Kërcënimi me vdekje i Masoud Rajavit ndaj gjeneral Sulejmanit dhe ajetollah Rreisit

Categoria: Lajme

   

 

Deklarata e  re e liderit të muxhahedinëve

Lideri i grupit terrorist të muxhahedinëve ka lëshuar një mesazh të ri kërcënimi  nga vendi i tij i fshehjes kundër komandantit të forcave "Kuds" të Gardës Revolucionare dhe shefit të gjyqësorit, duke i kërcënuar ata me vdekje.

Sipas raportit të qendrës së lajmeve investigative Habilian,  grupi terrorist i muxhahedinëve sapo ka publikuar një mesazh që i përket Masoud Rajavit që përban një kërcënim me vrasje në të cilin thuhej se gjeneral Sulejmani dhe ajetollah Rreisi duhet të bashkohen me shehid Lajevardin dhe Sejad Shirazin.

Ky grup terrorist që i humbi të gjitha përkrahjet  nga populli në vitet 1980 duke u detyruar të futet nën tutelën dhe mburojën e partisë së Ba'athit, kundërshtarëve të Republikës Islamike,  në vitet 1998 dhe 1999 ka vrarë  Sejid Asadollah Lajevardin dhe gjeneral Ali Sejad Shirazin.

Gjithashtu në mesazhin e quajtur "Mesazhi numër 12", lideri i kësaj organizate terroriste shpreh keqardhje për prishjet e shtëpivë të njerëzve ku mesa duket ka harruar se ka vrarë 12000 njerëz të pafajshëm nga po këta njerëzit e këtij vendi.

Është për t'u thënë se muxhahedinët që janë nën mbrotjen e argjinaturave perëndimore, deri më tani kanë kërcënuar disa herë me vdekje zyrtarët iranianë. Zëdhënësi i këtij grupi në korrik të vitit 2018 duke treguar për vrasjen e shehidëve  Lajevardi dhe Sejad Shirazit, ka kërcënuar me vdekje komandantin e forcave "Kuds" të Gardës Revolucionare dhe tha se sëshpejti do ta dërgonte të takohej me Lajevardin.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur