Franca vendos të dëbojë muxhahedinët

Categoria: Lajme

Shefi i  shtabit të punëtorëve në Elize, njofton për vendimin e presidentit të Francës për dëbimin e muxhahedinëve nga ky vend.

Sipas raportit të qendrës ndërkombëtare të lajmeve investigative Habilian, kryetari i shtabit të punëtorëve në pallatin e Elizes, Alexis Kohler, shkruajti në twitter për vendimin e presidentit francez Emanuel Macron për t'i dhënë fund prezencës 40 vjeçare të grupit të muxhahedinëve në atë vend.

Në llogarinë  e tij në twitter, Kohler, duke lajmëruar  takimin e presidentit Emanuel Macron me ministrin e jashtëm francez Jean Yves Le Drian, shkruan se njëra nga temat e diskutuara në atë takim  ishte prezenca e grupit terrorist të muxhahedinëve në Francë.

Drejtori u punëve të brendshme në pallatin Elize, duke vënë në dukje prezencën 40 vjeçare të grupit terrorist të muxhahedinëve në Francë, u shpreh se me vendosjen e tyre të plotë në Tiranë, ka ardhur koha që Parisi të rishikojë vendimin rreth kushteve që u ka dhënë udhëheqësve dhe drejtorëve të MEK-ut.

Ky zyrtar francez, duke vënë në dukje efektet negative të prezencës së muxhahedinëve në Francë, u shpreh: "Franca do të marrë vendime serioze për të kufizuar prezencës e liderëve të grupit terrorist të muxhahedinëve në tokën e saj."


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur