Komandanti i lartë i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik(IRCG) tha se USA, Anglia, Izraeli dhe regjimet e tjera të rajonit, duhe të presin të shohin interesat e tyre duke u djegur nëse vazhdojnë të nxisin rebelimin në Republikën Islamike të Iranit.
"Po ju them (liderët e Amerikës, Izraelit, Britanisë, dhe armiqtë rajonalë të cilët nxisin rebelim), nëse nuk ndaloni rebelimin, ne do të ndezim zjarr në interesat tuaja, dhe kjo është fjala jonë e fundit."-tha Major gjeneral Hossein Salami në një mbledhje në Rey, në jug të Teheranit.
"Ne u themi armiqve tanë, ne do ju ndjekim, do ju gjejmë, dhe do të hakmerremi"-kërcënoi ai.
Më parë gjeneral Salami ka thënë se armiqtë po përpiqen të krijojnë rebelim në Iran me qëllim për të kompensuar humbjet e tyre kundër popullit iranian.
Në vërejtjet e 4 dhjetorit, ai tha se armiqtë janë munduar ta portretizojnë kaosin në Iran si një rezultat të "presionit psikologjik" të shkaktuar mbi iranianët nga e ashtuquajtura fushata e presionit maksimal nga Washingtoni.
Sidoqoftë, populli iranian edhe një herë tjetër e ktheu kërcënimin e armikut në një mundësi për shkak se ishin në dijeni se Irani përballet me një rrezik sigurie kur armiku infiltrohet në vend nga jashtë. Në mesin e nëntorit, qeveria iraniane rriti çmimin e naftës në mënyrë që të moderojë shkallën e konsumit kombëtar.
Kjo lëvizje shkaktoi një sërë protestash në qytete të ndryshme të cilat ishin masivisht paqësore, por u bënë të dhunshme kur elementë rebelë dhe të armatosur përfituan duke marrë në dorë situatën dhe vandalizuar pronën publike dhe shtetërore dhe duke sulmuar forcat e sigurisë por edhe qytetarët e thjeshtë.
Irani thotë se shumë nga rebelët janë zbuluar të kenë lidhje me grupet e mbështetura nga USA si orgnaizata terroriste Muxhahedinët Khalk, monarkistët, separatistët dhe disa grupe të organizuara kriminale të trajnuara për të kryer akte sabotimi.
Liderët amerikanë i përkrahin hapur protestuesit me Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeon duke u bërë thirrje atyre për t'i dërguar atij videot e akteve të tyre të dhunës.
Sëshpejti trupat amerikane do të largohen nga rajoni
Në komente të ndara rreth të mërkurës, një këshilltar i lartë ushtarak i liderit të Revolucionit Islamik, Ajatollah Seyyed Ali Khameneit, tha se sëshpejti trupat amerikane do të largohen nga rajoni i Azisë Perëndimore.
"Ju siguroj se sëshpejti trupat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të arratisen nga rajoni i Azisë Perëndimore",-tha major gjeneral Yahya Rahim-Safavi ditën e mërkurë.
"Populli sirian do i hedhë amerikanë jashtë vendit të tyre, dhe vigjilenca e shteteve rajonale do e sjellë Amerikën drejt humbjes,"-shtoi ai.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir