Libri " Nga hipokrizia te Kulti Rajavi" me temë rileximin e dosjes së grupit terrorist të muxhahedinëve, është botuar nën autorësinë e zyrës së mendimit dhe reflektimit "Borhan".
Sipas raportit të Habilian, libri " Nga hipokrizia te Kulti Rajavi" , me temë rileximin e dosjes së grupit terrorist të muxhahedinëve, është botuar nga " Borhan" dhe është shpërndarë në tregun e botimeve.
Ky libër libër është njëri nga bashkësia e librave të shyrtimit të ngjarjeve dhe është bërë gati si rezultat i përpjekjeve kolektive të kërkuesve të zyrës së mendimit dhe reflektimit " Borhan" në 92 faqe dhe 4 kapituj. Gjithashtu kopertina dhe faqosja është bërë nga shtëpia botuese "Didman".
"Procesi i transformimit të Organizatës Muxhahedinët Khalk në Kultin Rajavi", " E zeza e krimeve të muxhahedinëve", "Revolucioni i parë ideologjik" dhe " Muxhahedinët kundër Revolucionit dhe popullit" janë katër kapitujt e këtij libri.
Në një pjesë të hyrjes së këtij libri, lexojmë: " Formimi i Organizatës Muxhahedinët Khalk daton në vitet 1960, në kohën kur tre studentë shprehën pakënaqësinë ndaj veprimtarisë së Frontit Kombëtar dhe Lëvizjes së Lirisë për të përmbysur regjimin mbretëror , dhe po për këtë arsye dhe për arsye organizative, në vitin 1965 krijuan Organizatën Muxhahedinët Khalk. Në fillim kjo organizatë nuk ka bërë ndonjë aktivitet publik të rëndësishëm, por është marrë më shumë me punë organizative dhe studime rreth politikës dhe ideologjisë që kështu të mund të përforcojë ideologjinë e saj , të shtojë numrin e anëtarëve organizativë dhe të rekrutojë të tjerë. Pas ngjarjeve të errëta, kjo organizatë e filloi aktivitetin e saj të armatosur në vitin 1970
Në vitin 1971, kjo organizatë është shpërbërë nga SAVAK-u dhe 52 anëtarët e saj janë burgosur ose dënuar me vdekje. Mes viteve 1973 dhe 1975, kanë ndodhur disa ndryshime dhe kundërshtime në organizatë që shkaktuan ndarje dhe u bënë shkak që të shkëmbehet në një organizatë marksiste. Në të njëjtën kohë, anëtarët e tjerë që ndodhesin në burgjet e shahut, janë përpjekur të ruajnë identitetin fetar të organizatës.
Sigurisht që ndarja dhe degëzimi i muxhahedinëve nuk i ishte i papritur , sepse persona si Taki Shehram dhe Behram Aram i kishin trajtuar më parë këto çështje ideologjike dhe këmbëngulni në to. Shumë nga personat që u kthyen në marksistë ishin muslimanë fanatik që besonin në parimet e monoteizmit, si Rohani dhe Hakshenasi të cilët ishin anëtarë themelues të ekipit ideologjik, apo edhe persona të tjerë si bashkëshortja e Hanifnezhadit që kanë qenë besimtarë."
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir