Lufta ekonomike e Amerikës kundës popullit iranian, nuk ka ndryshim nga terrrorizmi

Categoria: Lajme

Ministri i punëve të jashtme, në një intervistë me një media amerikane, theksoi se lufta ekonomike e Amerikës kundër popullit të Iranit,  praktikisht nuk ka ndonjë ndryshim nga terrorizmi.

Sipas raportit të qendrës së lajmeve investigative Habilian,  në një intervistë të veçantë me televizionin CNN,  ministri i punëve të jashtme Muhamed Javad Zarif foli për politikat e Iranit në veçanti dhe u dha përgjigje akuzave të autoriteteve të Washingtonit kundër Iranit.

Në një pjesë të intervistës ku bëhej fjalë për luftën ekonomike të Amerikës kundër Iranit, u shpreh: "Së fundmi, në një intervistë me Fox New, presidenti Trump deklaroi se është në luftë ekonomike me Iranin. Luftë ekonomike do të thotë të marrësh në shenjestër popullin iranian, domethënë të marrësh në shenjestër qytetarë të thjeshtë dhe të përpiqesh të mos i lësh të kenë akses në gjërat e domosdoshme në jetë.  Një vepër e tillë është e barabartë me terrorizmin."

Ai më pas i dha përgjigje pretendimit të Washingtonit për përkrahjen e terrorizmit: "Shikojeni këtë rajon(Lindjen e Mesme). Kush i ka marrë këto vendime të këqija? Ne  e kemi mbështetur ISIS-in? Ne  e kemi mbështetur Sadamin? Ne i kemi mbështetur diktatorët e rajonit? Ne jemi ngritur kundër ISIS-it dhe Al-Kaedës dhe kemi luftuar kundër tyre. Kanë qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që kanë mbështetur Al-Kaedën, talebanët, ISIS-in dhe Al-Nusran në rajon. Janë po këto shtete që tani duke përdorur aeroplanë dhe bomba amerikane , vrasin jemenasit civilë. Shikoni veriun e Afrikës tani. Irani nuk ka rol në ngjarjet e Afrikës, por këto shtete po. Ata janë në çdo vend ku ka përleshje. Ne nuk kemi prezencë as në Sudan e as në Libi, por Emiratet e Bashkuara dhe Arabia Saudite janë edhe në Sudan , edhe në Libi  edhe në vende të tjera. Në fakt, aleatët e Amerikës janë shkaktarë të krizave në rajon."

Në përgjigje të deklaratave të fundit të Washingtonit se Irani kërcënon interesat e Amerikës në Rajon, tha: "Në fillim duhet të themi se Lindja e Mesme është rajoni jonë. Amerika ka ardhur këtu dhe ka ndërtuar kampe ushtarake rreth e rrotull nesh. Ne nuk kontrollojmë njeri( grupet për të cilët flet Amerika) por bëjmë zgjedhjet e duhura. Por Amerika ka  bërë shumë herë zgjedhjen e gabuar. Amerika dhe aleatët e saj në rajon, kanë mbështetur Sadamin në luftën kundër Iranit, por më pas ai qëndroi kundër tyre. Ata kanë mbështetur Al-Kaedën kundër Rusisë, por edhe Al-Kaeda më pas qëndroi kundër vet këtyre. Në fillim ata mbështetën ISIS-in dhe Al-Nusran kundër Bashar Al-Asadit, por edhe këto grupe u ngritën kundër tyre. Ky nuk është faji ynë, është faji i tyre që nuk zgjedhin shokë të mirë. Arsyeja është kjo se ata kanë probleme në njohje dhe mendojnë se mund t'i blejnë të tjerët me para. Por ne e dimë që nuk mund t'i blejmë me para, prandaj duhet të ndërtojmë marrëdhënie të mira me ta. Për këtë arsye kur i bëni presion Iranit, shokët tanë vazhdojnë ta ruajnë miqësinë me ne."

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur