Do të shqyrtojmë dimensionet ligjore të terrorizmit shtetëror të Amerikës dhe martirizimin e gjeneral Sulejmanit

Categoria: Lajme

Këshilltarja ligjore e presidentit u shpreh: "Vrasja e komandantëve ushtarakë dhe e zyrtarëve të një shteti të pavarur anëtar të Kombeve të Bashkuara nga ana e qeverisë amerikane, është një shembull i terrorizmit shtetëror kundër Iranit dhe një shkelje e dukshme e së drejtës ndërkombëtare."

Sipas raportit të qendrës ndërkombëtare të lajmeve investigative Habilian, të cituar nga "Mizan", Laya Juneidi, duke vënë në dukje operacionin ushtarak të jashtëligjshëm të Amerikës disa orë para mëngjesit të ditës së premte, ndërsa ngushëlloi këtë humbje të madhe, deklaroi: "Vrasja e komandantëve ushtarakë dhe e zyrtarëve të një shteti të pavarur anëtar të Kombeve të Bashkuara nga ana e qeverisë amerikane, është një shembull i terrorizmit shtetëror kundër Iranit dhe një shkelje e dukshme e së drejtës ndërkombëtare."

Këshilltarja ligjore e presidentit u shpreh: "Organizata Ligjore e Shtetit, do të shqyrtojë temën në aspektet ligjore në bashkëpunim me personat juridikë."

Juneidi u shpreh: "Duke patur parasysh se operacioni i vrasjes është kryer në Irak, është shkelur sovraniteti kombëtar i Irakut dhe  mund të ndiqet ligjërisht nga ai vend."

Disa orë para mëngjesit të ditës së premte të datës 3 janar, gjatë një sulmi ajror të forcave pushtuese dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit,  ushtari i udhëheqjes dhe umetit musliman, gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i përkushtuar, trim dhe i pashoq i forcave Kuds të Gardës së Revolucionit Islamik, ra dëshmor pas një jete të tërë luftimesh, përkushtimesh dhe rolesh ndikuese dhe krenare në rrugën e mbrojtjes së Islamit, Kuranit dhe Ehli Bejtit të pamëkatë (paqja qoftë mbi ta) dhe krenarisë së Iranit të dashur.

Në këtë sulm të jashtëligjshëm ranë dëshmorë edhe disa shoqërues të tij dhe komandanti i ushtarëve Hashd El-Abi të Irakut, luftëtari i madh Ebu Mahdi El-Muhendisi.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur