Muxhahedinët nuk kanë lujatur rol në fitoren e Revolucionit Islamik

Categoria: Lajme

Husejn Shejkhzade, profesor asistent në departamentin e Shkencave Politike në Universitetin Khauarezmi

30 gushti është dita e përvjetorit të shpërthimit në zyrën e kryeministrisë dhe vrasjes së martir Rexhait dhe Bahonarit.  Kjo ngjarje është njëra prej mijëra operacioneve terroriste që janë kryer gjatë këtyre katër dekadave të fundit në Iran. Nëpërmjet sulmeve terroriste me bomba, janë vrarë më shumë se 17 mijë persona nga bashkëqytetarët tanë. Në mesin e këtyre personave gjenden njerëz të shtresave të ndryshme të shoqërisë: Persona si dijetarët e shkencave fetare si dëshmorët e podiumit, politikanë si shefi i  gjyqësorit, presidenti, kryeministri dhe anëtarët e parlamentit,  komandantë dhe gjeneralë të dashur mbrojtës të sigurisë së popullit si gjeneral Sejad Pehband,  shkencëtarë atomikë dhe qytetarë të thjeshtë si  dyqanxhinjë të cilët u vranë për shkak se kishin ngjitur foto të Khomeinit në dyqanet e tyre ose për shkak se merrnin pjesë në faljen e namazit me xhemat në xhami, ose vajza të vogla që kanë mbetur të vdekura për shkak të shpërthimit në momentin kur kanë shkuar në dyqan për të blerë lëngje për të pirë.

Në mesin e grupeve terroriste, shumica e vrasjeve shkon në përgjegjësi të Organizatës Muxhahedinët Khalk. Një grup i cili për shkak se ka devijuar në kuptimin e fesë dhe ka përvetësuar një besim të përzier me marksizmin, ka një ideologji kontradiktore dhe eklektike, dhe me anë të propagandave gënjeshtare, ka tërhequr mijëra të rinj të vendit tonë duke i shndërruar ata në skllevër pa dëshira të udhëheqësve të organizatës, të cilët degjeneruan pas viteve të tëra vrasjesh, krimesh dhe tradhëtish. Pas kryengritjes së 5 qershorit të vitit 1963, disa grupe armiqësore të regjimit Pahlavi, zgjodhën rrugën e luftës së armatosur. Organizata Muxhahedinët Khalk ishte një nga këto grupe e cila në vitin 1965, u formua në bazë të ideologjisë eklektike, të paqartë dhe instrumentale.

Të ndikuar nga mendimi i inxhinier Mehdi Bazarganit, udhëheqësit e kësaj organizate besonin se Islami ishte një fe e kufizuar dhe jopolitike, dhe kështu besonin se feja duhej ndarë nga politika.  Bazargani nuk ishte i specializuar në fushën e shkencave fetare dhe nuk e njihte fenë Islame aq sa duhej. Ai thonte: "Rruga e profetëve dhe  e njerëzve është e njëjtë, prandaj, rruga e Marksit dhe Leninit është e njëjtë me atë të profetëve."  Për të shpjeguar lidhjen e Islamit me shkencat e reja, ai përpiqej  të arsyentonte rregullat fetare me anë të shkencave ekzakte, dhe kjo qasje e nxiti organizatën që të konsiderojë si shembull të vet në fushën e Islamit, inxhinier Bazarganin. Ata kanë përdorur të gjitha shprehjet e kohës si ato të Islamit, marksizmit e nacionalizmit, dhe kanë krijuar një ideologji kundërshtimore dhe kontradiktore.

Logoja e organizatës tregonte qartë se idetë e tyre ishin të sajuara dhe nuk lidhen me asnjë burim. Në këtë logo, ndodhet Irani si një simbol i nacionalizmit. Përveç kësaj, si shenjë e marksizmit dhe simbol i klasës punëtore janë drapëri dhe ylli dhe për të treguar simbole fetare janë përdorur disa vargje kuranore. Sigurisht, të gjithë personat që futeshin në këtë organizatë, në fillim  nuk njiheshin me divergjencën intelektuale dhe qëllimet e udhëheqësve me përdorimin e një mjeti nga feja apo nacionalizmi dhe shumë prej tyre ndikoheshin nga parullat fetare si luftë për drejtësi dhe krijimin e një shoqërie pa dallime klasore, dhe nga parullat për barazi dhe nacionaliste, dhe i bashkoheshin këtij grupi.

Në vitin 1971, muxhahedinët dërguan përfaqësuesit e tyre pranë Imam Khomeinit në Nexhef. Khomeini mbajti 7 takime për të biseduar me përfaqësuesit e tyre dhe pasi studioi me imtësi librat udhëheqëse të këtij grupi, duke përmendur pikat e devijimit të tyre, ngurroi ta miratonte këtë grup. Pavarësisht se në atë kohë revolucioni kishte shumë nevojë për forcat e  të rinjve, lideri i revolucionit nuk e përkrahu atë grup të devijuar.  Sepse përkundrazi muxhahedinëve të cilët besonin se qëllimi e justifikon rrugën e ndërmarrë, Khomeini vepronte në bazë të ligjit islam dhe besonte se të gjitha dimensionet dhe pjesët e jetës  personale apo shoqërore si synimet politike dhe rrugët e shtënies së tyre në dorë, duhet të jenë të gjitha të lejueshme.

Imam Khomeinin u  kishte thënë muxhahedinëve se para se të ndjeheni si robër të Islamit, ju ndjeheni ndryshe, domethënë  e keni zgjedhur Islamin thjeshtë si një vegël. Përfundimi i këtij verdikti të urtë u bë i qartë pas katër vitesh: Në vitin 1975 muxhahedinët deklaruar se janë marksistë. Arsyeja e daljes së tyre nga Islami ishte kjo se ata kishin dalluar se marksizmi ishte mjet më i mirë se Islami në luftën e armatosur.  Në prag të fitores së Revolucionit Islamik, ky grup nuk kishte ndonjë fuqi të madhe dhe nuk kishte asnjë rol në organizimin e protestave të viteve 1976 dhe 1977, por pas fitores së Revolucionit, nga njëra anë veproi për të marrë pjesën e kërkuar në pushtet dhe nga ana tjetër filloi menjëherë armiqësinë e tij me regjimin politik të ardhur në pushtet si rezultat i revolucionit popullor.

Kundërshtia e muxhahedinëve me regjimin u bë publike në fund të qershorit të vitit 1981, domethënë pas heqjes së Beni Sadrit, por sipas dokumentave të gjetura, kryetarët e këtij grupi kanë patur marrëdhënie me Sadamin para luftës  dhe kanë luajtur rol ndikues duke e nxitur atë për të filluar një luftë me Iranin.  Në fund të qershorit të vitit 1981 kur Beni Sadri u hoq nga posti i presidentit, muxhahedinët i humbën shpresat për pushtet dhe një javë pas largimit të Beni Sadrit, duke hedhur në erë Partinë Islamike, vranë Ajetollah Beheshtin dhe 72 persona nga elita politike e vendit dhe dy muaj më pas vranë Rexhain dhe Bahonarin.

Në frontin e brendshëm muxhahedinët kryenin vrasje dhe në të jashtmin bashkëpunonin me Sadam Husejnin. Masud Rajavi takohej personalisht me Sadam Husejnin dhe muxhahedinët e ndihmonin atë në mënyra të ndryshme  duke marrë pjesë në ushtrinë armike dhe  duke u dhënë informacione për qytetet iraniane Ba'athistëve në mënyrë që ata të lëshonin raketa dhe t'i bombardonin. Në fund, teoria elektike me një islam terorik dhe të pashpirt, e dërgoi këtë grup në një vend ku i ka humbur të gjithë anëtarët e vet  dhe vuajnë nga shpërbërja duke shkelur me këmbë të gjitha shenjat që ndodhen në flamurin e tyre. Simboli i parë i flamurit të tyre ishte nacionalizmi, dhe me bashkimin e forcave me Sadam Husejnin dhe qëndrimin kundër djemve të ndritur të kombit iranian, tradhëtuan vendin e tyre dhe treguan se nuk e duan Iranin.

Simboli i dytë në flamurin e tyre ishte lufta me imperializmin dhe regjimin kapitalist. Kjo  parullë  gjithashtu u harrua me anë të vajtjes në Perëndim dhe në veçanti me marrjen e ndihmës nga Franca dhe Amerika. Vepra e tyre e tretë ishte tradhëtimi i vargjeve kuranore që gjendeshin në flamurin e tyre dhe që tregonin se kishin besim në fe, por edhe mos besimi i tyre u shfaq në forma të ndryshme.  Njëra nga to është deklarata e hapur e vitit 1975 e cila tregoi kalimin e tyre nga Islami në marksizëm. Një tjetër shenjë është vrasja e dijetarëve të fesë dhe mos rrespektimi i rregullave fetare dhe parimeve bazë të njerëzimit në sjelljen e tyre organizative si klasifikimi i të gjitha anëtareve femra si gra të liderit të grupit, Masud Rajavit, të cilën muxhahedinët e njihnin si një pjesë të xhihadit të tyre.    

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur