Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të SHBA, duke theksuar gatishmërinë e Uashingtonit për të negociuar me Iranin, tha se iranianët nuk kanë frikë nga potencialet amerikane.
Siç njofton agjencia e lajmeve Fars News, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, i tha gazetës amerikane Washington Free Beacon se Uashingtoni do të donte të bisedonte me Teheranin. Megjithatë, Bolton, i cili ka mbajtur qëndrime të ashpra dhe të dhunshme kundër Iranit, përsëriti pretendimet e zyrtarëve të tjerë amerikanë kundër Iranit, duke thënë se raportet e inteligjencës muajin e kaluar paralajmëruan për sulme të fshehta nga forcat detare të Iranit në Azinë Perëndimore dhe Azinë Jugore. Bolton theksoi mbi tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe shtoi: "Është një situatë me shumë mosbesim dhe rreziqe". Duke arsyetuar veprimet provokative të SHBA në rajonin e Azisë Perëndimore, ai tha: "Strategjia e Sigurisë Kombëtare e ka identifikuar Iranin si një nga katër kërcënimet e para dhe ne duhet të sigurojmë që të kemi aftësinë për t'i parandaluar ata që të angazhohen në aktivitete të tilla që kërcënojnë njerëzit dhe interesat e Shteteve të Bashkuara si dhe tregun global të naftës". Ndërsa insistoi mbi politikat e qeverisë së Trump ndaj Iranit, Bolton theksoi se iranianët "po sillen si në epokën e administratës Obama dhe në të vërtetë nuk kanë fare frikë nga potencialet amerikane".
Pars Today
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir