shpirtin tonë, ne tani jemi vetëm një trup pashpirtë që ecën. Kur erdha në Iran, pas 41 vjetësh, nuk më kujtohej aspak pamja e familjes sime, dhe kur nëna ime donte të më puthte dhe përqafonte, ishte një puthje dhe një përqafim shumë i thjeshtë. Ky sekt kishte vrarë çdo gjë tonën, madje edhe të qënurit njeri.

Në këtë pjesë të seancës, gjykatësi Pur Moradi, njofton përfundimin e seancës, ai tha: Seanca tjetër do të mbahet nesër në orën një.

Fundi i mesazhit /


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur