Amerika e cila mbështet terroristët e MEK nuk është e kualifikuar të gjykojë të tjerët; Iran

Categoria: Lajme

 

Amerika nuk është e kualifikuar të gjykojë vendet e tjera: Ministria e Jashtme e Iranit

 

Ministria për Punët me Jashtë e Iranit dënoi me forcë një raport anti-iranian të lëshuar së fundmi nga Departamenti Amerikan i Shtetit

 

Për shkak të historisë së tyre të errët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës  nuk janë  aspak të kualifikuara politikisht, legalisht dhe moralisht  të gjykojnë vendet e tjera, -tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Abbas Mousavi ditën e hënë.

 

Vërejtjet erdhën si përgjigje ndaj një raporti  të publikuar së fundmi nga Departamenti Amerikan i Shtetit që akuzon Iranin për implementim të masave terroriste pas Revolucionit Islamik, pa sjellë asnjë provë dhe fakt.

 

Mousavi tha se raporti i pa mbështetur në ndonjë provë është rezultat i iluzionit të Amerikës dhe është vazhdimi i një lufte psikologjike kundër vendit të tij.

 

Zëdhënësi shtoi se raporti është plot me akuza iluzive të cilat nuk janë vërtetuar kurrë. Ai tha se këto pohime po kryhen nga ata të cilët gjatë shekullit të kaluar kanë ndërhyrë në punët e brendshme të 55 shteteve të pavarura dhe kanë vendosur masa të jashtëligjshme kundër popujve të botës.

 

Ai vazhdoi duke dhënë shembuj të krimeve të SHBA-ve duke përfshirë dhe terrorizmin ekonomik kundër 33 vendeve që nga viti 2017, duke mbështetur grupe terroriste të tilla si MEK dhe ISIS. Duke mbështetur kartele të drogës, diktatorë dhe regjime fashiste, duke organizuar 79 grusht shtete nëpër botë, e të tjera si këto.

 

Kjo është deklarata e publikuar në uebin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit:

 

“I ashtuquajturi raport, si një çështje sigurisht, është një amalgamë e fantazisë dhe akuza false për shkak se nuk janë paraqitur kurrë fakte që të mund t’i vërtetojnë ato. Dhe këto po kryhen nga ata që gjatë shekullit të kaluar kanë ndërhyrë në punët e brendshme të të paktën 55 shteteve të pavarura në botë me pretekste të rreme.  Ka një listë të gjatë të masave të tyre (amerikanëve) të jashtëligjshme kundër popujve të ndryshëm të botës, ndërkohë që analistët dhe kërkuesit kanë zbuluar vetëm pak prej tyre duke publikuar qindra libra në lidhje me këtë,”-tha Mousavi.

 

“Vetëm në seksionin e sanksioneve dhe terrorizmit ekonomik, sipas statistikave të marra nga Departamenti Amerikan i Thesarit, nga viti 2017 e derimë tani janë sanksionuar 33 shtete. Shumë prej këtyre sanksioneve të njëanshme dhe ekstraterritoriale kanë patur një impakt të rëndë dhe destruktiv mbi popujt e këtyre vendeve,”-tha zëdhënësi.

 

Përgjatë historisë së tij të shkurtër të ekzistencës, militarizmi amerikan ka qenë më i ashpër se shumë nga perandoritë e etura për gjak dhe agresive që ka parë historia.  Duke shtuar, Mousavi tha: “Amerika ka kryer në mënyrë direkte 79 grusht shtete dhe komplote të ndryshimit të regjimeve nëpër vendet e botës nëpërmjet Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), disa prej të cilave kanë dështuar.  Për më tepër, SHBA ka ofruar në mënyrë direkte dhe indirekte përkrahje për kaos anti-qeveritar dhe anarki në shtete të ndryshme, ku disa prej tyre kanë ndihmuar indivitë dhe qeveritarë kukull të ngjiten në pushtet.”

 

Zëdhënësi iranian gjithashtu citoi dhe përkrahjen që SHBA u ka dhënë fashistëve dhe regjimeve të trafikimit të drogës gjatë dekadave të fundit, duke thënë se më shumë se 35 regjime të bazuara në fashizëm dhe trafikimin e drogës kanë marrë përkrahjen e Amerikës.

 

“Skandali amerikan në përgjimin e liderëve të botës, më së shumti aletatët e Amerikës, është një tjetër pjesë e të dhënave të errëta dhe të tmerrshme të kësaj qeveria rebele,”-kritikoi Mousavi.

 

Në vazhdim, zëdhënësi i Mistrisë së Jashtme Iraniane, dënoi qeverinë amerikane si një sponsor të terrorizmit, dhe mbi të gjitha, e akuzoi duke i thënë se është një shtet terrorist, i cili sipas informacioneve të disponueshme, që nga vitet 1960 ka sponsorizuar së paku 8 grupe terroriste famëkeqe me të dhëna të përgjakshme dhe të frikshme në Azinë Perëndimore, Europë dhe Amerikën Latine. Më pas Mousavi u tregoi amerikanëve për mbështetjen e plotë të terroristëve të organizatës Muxhahedinët Khalk (MEK) që kanë vrarë 17,000 qytetarë iranianë dhe zyrtarë përgjatë katër dekadave të shkuara. Ai gjithashtu citoi dhe krijimin dhe mbështetjen e grupit terrorit të etur për gjak, ISIS-it, si një tjetër shembull të historisë së krimeve amerikane përgjatë viteve.

 

Në vazhdim zëdhënësi përmendi viktimat civile të operaciove të ushtrisë amerikane me dronë në të paktën 5 shtete duke përfshirë Afganistanin, Pakistanin, Somalinë, Libinë dhe Jemenin, duke thënë se janë marrë në shenjë dhe vrarë qëllimisht një numër i madh individësh dhe civilësh në operacionet që janë lëshuar në emër të luftës kundër terrorizmit.

 

“Lista e krimeve terroriste dhe anti-humane të kryera nga Amerika është shumë e gjatë dhe e tmerrshme; por do të ishte më mirë që pushtetarët amerikanë të rikujtojnë cilat ligje janë ratifikuar zyrtarisht nga Kongresi  edhe brenda Amerikës për të zbardhur katastrofat në sytë e opinionit publik në vazhdën e aktiviteteve terroriste, vrasjeve të shenjestruara, eliminimeve politike dhe ekzekutimeve jashtëgjyqësore. Ata thejshtë duhet të kërkojnë për ato fraza për të gjetur se cili vend përdor teknikat më kreative për të vrarë njerëz të pafajshëm,”-shtoi ai.

 

“Sipas asaj që u përmend, USA nuk ka as më të voglën kompetencë politike, legale dhe morale të gjykojë vendet e tjera, dhe është më mirë të merret me t rekordet e errëta dhe të këqia të vetes në fillim, veçanërisht duke patur parasysh se menaxhimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, për momentin, në progresin e tij,  është duke cituar me krenari gënjeshtra si fakte,”-konkludoi Mousavi.

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur