Përpjekjet e Këshillit të Politikës së Jashtme Amerikane për pastrimin e figurës së MEK

Categoria: Lajme

Në një kohë kur qeveria amerikane po përpiqiet të pastrojë imazhin e grupit terrorist të muxhahedinëve duke e përdorur  atë si vegël, ekspertët dhe vëzhguesit asnjanës në atë vend theksojnë se kuptimi sipërfaqësor  që mund të merret nga një kult totalitar mund të krijojë një imazh të gabuar mbi natyrën aktuale dhe veprimtarinë e tij të dhunshme.

Sipas raportit të qendrës së lajmeve investigative Habilian, këshilltari i lartë i Këshillit të Politikës së Jashmtme Amerikane në washington, në një artikull që është publikuar më 4 korrik të vitit 2019 në sajtin National Interest rreth aktiviteteve të Organizatës Muxhahedinët Khalk, është përpjekur të mbulojë të vërtetat e këtij grupi.

Në fillim të artikullit , ai shkruan: "Për përkrahësit (e organizatës, këtij grupi)... është një alternativë për regjimin e tanishëm në Teheran që në të vërtetë është i vetmi zëvendës që ka aftësinë për ta bërë Iranin një vend laik dhe demokratik."

Në vazhdim, tërheqjen e vëmendjes së politikanëve amerikanë e quan një sukses për këtë grup i cili deri në kohën kur Amerika sulmoi Irakun, ka qenë në listën e organizatave  terroriste të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Berman thotë se publikimi i informacioneve të organizatave perëndimore dhe arabe të sigurisë për programin bërthamor të Iranit  është bërë nga ky grup, dhe shkruan: "Autoritetet amerikane pohojnë se...(organizata)... ka luajtur një rol të rëndësishëm në njohjen tonë me kërcënimin aktual nga Republika Islamike."

Në fund ai është përpjekur ta tregojë këtë organizatë si një lojtar politik, mbi të cilin Amerika mund të mbështetet. Edhe pse në këtë artikull janë harruar shumë gjëra mbi natyrën e kësaj organizate, ka thënë dhe këtë që asgjë që është thënë për këtë kult nuk është në ngjashmëri me aktivitin e saj në të shkuarën dhe në të tashmen.

Në lidhje me këtë , sajti The American Conservative, më 7 korrik të vitit 2019, në një artikull me titull "Pastrimi i imazhit të MEK është i pakuptimtë" të shkruar nga Daniel Larison,  tregon disa pjesë të vërtetave që ndodhen në atë grup terrorist.

Si një nga mediat amerikane kundër luftës, The American Conservative  ka publikuar këtë artikull të Daniel Larison si përgjigje ndaj artikullit të Ilan Bermanit. Ai beson se Berman ka bërë thjeshtë një vëshgim sipërfaqësor ndaj këtij kulti totalitar dhe ka lënë mënjanë mjaft kritika të bëra ndaj tyre. Sipas tij, një gjendje e tillë mund të krijojë një imazh të gabuar dhe të devijuar te lexuesit  që nuk kanë dijeni për të shkuarën e tyre mbi natyrën aktuale dhe aktivitetin  dhunshëm të këtij sekti në të shkuarën.

Në një pjesë të artikullit të tij, Larison thotë se suksesi i  Muxhahedinëve Khalk  në promovimin e këndëvështrimit të tyre dhe tërheqjen e politikanëve dhe ish-pushtetarëve amerikanë, vjen si pasojë e mijëra dollarëve që u janë dhënë këtyre personave, dhe këtë blerje të përkrahësve në SHBA nga një grup i vogël, e quan  një shenjë rreziku për shoqërinë amerikane.

Sipas shkrimit të këtij hulumtuesi të çështjeve të terrorizmit, Berman nuk ka shkruar në artikullin e tij rreth historikut plot dhunë të kësaj organizate , përdorimin e anëtarëve të saj, bashkëpunimin e tyre me Sadam Husejnin në kohën e luftës Iran-Irak dhe as për sulmet e tyre terroriste kundër qytetarëre iranianë dhe amerikanë, apo vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë. Ndërkohë që është e domosdoshme të përmenden të gjitha këto ngjarje në mënyrë që lexuesi të ketë një kuptim më të drejtë mbi të gjitha temat e shkruara nga shkrimtari.

Duke thënë se Berman është në kërkim të pastrimit të imazhit të Muxhahedinëve Khalk, Larison sjell: "Si është e mundur që zoti Berman ka lënë mënjanë gjithë këtë mos pasje popullariteti të Muxhahedinëve Khlak në Iran dhe tek ata në mërgim dhe të mos flasë për aktivitetet e saj anti-njerëzore kundër anëtarëve të vet? Në përfundim ai përmbledh se muxhahedinët janë një sekt i ngjashëm me Khmer Rouge.

Ky forum jep alarmin për një pastrim të tillë të imazhit të një grupi terrorist dhe deklaron se kjo lëvizje, është një përpjekje dëshirëplotë në përhapjen e terrorizmit dhe një përballje e qartë me burimet e të drejtave njerëzore dhe dinjitetin human, që e bëjnë detyrën e elitës në neutralizimin e saj dhe justifikim e opinionit publik, më të domosdoshme se më parë.

Në lidhje me këtë temë,  fëmijët e martir doktor Jahja Saidit (i cili është vrarë nga një agjent i MEK në vitin 1985) në një letër dërguar Ilan Bermanit, duke përshkruar veprimtaritë bamirëse të babait të tyre si një mjek në komunitet, shkruajtën: "Në kohën kur ndodhi kjo fatkeqësi, Abuzar ishte 5 vjeç dhe Zahra 6 vjeçe. Kemi lindur që të dy shurdhë, për këtë arsye mungesa e babait iu shtua problemeve tona fizike të kohës së fëmijërisë, por me durim dhe qëndrueshmëri, e mposhtëm errësirën e natës."

Në një pjesë të kësaj letre shkruhet: "Sot e rishikojmë këtë ngjarje të dhimbshme pasi kanë kaluar 34 vite , që dosja e kësaj katastrofe prekëse të risillet përsëri në mendjen e shoqërisë që fëmijët e sotëm të bëhen me dije për shenjat e mbetura akoma deri më sot mbi fëmijët e Iranit nga sjellja kriminale e grupit të muxhahedinëve dhe të parandalohet forcimi i terrorizmit me anë të forcimit të konteksteve shoqërore."

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur