Mesazh-i i rëndësishëm i Imam Khomeinit drejtuar Muxhahedinëve Khalk

Categoria: Lajme

 

 

 

 

“Po këtij grupit të Muxhahedinëve Khalk që kishte takuar takim me të, Imam Khomeini i ka dërguar një mesazh që nëse veprojnë me të drejtë, ai vetë do të kërkojë t’i takojë ata.”

Që në fillim të revolucionit, në mesin e këtyre grupeve që në kohët e para të revolucionit kanë qenë pranë njëra-tjetrës në ngjarjet e ndodhura, filluan mosmarrëveshjet. Imam Khomeini nuk mbajti qëndrim të njëjtë me të gjitha këto mosmarrëveshje. Ashtu siç e kemi shpjeguar dhe në metodat e prijësit të besimtarëve, edhe metoda e Imam Khomeinit  e njëjtë është. Domethënë në fillim me tolerancë dhe këshilla, pastaj dha goditjen e tij atëherë kur duhej. Një grup i përkiste shtetit dhe kishte probleme të përbashkëta me të. Një grup ishte i atyre që ndërmorën hapa për hakmarrje, dhe një grup tjetër e çuan punën deri atje sa të vrasin e të përleshen rrugëve. Me të gjithë këta grupe, Imam Khomeini pati një mënyrë të veçantë sjelljeje. Kishte edhe kundërshtarë në nivel të lartë të qeverisjes. Kishte kryeministër, president, madje edhe më pas në vitet e fundit të jetës së Khomeinit, ka pasur kundërshtarë me nivel edhe më lartë se presidenti. Imami i goditi ata të cilët mendonte se nuk mund të toleroheshin. Të gjithë kanë pasur eksperiencë në revolucion, kanë pasur të shkuar fetare, dhe shumë prej tyre kanë qenë të nivelit të lartë. Por mirë, kështu ndodhi. Këto janë ngjarje që ndodhin. Disa janë përleshur me të vërtetë me Khomeinin, disa të tjerë jo. Kishte dhe mosmarrëveshje në mendime, por nuk kanë përfunduar në përleshje dhe ndarje. Disa janë përleshur me Khomeinin dhe nuk i kushtuan rëndësi tolerancës së tij. Po këtij grupit të Muxhahedinëve që kërkuar takim me të, Imam Khomeini dërgoi mesazh: “Nëse ju veproni me të drejtën, unë do të vij t’ju kërkoj vetë. Nëse ju hiqni dorë nga këto vepra të ndaluara, vetë unë do të vij t’ju kërkoj.”

Domethënë deri në këtë pikë u tregua tolerant me ta dhe u foli. Mirë, kur u ndje dhe rreziku, veçanërisht në kohën kur bëhet fjalë për vendosjen e elementëve të gabuar në themelin e Revolucionit Islamik, dhe u bë e qartë që ishte si një helm mbytës,  në atë kohë, Imam Khomeini nuk u treguar tolerant, por dha goditjen e tij. Këto janë gjëra që janë thelbësore në mosmarrëveshje.

Kujtime nga fjalimet e namazit të xhumasë 11-09-2009

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur