Më në fund pas disa javësh thirrjeje për konferencë dhe mobilizim nga vendet evropiane, në Paris janë mbledhur rreth njëri-tjetrit 300 persona krah për krah me disa grupe sirianësh, jemenasish, irakianësh dhe afganësh, për të zhvilluar një "protestë të madhe" për lirinë dhe demokracinë e popullit iranian.
Kjo ishte si paraprirje për konferencën anti-iraniane që do të mbahet në Poloni e cila do të zhvillohet nën mbështetjen financiare të Arabisë Saudite dhe do të menaxhohet nga Mike Pompeo.
Ndoshta për popullin iranian është një gjë e mirë që e ashtuquajtura opozitë është një sekt terrorist, tradhëtar, çnjerëzor dhe anti-iranian. Gjatë këtyre 40 viteteve nga ky grup nuk ka parë gjë tjetër veçse mundim, torturim, dhunim , terror dhe bashkëpunim me armikun tradhëtar. Ata e quajnë grumbullimin populist të këtij grupi në Evropë si dhunim ndaj popullit dhe pjesëmarrje në sanksionet që kanë vendosur qeveritarët amerikanë ndaj jetës së tyre. Kjo është urrejtja gjithmonë e në rritje e popullit iranian ndaj bandës së Rajavit, tradhëtarëve të atdheut, totalitaristëve sektarë organizata e të cilëve quhet Muxhahedinët Khalk.
Po, ditën e premte më 8 shkurt të vitit 2019, organizata e Rajavit i bëri të gjitha përpjekjet për të bërë një protestë në Pairis, për të cilën pretendojnë të jetë "Protesta e madhe e iranianëve" ,për të përkrahur "demokracinë" e Maryam Rajavit në Iran. Por mundi të mblidhte vetëm 300 persona në Paris nga çdo anë e Evropës një pjesë e madhe e të cilëve ishin qytetarë të vendeve arabe në gjendje lufte. Një pjesë tjetër gjithashtu e përbënin disa lobues francezë ose evropianë të muxhahedinëve si Gerogo Malboro , një shkrimtar i njohur francez i cili shoqëron muxhahedinët në pleqëri të tij për të përfituar 12500 dollar.
10 shkurt 2019
Javad Firuzmand
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir