Qazeta Impakt
Komanda muxhahedine e Maryam Rajavit që është strehuar në Shqipëri në kampin paraushtarak të Manzës me datë 9 mars 2021 ka botuar një mesazh terrorist në faqen zyrtare të muxhahedineve iraniane. Mesazhi i cili pretendohet të jetë lëshuar nga kryetari suprem i kultit muxhahedin Massoud Rajavi (i cili besohet të ketë vdekur pasi është plagosur nga amerikanët në Irak) bën thirrje për luftë dhe vrasje ndaj zyrtarëve iraniane. Mesazhi i muxhahedineve për vrasje të zyrtarëve iraniane ka ardhur pas hapjes së një procesi gjyqesor në Teheran kunder MEK-ut, ku komanda muxhahedine po gjykohet për krimet e saj kunder civileve.
Në mesazhin që komanda muxhahedine ka lëshuar në emer të Massoud Rajavi shkruhet:
“Unë u bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të mi që të japin emrat dhe adresat e agjentëve të inteligjencës, mercenarëve, civileve, xhelatëve, fëmijëve të xhelatëve gjyqësorë, Basij-it dhe IRGC-së. Keto emra duhet të çohen në qendrat e kryengritjes për ditën e madhe të drejtësisë dhe ligjit. Gjatë revolucionit anti-monarkik dhe në fillim të tradhtisë dhe krimit të Khomeinit, kryengritësit revolucionarë bërtitën:
Arma e popullit tonë le të shkrepet në gjokset e tradhtarëve”
Nga mesazhi i mësipërm komanda muxhahedine iraniane lëshon urdhër global nga mbështetësve të saj që:
1. Të bëjme lista me zyrtare iraniane që duhen ekzekutuar.
2. Emrat e tyre të dërgohen në qendrat muxhahedine.
3. Personat që do futen në keto lista më pas do te vriten me pushkatim.
Me lajmin që komanda muxhahedine e Manzës ka botuar ne faqen e saj www.mojahedin.org ata kane konsumuar krimet e parashikuara ne Kodin Penal te Republikes së Shqipërisë:
Neni 232/a
Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007, neni 19) Nxitja, thirrja publike, shpërndarja e shkrimeve ose propaganda në forma të tjera, që synon mbështetjen ose kryerjen e një apo më shumë veprave për qëllime terroriste dhe për financimin e terrorizmit, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.
Neni 232/b
Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007, neni 19) Kanosja serioze për kryerjen e veprave për qëllime terroriste, që i bëhet një autoriteti publik, edhe të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Drejtori i Pergjithshëm i Policise së Shtetit, Antiterrori, Prokuroria dhe SPAK-u me këtë thirrje për lufte nga komanda muxhahedine e Manzës vihen para një sprove të rëndë.
A do të zbatohet ligji në Shqipëri apo MEK-u do lejohet që të thyej Kodin Penal të Shqipërisë dhe bej thirrje për akte terroriste dhe ndoshta edhe nisin dhe të vrasin njerëz?
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir