Sa para kërkon për të na hequr nga lista e terrorizmit?

Categoria: Lajme

Mehdi Askeri, Fondacioni Habilian

Një lajm i jashtëzakonshëm! Qeveria e re e Sudanit është duke ecur në vijën e arritjeve të mëdha me pranimin e pagesës prej 335 milion dollarësh ndaj viktimave të terrorizmit dhe familjarëve të tyre.

Tuiti i ri i Trump në lidhje me kënaqjen e Amerikës nga Sudani dhe votën e mundshme të këtij vendi për ta hequr Sudanin nga lista e terrorizmit, është shenjë e dy arsyeve kryesore të qeveritarëve amerikanë për të hequr apo shtuar dikë në listën e terrorizmit.  Paratë u jepen atyre personave që Amerika e sheh të arsyeshme, dhe zakonisht personat që marrin partë, quhen “viktima të terrorizmit” që dhe pagesat të justifikohen.

Arsyeja e dytë që sigurisht duket se ka një pjesë më të madhe në qëllimin e amerikanëve, është afrimi dhe shprehja e dëshirës nga ana e Sudanit për të filluar marrëdhëniet me regjimin e Izraelit. Zyrtarët sudanezë janë shprehur se nuk kanë ndonjë dëshirë për t’i normalizuar marrëdhëniet me atë regjim, por ultimatumi i Pompeos, Sekretarit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, ndaj krerëve të Sudanit dhe theksimi se  pikët e Amerikës ndaj Sudanit varen nga normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin  i dhanë një rrjedhë tjetër këtij vendimi dhe pak nga pak sudanezët u detyruar ta pranojnë një gjë të tillë.

Natën e ditës së premte, Këshilli i Qeverisjes së Sudanit dha lajmin se presidenti amerikan zyrtarisht kishte firmosur urdhrin për heqjen e emrit të Sudanit nga lista e vendeve mbështetëse të terrorizmit.  Edhe më parë gjithashtu agjencia e lajmeve “Fars” lajmëroi se një zyrtar i lartë sudanez kishte dhënë lajmin se : “Një delegacion amerikano-izraelit i përbërë nga anëtarët të lartë nga të dyja palët, kanë pasur një takim me zyrtarët sudanezë në Khartoum dhe si përfundim kanë vendosur të normalizojnë marrëdhëniet për t’i dhënë fund veprimeve armiqësore kundër njëri-tjetrit.

Radio e regjimit sionist gjithashtu ditën e mërkurë, dha lajmin për udhëtimin e një delegacioni drejt Sudanit dhe në të njëjtën kohë tha se udhëtimi ishte me qëllim për të përgatitur terrenin për shpallen e normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve.

Heqja nga lista, kushti është normalizimi i marrëdhënieve

Një nga kushte e vendosura ndaj Sudanit për ta hequr nga lista amerikane e terrorizmit është normalizimi i marrëdhënieve me regjimin sionist, por autoritetet sudaneze kanë theksuar se heqja e emrit të Sudanit nuk lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Tel Avivin. Ndërkohë në fillim të muajit gusht të këtij viti Muhamed Xhevad Zarif, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, gjatë kritikës ndaj mënyrës së ndjekur nga Amerika për të hequr grupet dhe shtetet nga lista e terrorizmit, ku një nga kushtet më kryesore të vendosura nga Amerika për të hequr emrin e grupit ose shtetit nga lista e terrorizmit është normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin.

Çështja e muxhahedinëve dhe lista e terrorizmit

 Shpjegimi i problemit sudanez nuk kishte dimensione komplekse me teknikë të lartë dhe ashtu siç u tha më së shumti, autoritetet sudaneze arritën të heqin emrin e tyre nga lista vendeve mbështetëse të terrorizmit duke paguar shuma të mëdha parash dhe duke normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.

Pa dyshim, duke i kushtuar vëmendje titullit të përbashkët amerikan për të futur apo nxjerrë një shtet apo grup nga lista terroriste, nuk ka asnjë dyshim se në lidhje me heqjen e muxhahedinëve nga lista e amerikane e terrorizmit, janë bërë disa marrëveshje mes MEK dhe Amerikës. Para se të tregojmë për dimensionet e këtyre marrëveshjeve, është më mirë të njihemi së pari me mendimin e një hulumtuesi të konflikteve globale të Amerikës në lidhje me këtë.

Toro Redcro, duke theksuar vështirësitë e përcaktimit të terrorizmit beson se qeveritë e ndryshme heqin dhe vendosin disa grupe në listën e terrorizmit në bazë të çështjeve politike të një kohe të veçantë. Amerika dhe vendet e Bashkimit Evropian janë në mesin e këtyre vendeve. Kur ata ndjejnë se mund të përdorin një grup për të arritur interesat e tyre, e heqin atë nga lista e organizatave terroriste. Për shembull Amerika e hoqi grupin e Muxhahedinëve Khalk nga lista e organizatave të huaja terroriste ndërkohë që nuk dhanë asnjë shpjegim të veçantë se përse grupi nuk ishte më terrorist.

Natyrisht MEK u hoq nga lista e organizatave terroriste sipas masave të veçanta amerikane dhe jo sipas masave dhe standardeve ndërkombëtare. Në masat e mbështetjes nga regjimi sionist, ky sekt ka qenë gjithmonë drejtues dhe ka një histori të gjatë bashkëveprimi dhe komunikimi me të.

Një nga bashkëpunimet e këtij grupi me regjimin sionist mund të përmendin bashkëpunimin dhe spiunimet në lidhje me programin bërthamor. Bashkëpunime të cilat janë ndotur nga informacione kontradiktore të muxhahedinëve për programet bërthamore të Iranit. Informacione të cilat u vunë në dyshim nga burime të asnjanëse ndërkombëtare dhe u pranuan 100 për qind si të sakta nga vetë izraelitët. Në gazetën Haaretz, që publikohet në tokën e pushtuar, citohet thënia e ish shefit të Mosadit, Rafi Eitan, i cili ka thënë se Izraeli mund ta menaxhojë një pjesë të programit të tij kundër Iranit me anë të grupit të Muxhahedinëve Khalk. Izraeli duhet të marrë parasysh të gjitha mundësitë me Iranin duke përfshirë edhe konfliktin ushtarak. Izraeli e stërvit këtë grup dhe i jep siguri. Meir Dagan, ish-drejtori i Mosadit gjithashtu në një bisedë me televizionin CBS zbuloi se Izraeli ndihmon grupin e ashtuquajtur Muxhahedinët Khalk dhe grupet e tjera terroriste të armatosura që kanë në program rrëzimin e Republikës Islamike të Iranit.

Deri këtu është gjithçka e qartë, dhe duke pasur parasysh fjalët e Toro Radcros, amerikanët i hoqën nga lista e terrorizmit për arsye të cilat nuk i shpjeguan.  Me patjetër, një nga arsyet e rëndësishme, është ky bashkëpunim me Izraelin.

Por përveç faktit që muxhahedinët mbështeten fuqishëm ekonomikisht nga regjimi saudit, përfitojnë prej tyre të afrohen me zyrtarë amerikanë dhe të fitojnë përkrahje të madhe politike në Amerikë duke përfituar shumë prej saj. Rudi Giuliani, avokati personal i Trump, John Bolton, ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Amerikës, Andrew Card, ish drejtori i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, gjenerali James Jonas, ish-Këshilltari Amerikan i Sigurisë Kombëtare, Fern Townsed ish-këshilltar i çështjeve të luftës kundër terrorizmit në Shtëpinë  e Bardhë, Michael Mukasey, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Amerikës, Tom Richt ish-ministri i Sigurisë Kombëtare, Louis Ferry ish-drejtor i FBI-së, Porter Gas, ish-drejtor i CIA-s, John Sano, ish-nëndrejtor i CIA-s, Richard Mirez ish-shef i Shtabit të Përbashkët Amerikan, Qesley Clark ish-gjeneral amerikan, ish-gjenerali Anthony Zini, Howard Dean, ish-guvernatori i Vermontit, Ed Randell ish-guvernatori i Pensilvanisë, Robert Toricheli dhe Eivan Bay , ish-guvernatorë, John Louis dhe Patrick Kenny, përfaqësues të parlamentit, janë vetëm një pjesë e vogël nga lista e gjatë e zyrtarëve të lartë amerikanë për të cilët NewsWeek thotë se kanë marrë shuma të mëdha parash nga muxhahedinët. Natyrisht kur në shtresat politike amerikane krijohet një pengesë nga përkrahës të tillë amerikanë, nuk mund të mohojmë teorinë e presionit dhe pazarllëqeve politike për ta hequr MEK-un nga lista e organizatave terroriste dhe për të marrë favore të tjera si zhvendosja në kampin Liberty dhe më vonë në atë në Shqipëri.

Në një përmbledhje të përgjithshme duhet të themi se muxhahedinët janë hequr nga lista e organizatave terroriste vetëm nga masat amerikane dhe sipas ligjeve ndërkombëtare  dhe opinionit botëror, muxhahedinët vazhdojnë të jenë në listën e organizatave terroriste. Dyshimet e shumta nga ana e politikanëve, gazetarëve dhe nga ana e opinionin mbarë botëror për heqjen e këtij grupi nga lista e terrorizmit, janë arsyeja më kryesore mbi këtë pretendim.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur