Në çrregullimet e fundit janë arrestuar 34 persona nga Muxhahedinët Khalk

Categoria: Lajme

Drejtori i Këshillit të Lartë të Sigurisë tha: "Gjatë trazirave të fundit janë arrestuar 34 persona nga muxhahedinët të cilët ishin në kontakt me Arabinë Saudite, Izraelin dhe Anglinë."

Sipas raportit të qendrës së gazetarëve të ruajtjes së sigurisë Defae Pars, drejtori i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare nënadmiral Ali Shamkhani, pasditen e sotme në ceremoninë e përkujtimit të gjeneral Ibrahim Muhamedzade-it, në lidhje me trazirat e javës së kaluar, u shpreh në mesin e gazetarëve duke thënë: "Duhet tëanalizojmë disa pika në lidhje me këtë; si fillim janë protestat e njerëzve për një jetë më të mirë; këto protesta llogariten si reflektime të ngjarjeve."

Ai vazhdoi: "Ne e kemi ndjerë dhe vazhdojmë ta ndjejmë prezencën e popullit në këto protesta dhe si një shërbyes i tyre mendoj se ata kanë të drejtë të protestojnë për kushtet e jetesës në mënyrë që t'i bëjnë më të ditur pushtetarët për gjendjen e tyre në mënyrë që të gjendet zgjidhja."

Nënadmiral Shamkhani shtoi: " Sigurisht që duhet të bëjmë dallim mes protestave të pranueshme dhe shkatërrimit të objekteve të forcave ushtarake, policisë, bankave dhe karburanteve."

Ai përkujtoi: "Këto shkatërrime nuk janë për popullin tonë, por për persona të cilët nga viti 2017 e më pas, ose nga 2009 e më pas, i kanë kthyer rrjetet sociale një  enciklopedi të trajnimit për shkatërrim."

Drejtori i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare tha: "Në përbërjen e këtij grupi të kufizuar që morën në dorë protestën e njerëzve, përfshihen njerëz aktiv dhe propagandues në internet të grupeve politike të tilla si muxhahedinët,  monarkistët, populistët dhe separatistët."

Ai specifikoi: "Këta persona nuk i kanë nisur vet protestat, por i morën ato në dorë pasiqë filluan. Sigurisht që rrjetet sociale ishin vendi i projektimit dhe menaxhimit të akteve të tyre shkatërrimtare."

Nënadmiral Shamkahni, duke shprehur se këta persona ishin të lidhur me disa qeveri dhe muxhahedinët, shtoi: "Muxhahedinët kanë qenë ba'athistë pa uniformë në luftë të cilët punonin për të huajt kundër atdheut, dhe këtë herë gjithashtu ata e bënë këtë gjë me bashkëpunim me Arabinë Saudite, Izraelin dhe Anglinë."

Ai tha: "Mendoj se deri më tani janë arrestuar 34 persona nga muxhahedinët dhe është zbuluar dhe një rrjet i gjërë i kanaleve të cilat nuk mbanin emrin e muxhahedinëve por punon në linjat e tyre. Për shkak se njerëzit nuk i duan muxhahedinët, ata kanë punuar pa e përmendur dhe pa e përdorur emrin e tyre. Po ta bënin një gjë të tillë, njerëzit nuk do t'i ndiqnin."

Drejtori i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare vazhdoi: "Ata do të kontrollohen të gjithë një e nga një, dhe do të shqyrtohet me kujdes  roli dhe përgjegjësia e tyre në vrasjet, krimet shkatërruese dhe shkatërrimet e pronës private e publike."

Ai theksoi: "Nëse ata nuk do të kishin krijuar trazira, njerëzit do të vazhdonin protestën e tyre dhe nuk do të kishte asnjë problem, dhe ne gjithashtu ishin në pritje për të pranuar problemet e popullit."

Në fund, nënadmiral Shamkhani shtoi: "Sigurisht që nga të arrestuarit kemi shtënë në dorë aparatura të ndryshme komunikimi por edhe shkatërrimi gjithashtu."


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur