Një portal amerikan zbulon çështjen e vrasjes së gjeneral Kasem Sulejmanit

Categoria: Lajme

Një nga portalet amerikane të lajmeve zbuloi se përkundrazi pretendimit të Washingtonit, urdhëri i vrasjes së gjeneral Kasem Sulejmanit është dhënë muaj më parë.

Sipas raportit të qendrës së lajmeve investigative Habilian, duke cituar nga "Sputnik", kanali NBC,  një nga portalet e lajmeve në SHBA, zbuloi se përkundrazi pretendimit të Washingtonit se ekzistonte një kërcënim i menjëhershëm, urdhëri i vrasjes së gjeneral Kasem Sulejmanit është dhënë nga Trump 7 muaj më parë.

Ky portal, duke cituar 5 ish-zyrtarë të qeverisë amerikane, ka shkruar se qeveria e Trump, presidentit të SHBA, 7 muaj më parë u ka dhënë leje zyrtarëve të qeverisë se nëse sulmet e Iranit apo të forcave të mbështetura prej atij vendi, do të të rezultojnë me ndonjë amerikan të vdekur, të vritet gjeneral Kasem Sulejmani. Në bazë të këtij raporti, sigurisht që Donald Trump e ka lënë urdhërin përfundimtar të zbatimit të këtij operacioni, të varur nga firma e tij.

Ky raport publikohet në një kohë kur Donald Trump këtë javë ka thënë në "Fox News" se gjeneral Sulejmani po planifikonte operacione rrymat e të cilëve do të sulmonin 4 ambasada amerikane nëpër botë. Në të njëtën kohë sekretari amerikan për mbrojtjen Mark Esper, është shprehur se pranë tij nuk ka mbërritur asnjë informacion i qartë që të tregojë se Irani po përgatitej për të sulmuar katër ambasada amerikane në botë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur