Vdekja e Massoud Nassiri është konfirmuar të jetë shkaktuar nga korona.
Përse kulti Rajavi po mundohet të fshehë këtë fakt?
Disa familje të shqetësuara i dërgojnë letra Organizatës Ndërkombëtare të shëndetësisë në Shqipëri.
Disa raporte të besueshme nga spitali Nënë Tereza dhe nga Klinike Universitare e Tiranës gjithashtu, dhe burime nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, tregojnë se Massoud Nassiri, 63 vjeç, një anëtar i Organizatës Muxhahedinët Khalk (MEK, MKO, Kulti Rajavi), një rezident i kampit të organizatës në Shqipëri, ka qenë përfundimisht i prekur nga COVID-19 dhe ka vdekur nëntë ditë më parë.
Nën presionin e Kultit Rajavi , në fillim zyrtarët shqiptarë i mohuan këto zëra. Një zëdhënëse e Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë u tha gazetarëve se në Shqipëri nuk ka vdekur ndonjë iranian si pasojë e korona virusit.
Por më në fund, me ndihmën e gazetarëve dhe ndjekjen e disa burimeve, u bë e qartë se vdekja e Massoud Nassiri-t kishte ndodhur për shkak të sëmundjes së korona virusit, dhe gjithashtu është bërë një përpjekje e madhe për ta fshehur këtë gjë. Nuk është e ditur se sa vdekje dyshohet të kenë ndodhur në mesin e anëtarëve të MEK në Shqipëri si pasojë e COVID-19, dhe shkaku u vdekjes së tyre është mbajtur sekret.
Fshehtësia e kultit Rajavi, me bashkëpunimin e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, i dyfishojnë shqetësimet e familjeve. Përse duhet që kulti Rajavi, të cilët kanë akuzuar vazhdimisht zyrtarët iranianë se po fshehin statistikat e përhapjes së koronës dhe vdekjeve të shkaktuara nga pandemia e koronës, përpiqen të fshehin shkakun e vdekjes së Massoud Nassiri-t dhe mundësisht edhe të disa të tjerëve?
Familjet e anëtarëve të MEK në Shqipëri i kanë dërguar letra dhe mesazhe zyrtarëve të OBSH-së duke i paralajmëruar për një katastrofë humanitare në kamp duke u bërë thirrje për veprim të menjëhershëm për të vizituar dhe monitoruar kushtet shëndetësore atje.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir