Përsëri MEK-u burim telashesh diplomatike për Shqipërinë

Categoria: Lajme

Emri i mirë i Atdheut tim vazhdimisht po merret nëpër gojë në organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, që nga agjensitë e ndryshme të Kombeve të Bashkuara e deri te Nisma e Detit të Zi. Burimi i vetëm i këtyre kokëcarjeve diplomatike për Shqipërinë është prezenca e MEK-ut në Shqipëri.
Diplomatëve shqiptarë jashtë shtetit por edhe personelit të Ministrisë së Jashtme herë pas here u duhet të merren me kërkesat, protestat e ankesat e familjarëve të anëtarëve të MEK-ut, që gjenden në Kampin Ashraf 3 në Manëz. Disidentët e MEK-u, ish anëtarë të këtij Kultit Rajavi, që janë në vende të ndryshme evropiane, po ashtu bëjnë protesta, ankesa, kërkesa e peticione drejtuar organizmave të ndryshëm ndërkombëtarë.
Rasti më i fundit është ai i Zj. Manzar Sharif Aqili, nëna e moshuar dhe e verbër e MEK-ses Mahnaz Bazazi. Zonja në fjalë i dërgoi një ankesë Komitetit të Kombeve të Bashkuara për Personat e Zhdukur si edhe Zyrës së Komisariatit të lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Në kërkesën e saj Zj. Manzar u lutet këtyre organizmave që të ndërhyjnë pranë autoriteteve kompetente shqiptare, që ta informojnë këtë nënë hallexhije për gjendjen shëndetësore të së bijës. Prej 35 vjetësh nëna e verbër nuk ka arritur të flaës asnjë herë me të bijën.

Nëna është vecanërishtr e shqetësuar për shëndetin e së bijës për shkak se Kampi Ashraf 3 është shndërruar në një vatër të nxehtë infeksioni me Covid-19, që ka shkaktuar mjaft viktima në rradhët e MEK-save.

Zonja në fjalë është nga qytetit Kordkuy ( Tamishe) në Provincën e Gholestanit. Ndihem i detyruar moralisht ta bëj sa më publik hallin e madh të kësaj nëne të verbër dhe zemër coptuar, ndër të tjera edhe sepse e kam vizituar thuajse një vit më parë Gholestanin dhe qytetin e Tamishes, ku më ka prekur vecanërisht shumë mikëpritja dhe sjellja e shkëlqyer e banorëve të zonës.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur