Terroristët përveshin mëngët për të shpëtuar Trumpin

Categoria: Lajme

 

Doktor Mustafa Entezari Haravi, Shoqata Habilian

 

Dërgimi i pakove të dyshimta nëpër zyrat e disa prej mediave apo politikanëve të ish-qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës tregon dhe një herë tjetër se sa e kërcënuar është qeveria Amerikane nga lëvizjet e brendshme terroriste.

Amerika sistemi i sigurisë të së cilës është turpëruar një herë në gjarjen e sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001, këtë herë është tallur nga grupet e ndryshme terroriiste me anë të dërgimit të pakove të dyshimta , dhe këto ngjarje vendosën në pah që kjo qeveri e cila pretendon të ruajë sigurinë e mbarë botës, nuk mund të ruajë sigurinë e vet të brendshme.

Politikanët amerikanë nuk kanë dhënë shpjegime se përse është marrë në shenjestër dhe kërcënuar televizini  CNN  që është kritik i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i politikanëve si Joe Biden dhe që llogaritet si kritik i  Donald Trumpit? A është e mundur që këto veprime të jenë ndërmarrë nga të afërm të Shtëpisë së Bardhë me qëllim për të frikësuar kundërshtarët?

Përdorimi i metodave terroriste për të ndryshuar kushtet politike në brendësi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kohë që zbatohet.  Njëra nga ngjarjet më të njohura  nga këto ndodhi është vrasja e presidentit John F.Kennedy , gjë që çoi në zgjedhje të parakohshme presidenciale.

Tani edhe njëherë tjetër në prag të zgjedhjeve parlamentare në Amerikë në një gjendje ku sipas  statistikave Partia Republikane nuk ka asnjë shans për të fituar,  Shtëpia e Bardhë flet për kërcënime terroriste që kanë marrë në shenjestër media dhe fytyra të njohura të Partisë Demokratike. 

Duke vënë re paturpësinë e aleatit më të afërm politik të Trumpit, domethënë Bin Selmanin, qeveria amerikane nuk ka gjasa ta lë të pakënaqur dhe të mos sjellë polemika të tjera në media duke e larguar mendjen e publikut nga vrasja e  Khashoggit.  Kjo ka mundësi të jetë kërkesa e dhëndërrit të Trumpit ndaj qeverisë amerikane që për të shpëtuar shokun e tij të ngushtë, të krijohet një projekt tjetër terrorist që të mund ta largojë mendjen e publikut nga vrasja e një gazetari në kërcënimin terrorist të sigurisë së brendshme kombëtare.

Kështu nëse dalin lajme për sulme të reja terroriste në tokën amerikane, tregon që ky vend është më i kërcënuar nga terrorizme se sa ajo që thuhet, por nëse kjo lojë luhet vetëm për të shpëtuar Bin Selmanin nga kritikat e vazhdueshme të mediave, atëherë është fare e qartë që tema e terrorizmit është një mjet plotësisht në duart e Shtëpisë së Bardhë , nëse jo atëherë do të thotë se nuk mund të mbështetemi tek Amerika në luftën kundër terrorizmit kur kjo nuk mund të mbrojë dot as veten.

Qeveria amerikane edhe për shkak të daljes nga marrëveshja bërthamore me Irani edhe për shkak të humbjes në bisedime, e ndjen veten në presion, dhe nëse nuk do të arrijë të fitojë zgjedhjet për Kongresin amerikan do të jetë një turpërim politik për të.  Ajo është në kërkim të një rruge shpëtimi, dhe ku ka rrugë më të përshtatshme për qeveritarët amerikanë të cilët shquhen për terrorizëm shtetëror , sesa përdorimi i terrorit që edhe një herë pushteti t'i mbetet në dorë qeverisë së tmerrshme dhe kriminele të Trumpit dhe t'i japë mundësi rrethit të tij të krijojë më shumë përplasje në botë që të justifikojnë paefektshmërinë e tyre në punët e brenshme.

Ndoshta në ditët e mëpasme-veçanërisht nëse njëra nga këto pakot e dyshimta do të marrë jetën e ndonjërit prej politikanëve në brendësi të Amerikës- mund të bëjmë një gjykim më të drejtë për të ditur nëse përdorimi i kërcënimeve terroriste është i efektshëm për zgjigjen e çështjeve të brendshme apo jo. 

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur