Për herë të parë, Irani zbulon emrat e martirëve të vrarë nga terroristët e MEK gjatë vitit 1988

Categoria: Lajme

 

Fotoja tregon Maryam Rajavinë, lideren e kultit terrorist anti-iranian të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të quajtur Muxhahedinët Khalk (MKO, MEK), dhe avokatin personal të presidentit të Amerikës dhe ish-guvernatorin e qytetit të New Yorkut, Rudy Giulianin gjatë një mbledhjeje vjetore të MEK në Paris.

 

Një OJQ iraniane për të drejtat e njeriut ka zbuluar për herë të parë emrat e 1,503 martirëve të vrarë nga anti-iranianët e  organizatës terroriste Muxhahedinët Khalk (MKO) në provincat perëndimore të vendit diku 32 vite më parë.

 

Duke cituar një raport nga Shoqata Habilian, agjencia e lajmeve Nournews, gjatë ditës së hënë tha se terroristët e MKO dhe një numër i madh i të “burgosurve të arratisur” të cilët ishin lënë të lirë nga dhembshuria islamike, në vitin 1988 janë thirrur në Irak nga vende të ndryshme të botës.

 

Këta terroristë kanë kryer inkursione të ndryshme ushtarake nga Iraku kundër territorit iranian. Operacionet përfshijnë tre sulme të mëdha ushtarake të quajtura Aftab (në rajonin Fakkeh në provincën jugperëndimore të Iranit të quajtur Khuzestan në mars të vitit 1988), Chelcheragh(në Mehran, një rajon në provincën perëndimore të quajtur Ilam më 18 korrik 1988) dhe Fourugh Javidan (duke shenjestruar qytetin perëndimor të Kermanshahut më 25 korrik 1988).

 

Lista e zbuluar të cilën do ta lexojmë më poshtë, përfshim njerëzit të cilët janë martirizuar nga MEK në këto tre operacione ushtarake dhe sulme të tjera sporadike në vitin 1988 përgjatë kufirit perëndimor të vendit.

 

MEK ka kryer shumë vrasje dhe ka vendosur shumë bomba kundër zyrtarëve iranianë dhe civilëve që nga fitorja e Revolucionit Islamik në vitin 1979. Ata kanë qëndruar tejet të anuar nga ana e diktatorit irakian Sadam Huseinit gjatë luftës së tij kundër Iranit në vitet 1980-88.

 

Nga një pjesë e afërsisht 17,000 iranianëve të vrarë nga sulmet terroriste që nga koha e revolucionit, rreth 12,000 prej tyre kanë rënë pre e akteve terroriste të MEK.

 

Ky grup është quajtur terrorist dhe ka qëndruar në listën amerikane të organizatave të huaja terroriste deri në vitin 2012. Shumica e vendeve europiane, duke përfshirë dhe Francën, gjithashtu e kanë fshirë këtë grup nga lista e zezë. Terroristët anti-iranianë shijojnë lirinë e aktivitetit në SHBA dhe Europë, madje mbajnë dhe takime me zyrtarë amerikanë dhe ata të Bashkimit Europian.

 

Më herët në muajin qershor, Ministria e Jashtme iraniane, kritikoi ashpër Europën dhe SHBA-të për ndihmimin dhe aftësimin e grupit terrorist MEK.

 

“Europa është shtëpi e këtij entiteti mashtrues dhe paratë e taksapaguesve amerikanë kanë financuar mizoritë e këtij grupi të korruptuar”,-u tha nga ministria.

 

Ministria shtoi se si rezultat i mbështetjes së tyre të plotë për MEK, Europa dhe Amerika sëbashku kanë përlyer duart e tyre në masakrën e iranianëve të pafajshëm nga kjo organizatë terroriste.

 

Ndërkohë, fotot e përhapura sëfundmi kanë treguar influencën e fushatave të medias sociale të udhëhequra nga MEK të mbështetur nga SHBA kundër Iranit.

 

Fotot e zbuluan për herë të parë një pjesë të fushatës sekrete të organizatës në mediat sociale e cila shenjestronte përdorues të gjuhës perse, angleze dhe arabe në rrjetet sociale.

 

Përveç Amerikës dhe Europës, MEK i përqëndruar në Paris, i konsideruar si grupi terrorist më i pështirë në mesin e iranianëve, gjithashtu merr një mbështetje të madhe nga Arabia Saudite.

 

Grupi mban konferenca luksoze çdo vit në kryeqytetin francez, me disa amerikanë, perëndimorë, dhe zyrtarë arabo sauditë si të ftuar nderi. Në mesin e tyre përfshihen ish këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton , avokati personal i Presidentit të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, Rudy Giuliani, ish-kryeministri kanadez Stephen Harper, dhe ish shefi i spiunazhit të Arabisë Saudite, princi Turki Al-Faisal.

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur