Rajavi tha: tortura dhe ekzekutimi brenda organizatës është normale

Categoria: Lajme

Shoqata e Shpëtimit e Qendrës Fars

Ka shumë dokumente për njerëzit që u vranë në mënyra të ndryshme në Organizatën Muxhahedin Khelk. Anëtarët e ndarë të organizatës, gazetarët dhe akademikët kanë përshkruar emrat dhe historitë e hidhura dhe të pabesueshme të viktimave në artikuj të ndryshëm që kanë botuar në lidhje me abuzimet e të drejtave të njeriut nga Muxhahedinet Khelk.

Sidoqoftë, emrat e parë të botuar zyrtarisht nga një organizatë ndërkombëtare në lidhje me viktimat e sektit Rajavi ishin "Parviz Ahmadi" dhe "Ghorban Ali Torabi". Një raport nga mbikqyerësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me titull "Dalja e Ndaluar" mbi shkeljen e të drejtave të anëtarëve të Organizatës Muxhahedin Khelk u botua në Mars të vitit 2005. Ky raport konfirmon të paktën dy vrasje që rezultojnë nga torturat nga torturuesit e Muxhahedinve Khelk, duke cituar dëshminë e disa anëtarëve të ndarë nga Organizata që janë, Abbas Sadeghi Nexhad, Ali Qashqavi dhe Ali Reza Mir Asgari.

Përgjigja e kësaj, pse njerëzit në organizatën e Rajavit u burgosën ose u torturuan herë pas here dhe pastaj u vranë, përgjigjja është për shkak të natyrës së diktaturës së Rajavit, e cila justifikon çdo krim të bërë. Rajavi personalisht e pranon qasjen e tij të dhunshme për qeverisjen e organizatës së tij, duke e quajtur atë një vazhdim të diktatorëve të tjerë gjakatarë në histori, të tilla si Ho Chi Minh dhe Stalin. Ky është një fakt i rëndësishëm për Massoud Rajavi që një vit para botimit të mbikëqyersëve të të drejtave të njeriut (Human Rights Watch), gazetari francez Alain Schwalrias e trajtoi këtë në librin e tij "Burned Alive" “djegja e gjallë”

Len Schwalrias, mendoi për të shkruar këtë libër pas vetë-djegies së anëtarëve të Organizatës Muxhahedin Khelk në qytetet evropiane pas arrestimit të Maryam Rajavi nga policia franceze në vitin 2003, ai udhëtoi në Irak, Iran, Gjermani, Britani për të intervistuar ish-anëtarët e MEK-ut, për të shqyrtuar dimensionet e ndryshme të marrëdhënieve midis Organizatës Muxhahedin Khelk. Gjatë vizitës së tij në Gjermani për të intervistuar tre anëtarë disidentë, që quhen Mohammad Hussein Sobhani, Ali Qashqavi dhe Reza Radmanesh, përmendën vrasjen e Parviz Ahmadi dhe Ghorban Ali Torabi.

Reza Radmanesh ishte bashkuar me Muxhahedin Khalq në moshën pesëmbëdhjetë vjeç dhe pas shumë vitëve luftë dhe duke duruar të gjitha llojet e presioneve të Organizatës, burgosjeve dhe torturave, ai më në fund arriti të largohej nga organizata në moshën tridhjetë e një vjeç. "Ai në një pjesë të intervistës foli rreth torturave dhe burgosjeve në sektin Rajavi,"ai tha: Në vitin 1994, gjithçka në organizatë papritmas ndryshoi për mua. Unë u burgosa pa ndonjë arsye. Ndërsa unë po merresha në pyetje, dikush po torturohej në dhomën tjetër, unë e dëgjoja shumë mirë duke rënkuar dhe ulëritur nga torturat. Pas marrjes në pyetje, unë u dërgova në një qeli ku ishin disa nga shokët e mi. Pas pak, një person tjetër u soll në qelinë tonë dhe u hodh për tokë. Ai ishte një nga përgjegjësit tanë me emrin Parviz Ahmadi. Ahmadi i kishte krahët dhe këmbët e thyera. Rënkimet dhe ulërimat që dëgjoheshin në dhomën e marrjes në pyetje kishin qenë të tij. Ahmadi na kërkoi ujë, por para se të pinte ujë, ai vdiq para syve tanë. Ai vdiq në krahët tanë. Organizata njoftoi në botimin e saj se Ahmadi ishte vrarë nga Ministria Iraniane e Inteligjencës. Kjo ishte një gënjeshtër; Ahmadi u vra nga organizata. Ai ishte tridhjetë e gjashtë vjeç dhe vendas i Kurdistanit.

Reza Radmanesh gjithashtu ishte dëshmitar i vrasjes së Ghorban Ali Torabit dhe ai i tha Shavalrias se ishte i gatshëm të dëshmonte në çdo gjykatë për këta dy krime që kishte parë dhe që ka qenë dëshmitarë. Ai në vazhdim të kësaj bisede i tha gazetarit francez se ai në atë kohë ishte në burg, dhe pasi kishte qenë dëshmitarë i këtyre vrasjeve dhe krimve, ai ishte i tmerruar dhe ai thotë se, "Unë gjatë marrjes në pyetje pranova gjithçka që ata më kërkuan të bëja nga frika se mos më vrisnin". Ata më paraqitën një tekst tetëdhjetë faqesh dhe më kërkuan ta firmosja.

Reza Radmanesh dhe dhjetë anëtarë të tjerë që Organizata Muxhahedin Khelk ishte e zemëruar, u lanë të lirë pasi duruan tetë muaj burg dhe tortura për të vazhduar jetën e tyre në Organizatë. Pas lirimit, Massoud Rajavi i thërret dhe, siç shpjegon Radmanesh, u thotë: "Ata kishin planifikuar për të më vrarë. Ky problem është zgjidhur sot. Ju jeni të lirë.

Massoud Rajavi vazhdon të justifikojë trajtimin çnjerëzor të anëtarëve të organizatës së tij duke i thënë Radmanesh dhe shokëve të tij: "Ajo që keni parë ose duruar gjatë kësaj kohe është normale në organizatat e majta politike. Ho Chi Minh ekzekutoi të gjithë anëtarët e Organizatës së tij politike brenda natës. Stalini bëri të njëjtën gjë. Ju jeni gjallë, nuk ka rëndësi nëse rriheni pak.

Rajavi nuk e përmendi vrasjet e Ahmadit dhe Torabit, por me siguri edhe vdekja e tyre nuk kishte rëndësi për të, pasi edhe Ho Chi Minh dhe Stalini i justifikuan ato. Të gjithë diktatorët e historisë kanë tipare të ngjashme të personalitetit dhe rrjedhimisht veprime dhe sjellje të ngjashme. Historia është prova më e mirë.

Mazda Persian

Burimi: Faqet 183 dhe 184 të librit "Të djegur të gjallë në emër të Marksit dhe Muhamedit" teksti francez.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur