Si u bë The Voice of America altoparlanti i muxhahedinëve terroristë?

Categoria: Lajme

Qendra Interpost  në një raport tregon se si u shndërrua The Voice of America filiali persisht në altoparlantin e muxhahedinëve terroristë dhe qeverisë së Donald Trump.

Sipas raportit të qendrës së lajmeve investigative Habilian, një qendër amerikane lajmesh në një raport të sajin ka shqyrtuar procedurat e përhapjes së informacioni në The Voice of America dhe ka shpjeguar  se si kjo agjenci lajmesh është shndërruar në zëdhënësin e qeverisë së Donald Trump, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe terroristëve të Organizatës Muxhahedinët Khalk.

Interpost shkruan se gazetarët e filialit persisht të The Voice of America, në hapësirën kibernetike  sulmojnë të gjithë ata politikanë të cilët sipas tyre nuk i mbështesin aq sa duhet politikat e Donald Trump kundër Iranit.

Interpost ka shkruar se The Voice of America dhe një numër  i madh i punëtorëve të saj, pas zgjedhjes së Donald Trump si president i Amerikës në nëntor të vitit 2016, shkelën me këmbë pretendimin e tyre për t'u siguruar iraninëve lajme të drejta dhe u shndërruan menjëherë në përkrahës të Trump dhe nuk është për t'u habitur që tani sillen si vet ai në hapësirën kibernetike.

Në vitet e kaluara, politikanët anti-iranianë në Amerikë kërkuan ndryshime në të me pretendimin se filiali në gjuhën perse i The Voice of America nuk është aq sa duhet kundër qeverisë iraniane. Heritage, në një raport të vitit 2012 pretendoi se filiali në gjuhën perse të The Voice of America është përkrahës i Iranit dhe kundër Amerikës.

Edhe pse gjatë viteve të kaluara Zëri i Amerikës merrej me nxirjen e imazhit dhe situatës në Iran, Heritage e deklaron këtë pretendim në sajë të kundërshtisë së kësaj medie me sulmin amerikan në Irak.

Interpost gjithashtu ka pranuar qasjet e gjithmonshme anti-iraniane të The Voice of America dhe ka shkruar se kjo media e cila ka filluar punën e saj që në dhjetëvjeçarin 1940 si një stacion radioje, pas Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979, ka qenë gjithmonë kundër qeverisë së atij vendi.

Ali Sexhadi, njëri nga drejtorët e lartë të The Voice of America i cili doli në pension vitin e kaluar, tha: "Zëri i Amerikës ka qenë gjithmonë kundër qeverisë iraniane."

Njëri nga drejtorët e tjerë të The Voice of Amerika ka pranuar se stafi i Zërit të Amerikës është formuar me pjesëmarrjen e shumë punëtorëve që janë përkrahës të organizatës terroriste Muxhahedinët Khalk e cila nuk ka asnjë pozitë në popullin e Iranit.

Interpost ka shkruar se Muhamed Manzurpuri, ish-redaktori i filialit në gjuhën perse të Zërit të Amerikës , ka thënë se kur u fut në filialin persisht të The Voice of America në vitin 2013 u shokua kur pa që shumica e stafit ishin njerëz pro-monarkisë dhe mbështetës të Organizatës Muxhahedinët Khalk.

Pas ardhjes në post të Trump-it, kjo media është shndërruar në altoparlantin zyrtar të qeverisë duke bërë propagandë pa dëshmitarë okularë dhe të vëretetë.

Interpost shkruan: "Për shembull, filiali në gjuhën perse i Zërit të Amerikës po publikon lajme të shumta pro Muxhahedinëve Khalk ndërkohë që ky grup nuk ka asnjë pozicion në mesin e popullit iranian, axhenda e tij është e mbushur plot me akte terroriste dhe njihet për sjellje sektare."

Njëri nga punëtorët e The Voice of America i cili kërkoi që emri i tij të mbetet anonim, tha: "Filiali në gjuhën perse i Zërit të Amerikës është shfaqur për herë të parë në rolin e krahut të muxhahedinëve në dhjetëvjeçarët e shkuar dhe ka raportuar live dhe hap pas hapi të githa shfaqjet dhe programet e tyre."

Përveç kësaj, filiali në gjuhën perse i The Voice of America ka publikuar disa artikuj të një personi të quajtur Hashmet Alavi. Së fundmi Interpost ka zbuluar se personi me atë indentiteti nuk ekziston dhe llogaria e tij në Twitter i përket organizatës terroriste Muxhahedinët Khalk.

Një burim i cili ka bërë një intervistë me Interpost, qasjen e mediatike të Zërit të Amerikës kah qëndrimeve të administratës së Trump e shikon si pasojë e faktorit të brendshëm. Sipas shkrimit të kësaj medie,  gazetarët anti-iranianë dhe stafi janë duke u përpjekur të krijojnë një treg të mirë për veten e tyre pranë Trump-it. Disa të tjerë po përpiqen të ruajnë profesionin e tyre që të mos mbeten pa punë.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur