Lajmi i kufizimit të muxhahedinëve në Francë nuk është i pabazë

Categoria: Lajme

Qendra amerikane për lajmet investigative Loblog, me publikimin e një artikulli me temë "A është duke vepruar Franca kundër muxhahedinëve?", duke vënë në dukje çështjen e lajmit të përhapur së fundmi me anë të një twit-ti të një zyrtari fracez në lidhje me kufizimin e aktiviteteve të muxhahedinëve që më pas u mohua nga pallati presidencial Elize, shkruajti: "Lajmi i kufizimit të muxhahedinëve në Francë nuk është i pabazë."

Sipas raportit të shërbimit ndërkombëtar të qendrës së lajmeve investigative Habilian, Loblog, në fillim të këtij artikulli ka shtruar disa pyetje: "Cilët persona fshihen pas këtij twitteri? Cili ishte qëllimi i tyre me publikimin e këtij lajmi? Përse zgjati afërsisht një muaj që llogaria e falsifikuar e twitterit të Kohlerit të mbyllej? Çfarë mesazhi na jep kjo ngjarje për aftësinë e qeverisë franceze në luftën kibernetike?"

Dhe pas paraqitjes së këtyre pyetjeve, shkruan: "Përveç kësaj çështjeje, në të vërtetë ky lajm nuk  është i rremë dhe i pabazë."

Në vazhdim, shkruan për të shkuarën terroriste të muxhahedinëve dhe aktivitetet e tyre dhe pas kësaj shkruan disa arsye se përse qeveria franceze dëshiron të kufizojë aktivitetet e tyre dhe madje edhe t'i dëbojë ata. Një arsye e shkruar prej tyre është kundërshtimi i qeverisë franceze me mbajtjen e mbledhjes vjetore të muxhahedinëve në Francë ku sipas shkrimtarit, qëllimi kryesor i qeverisë franceze me këtë kundërshtim është përpjekja për zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me Teheranin. Një arsye tjetër, është dhe kjo që qeveria franceze duke i kufizuar muxhahedinët, po mundohet të lirojë dy të burgosur francezë në Iran. Në lidhje me këtë, shkrimtari tregon dhe për largimin e muxhahedinëve drejt Irakut në kohën e Zhak Shirakut.

Në fund të shkrimit, shkrimtari shpreh: " Pavarsisht se shpesh muxhahedinët bëjnë ndonjë veprim në senatin francez apo në parlamentin evropian dhe bëjnë takime me disa përfaqësues,  ky grup nuk ka mundur kurrë të hedhë hapa në njësitë zyrtare evropiane që kanë lidhje me temën e Iranit, dhe veprimet e vogla që  bëjnë nëpër parlamente të ndryshme tregojnë për përpjekjet e pamund të këtij grupi për të mbijetuar dhe nuk janë aspak të krahasueshme me mitingjet që kanë mbajtur gjatë viteve të shkuara në Francë.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur