Manëz mësyjnë VIP-at e politikës shqiptare

Categoria: Lajme

Pas protestës anti MEK të banorëve të Manzës për problemin e grabitjes së truallit të varrezave të qytezës nga Kulti Rajavi, Manza po shndërrohet në një vend pelegrinzhi për VIP-at e politikës shqiptare.

Pas vizitës në Manëz të kryebashkiakes së Durrësit zj. Sako, i erdhi rradha ministres Balluku dhe drejtorit të rëndësishëm Cela për të shkuar për tu “falur” në Manëz.

Njëlloj si kryebashkiakja Sako, që premtoi vëmendje dhe investime të Bashkisë Durrës në Njësinë Administrative Manëz, drejtori i përgjithshëm i OSHEE-së Cela premtoi investime për rrjetin 6 KW të shpërndarjes së energjisë elektrike, bashkë me kabinat përkatëse. U premtua që, kur të fillojë sezoni turistik dmth pas zgjedhjeve të prillit 2021,  në Manëz nuk do ketë më black Out (dmth premtimi i vjetër për 24 orë drita). Ky premtim është përgjigje për pakënaqësinë e banorëve vendalinj të Manzës, që ndonëse e paguajnë kokërr më kokërr energjinë elektrike, që harxhojnë (bizneset në Manëz e paguajnë me cmim më të lartë energjinë elektrike sesa Kampi Ashraf 3 i Kultit Rajavi), ka black out-e, që me raste vazhdojnë me orë të tëra.

Kampi Ashraf 3 cuditërisht edhe pse e ble energjinë elektrike me cmim më të lirë sesa biznesi në Manëz, nuk ka kurrë black out. Banorët vendalinj të Manzës ndihen qytetarë të dorës së dytë në Atdheun e tyre krahasuar me ish terroristët e MEK-ut, që popullojnë Kampin Ashraf 3 dy hapa larg shtëpive të banorëve të Manzës. Natën Kampi Ashraf 3 ndricon nga drita, ndërsa shtëpitë e banorëve të Manzës nxinë nga errësira për orë e orë të tëra!

Kjo vizitë dhe të tjera në të ardhmen (ministrja e bujqësisë, z. Klosi i turizmit dhe ndoshta ministrja e arsimit) me sa duket po përpiqen të shërbejnë si pompë zjarrfikëse për të fashitur zemërimin e banorëve të Manzës. Pritet gjithashtu, që edhe UKD-ja të premtojë 24 orë ujë pa ndërprerje, sepse banorët e Manzës janë të zemëruar për faktin që ata furnizohen me ujë me orar, ndërsa Kampi Ashraf 3 i ish terroristëve ka 24 orë ujë. Për më shumë, që ky kamp ish terroristësh e ble ujin me cmim më të ulët sesa biznesi në Manëz.

Partia Socialiste në pushtet i druhet mundësisë që në Manëz të konkurojnë për deputet persona jashtë kontrollit të cifit Rama-Basha. Të tillë persona mund të marrin masivisht votat e banorëve të Manzës (dhe të fitojnë mandat deputeti) duke premtuar për zhbërjen e statusit të qytetarit të dorës së dytë për banorët e zones krahasuar me ish terroristët e Kampit Ashraf 3. E majta pas 8 vitesh konsumi në pushtet nuk ka luksin të humbë as edhe një mandat deputeti sidomos, në rast fitoreje të një mandati të tillë nga dikush jashtë rradhëve të establishmentit ekzistues!


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur