Bolton është i besuari i muxhahedinëve si kërkuesi i të drejtave dhe mbarëvajtësi i punëve të tyre në Shtëpinë e Bardhë

Categoria: Lajme

Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare e ka quajtur Boltonin si të besuarin e muxhahedinëve për kërkimin e të drejtave dhe mbarëvajtjen e punëve në Shtëpinë e Bardhë dhe tha: " Shkarkimet dhe emërimet në Bordin Amerikan të Drejtimit, nuk kanë asnjë ndikim në ndryshimin e pikëpamjes iraniane në lidhje me abuzimet e këtij vendi."

Sipas raportit të qendrës ndërkombëtare të lajmeve investigative Habilian, Ali Shamkhani, përfaqësues i liderit suprem dhe Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, në një shënim shkroi: "Armiqësia historike dhe vjetër e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me popullin e Iranit është më lart se roli i disa zyrtarëve. Vajta ardhja e disa zyrtarëve dhe prezenca e tyre në poste të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë, nuk shkakton asnjë ndryshim në mendimin e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me rrënjët dhe natyrën e veprimeve dhe politikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse sado që dy qeveritë e Obamës dhe Trumpit duken ndryshe nga njëra-tjetra, kanë të njëjtën politikë të sanksionimit të popullit të Iranit.

Bolton ishte kërkuesi i të drejtave dhe mbarëvajtësi i punëve të muxhahedinëve në Shtëpinë e Bardhë. Sigurisht që fanatizmin e tij si një Këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë do të vendoset në vëmendje si falimentin politik dhe moral në sistemin politik të Amerikës në përballjen me popullin iranian.

Premtimi që ai dha në sajë të budallallëkut dhe iluzionit se Revolucioni Islamik nuk do t'i arrijë të 40 vitet, do të regjistrohet në eksperiencën politike të tijën dhe të qeverisë amerikane si një dokument i një mpirjeje dhe fanatizmi të verbër të një zyrtari të lartë të shtetit.

Shkarkimi turpërues i Boltonit nga Shtëpia e Bardhë jo vetëm që e ktheu atë në koshin e mbeturinave të historisë por projektin e muxhahedinëve armiq dhe tradhëtarë të popullit, e bëri të dështojë turpshëm gjithashtu.

Armiqtë e Iranit të mos harrojnë se përhapja e fuqisë së pakrahasueshme rajonale e Iranit dhe rrëzimi i dronit modern amerikan në Gjirin Persik janë bërë në kohën e klithmave dhe kërcënimeve të vazhdueshme të Boltonit , gjë që është një shenjë shumë e qartë se politikat e ndërmarra nga Irani nuk ndikohen nga qasjet armiqësore të personave si ai.

Shkarkimet dhe emërimet në bordin amerikan të drejtimit, nuk kanë asnjë ndikim në ndryshimin e pikëpamjes iraniane në lidhje me abuzimet e këtij vendi, dhe kriteri i vlerësimit për Republikën Islamike, janë politikat e vërteta dhe veprimet e tyre në veçanti në lidhje me rrespektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe largimin e sanksioneve të padrejta dhe të paligjshme kundër popullit iranian.

Përfitimi nga politika e presionit ka vite që e ka humbur efektshmërinë e saj dhe kushtet e sotme të Iranit  që janë krijuar për shkak të politikës së "rezistencës aktive" , tregojnë se vullneti i Amerikës nuk mund të trondisë më interesat e popullit iranian."


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur