Maas: marrëveshja bërthamore vazhdon vetëm nëse palët zbatojnë zotimet e tyre

Categoria: Lajme

Vetëm në rast se të gjitha palët mbeten të angazhuar ndaj marrëveshjes bërthamore, atëherë kjo marrëveshje mund të vazhdojë.

Kështu ka deklaruar Heiko Maas ministër i jashtëm i Gjermanisë në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg ku tha: të gjitha palët nënshkruese të marrëveshjes bërthamore duhet të respektojnë pikat e kësaj marrëveshjeje sepse vetëm në këtë mënyrë mund të vazhdojë jetëgjatësia e kësaj marrëveshjeje. Ne do të presim raportin e ANEA lidhur me programin bërthamor të Iranit, tha ndër të tjera Heiko Maas. Një vit pas tërheqjes së njëanshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, këshilli suprem i sigurisë kombëtare në Iran njoftoi uljen e nivelit të zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe më pas presidenti iranian u ka dhënë afat 60 ditë vendeve të tjera që të zbatojnë konkretisht zotimet e tyre.

Pars Today


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur