Mosad dhe MEK vranë Fakhrizadenë

Categoria: Lajme

Si mund të sabotojë diplomacinë dhe të hapë një luftë vrasja e shkencëtarit të lartë bërthamor iranian

Mohsen Falhrizadeh , një zyrtar bërthamor iranian kyç, është vrarë në Teheran. Edhe pse tani është e paqartë se kush e ka kryer këtë vrasje, Izraeli ka vrarë një numër të madh shkencëtarësh bërthamorë iranianë në të shkuarën, por deri më tani nuk ka pasur mundësi të mbërrijë tek i shumë mbrojturi Fakhrizadeh.

Disa raporte iraniane pretendojnë se ishte një sulm vetëvrasës, gjë që do t’i ulte gjasat se operativët e Izraelit e kanë kryer këtë sulm, por vrimat e plumbave që gjenden në makinën e Fakhrizadesë hedhin dyshime mbi këtë.

Sidoqoftë, në të shkuarën Izraeli ka përdorur operativë nga MEK (një grup iranian në mërgim i ngjashëm me sektet e cili së fundmi është hequr nga lista e Departamentit të Shtetit për organizatat e huaja terroriste) për të kryer sulme në Iran. MEK ka qenë grupi i parë që i ka prezantuar Iranit sulmet vetëvrasëse.

Por Izraeli është i dyshuari kryesor për shumë arsye: Ka ekspertizën dhe kapacitetin, e ka bërë edhe më parë, dhe ka një motiv.

Ndërkohë që nuk ka gjasa që Izraeli ta ketë kryer vrasjen pa marrë dritën jeshile nga administrata e Trump, një përfshire e drejtpërdrejtë e rolit të SHBA nuk mund të përjashtohet. Administrata e Trump ka kryer në mënyrë të raportuar disa operacione sabotimi me Izraelin kundër sajteve nukleare të Iranit gjatë viteve të kaluara dhe është mbështetur pjesërisht mbi inteligjencën izraelite për të kryer vrasjen e gjeneral Kasem Sulejmanit jashtë aeroportit të Bagdadit janarin e fundit. Më herët gjatë këtij muaji, thuhet se vetë Trump rriti mundësinë e sulmit ndaj Iranit me këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare. Vetëm para një jave, luftënxitësi më spikatur kundër Iranit, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe liderët e kundërshtarëve të Iranit në Gjirin Persik, sidomos me ata të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sidoqoftë sulmi ndaj Iranit në këto momente mund të ketë humbje të mëdha për Izraelin. Irani mund të fillojë një konflikt jashtë dhe larg kufijve të tij që do të thithë në të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sjellë një konfrontim mes SHBA dhe Iranit , të cilin Netanyahu ka kohë që e pret.

Ose, nëse Irani ulet për të pritur për një marrëveshje me presidentin e zgjedhur Biden, nuk ka shumë gjasa që administrata e Trump të imponojë ndonjë kosto tjetër për provokime të tjera izraelite. Sido që të jetë, vrasja (dhe sulmet e tjera që ka gjasa të ndodhin në të ardhmen) do të vështirësojë pozitat e Iranit dhe do të komplikojë ( në mos jo, do t’i gjymtojë përpjekjet e ekipit të Biden për të rigjallëruar diplomacinë. Kjo i shërben interesave të Netanyahut gjithashtu.

Me të vërtetë, hapja e Teheranit ndaj JCPOA-së për negociatat mbi raketat dhe çështje të tjera, me shumë gjasa kanë për t’u zvogëluar nëse Izraeli përfshihet në vrasjet e reja në Iran. Në fakt, administrata e Obamës e ka dënuar vrasjet e më hershme të Izraelit saktësisht sepse e dinin se vrasjet nuk do ta tërhiqnin pas programin bërthamor të Iranit, ashtu siç mund ta frenojnë negociatat për marrëveshje.

Duke marrë parasysh përgjegjësinë e Izraelit dhe pranimin nga ana e administratës së Trump, nëse nuk është bashkëpunim, në provokimet shtesë të Izraelit, tani e shohim veten tonë në një situatë të ngjashme ose ndoshta më të rrezikshme gjatë dy muajve të ardhshëm, veçanërisht nëse Biden dhe ekipit i tij i politikës së jashtme dështon për t’i komunikuar Izraelit fuqishëm  se ka për të paguar çmime nëse vazhdon të kryejë sulme brenda Iranit gjatë kalimit të pushtetit.

Prandaj ne duhet të presin ditë me të tatëpjeta derisa presidenca t’i kalojë Bidenit. Dhe nëse zbulohet se Izraeli është i përfshirë në atë vrasje, nuk duhet të ketë asnjë iluzion rreth dëshirës së Netanyahut për ta tërhequr Amerikën në një tjetër luftë pa fund në Lindjen e Mesme.

Gjithashtu është e rëndësishme që publiku amerikan të marrë shënim një model më të gjerë. Nga viti 2002 e deri në vitin 2012, Izraeli e ka shtyrë Amerikën të merret me programin bërthamor të Iranit. Gjatë asaj periode, i obliguar, Uashingtoni ka vendosur sanksione më të forta kundër Teheranit dhe ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur për ndërhyrje ushtarake. Por ato përpjekje kanë dështuar sepse Irani sistematikisht ka vazhduar të rrisë kapacitetin e tij bërthamor.

Më pas, nga vitit 2012 e deri në vitin 2015, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdorën diplomacinë e vërtetë (së bashki me Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën) duke përfunduar në “Joint Comprehensive Plan of Action (JCPOA), e cila gjerësisht është përshëndetur si marrëveshja më e madhe e arritur ndonjëherë për mos përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, me anë të cilit Irani pranoi të frenojë programin e tij nuklear në mënyrë drastike.  Pavarësisht atyre kufizimeve, Izraeli deklaroi kundërshtimin e tij dhe shtyu me sukses administratën e Trump të largohet nga marrëveshja në vitin 2018 dhe të fillojë një fushatë të re sanksionesh kundër Iranit si pjesë e “presionit të tij maksimal”. Ashtu siç parashikohej, një seri përshkallëzimesh që nga ajo kohë i kanë afruar dy herë Iranin dhe SHBA-të disa minuta larg lutës.

Por lufta që e presin shumë vetë në Izrael dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i duhet akoma kohë për t’i materializuar. Dhe tani që Biden e ka mundur Trumpin, ata të cilët duan luftë, veçanërisht Izraeli, me shumë e gjasa po e shohin dritaren e mundësive të tyre të mbyllet. Ndërkohë, Izraeli po koordinohet me Trumpin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për një valë të re sanksionesh të projektuara, që përsëri, të sabotojnë shanset e Bidenit për të rifilluar diplomacinë me Iranin.

Nëse Izraeli fshihet pas vrasjes së Fakhrizadesë ( e cila ka shumë gjasa edhe pse nuk është vërtetuar ende) demonstron nivelin e guximit të Netanyahut për minuar presidentët demokratë të SHBA-ve duke mos u dënuar, dhe guximin për të tërhequr Amerikën në luftë.

Partneriteti strategjik i SHBA-ve duhet të shërbejë për ta bërë Amerikën më shumë të sigurt, e jo më pak. Por ja ku jemi sot me shumë partneritete amerikane rreth e rrotull botës. Kjo nuk ka për të ndryshuar derisa Uashingtoni të vendosë të ndalojë shtytjen për hegjemoninë e tij ushtarake në Lindjen e Mesme.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur