A po shpërbëhet MEK

Categoria: Lajme

 

Kulti Rajavi i vendosur në Kampin Ashraf në Manëz po përjeton një situatë krize, që ndoshta mund të cojë edhe në shpërbërjen e kësaj organizate ish terroriste. Infektimi masiv me Covid-19 ndër anëtarët e kultit po shkakton pa pushim viktima, duke minuar gjerësisht moralin e këtyre anëtarëve.

Anëtarë të MEK-ut gjithnjë e më shumë po u vjen në majë të hundës jeta prej qeni, që bëjnë në Kampin Ashraf. Ata po dënohen nga komandantët e tyre edhe për shkaqe fare banale si psh. edhe po të komunikojnë me aplikimin “Telegram” me miq të tyre iranianë, që nuk besojnë më te përrallat e Maryam Rajavi-t për fitore të shpejtë dhe që“regime change” në Teheran është fare pranë.

Anëtarët e këtij kulti, që po urdhërohen nga Maryam Rajavi dhe “qehallarët” e saj, që të bëhen spiunë dhe “donoscikë” (denoncues) të shokëve të tyre, apo edhe të miqve të vet shqiptarë , ose në të kundërt do tu pritet pagesa nga Kulti Rajavi, por ata preferojnë më tepër të ruajnë nderin e dinjitetin, sesa të spiunojnë miqtë dhe shokët iranianë dhe shqiptarë.

Me urdhër direkt të Maryam Rajavit dy prej tyre u është prerë pagesa prej 30 000 lekësh në muaj dhe janë hedhur në rrugë të madhe.

Rasti i z. Mansoor Barahoe

Z. Mansoor duke qenë ushtar në rradhët e Artesh-it, ushtrisë së rregullt iraniane u kap rob nga ushtarët e MEK-ut, që luftonin bashkë me trupat e Sadam Husejnit, diktatorit të Irakut kundra Atdheut të vet Iranit. Z. Mansoor që nga dita, kur ra rob edhe deri para nja 5-6 ditësh dmth për thuajse 32 vjet ka qenë anëtar i MEK-ut. Pa pritmas atij iu ndërpre pagesa mujore (lëmosha) prej 30 000 lekësh  dmth 240 Euro nga ana e MEK-ut.

Atij jo vetëm iu ndërpre kjo pagesë, por edhe u urdhërua të dilte menjëherë nga banesa, ku jetonte në Tiranë bashkë me një tjetër anëtar të MEK-ut. Ata i hodhën në rrugë të madhe në mes të dimrit, këto ditë plot shi një thuajse 53 vjecar u detyrua të flinte poshtë urës brigjeve të Lumit Lanë. Pas gati 32 vjetësh me radhë që ishte në organizatën e MEK-ut z. Mansoor mbeti vetëm me rrobat e trupit, që kishte veshur!!!!

Cfarë ishte krimi i z. Manssor, për të cilin po dënohej kaq rëndë nga Maryam Rajavi?!?!??! Z. Mansoor sipas komandantëve të MEK-ut nuk kishte pranuar të bënte deklarata para kamerave, ku të shante e të shpifte për shokët dhe miqtë e vet, të cilët tashmë e kishin braktisur Kultin Rajavi.

Z. Mansoor kishte kryer edhe nëj mëkat tjetër: Ai nuk kishte pranuar të  raportonte (dmth të spiunonte) shokët e vet iranianë si edhe të njohur e miq shqiptarë. Më poshtë në shkrim do të merremi më gjerë me këtë “hobby” të kultit Rajavi për të kryer aktivitete spiunazhi në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Lexuesve u duhet shpjeguar se pagesa prej rreth 240 eurosh në muaj nuk del nga xhepat e Maryam Rajavit, por janë paratë që UNHCR-ja (Komisariati i Lartë i Refugjatëve i Kombeve të Bashkuara) sipas marrëveshjes së nënshkruar me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë duhet tua paguajë iranianëve, që u transferuan nga Iraku në Shqipëri.

Pra Maryam Rajavi, pasi për 30 e kusur vjet i përdori këta njerëz si skllevër, apo më së paku si bujkrobër, tashmë arrin tu vjedhë edhe atë lëmoshë, që UNHCR-ja u ka akorduar këtyre fatkeqëve. Kjo është fytyra e vërtetë e Maryam Rajavit! Një hajdute ordinere, që vjedh edhe me demek “shokët” e idealit, një hajdute, që u vjedh edhe 5 lekshin vartësve të saj, me të cilët do ndërronte rregjimin në Teheran dhe do ta clironte popullin iranian nga zgjedha e mullahëve.

Një copë hajdute ordinere na hiqet edhe si revolucionare edhe si shpëtimtare e popullit të Iranit. Turp dhe palacollëk! Lexuesit për më shumë informacion mund të konsultojnë fotot dhe dokumentet shoqëruese, që ilustrojnë rastin e z. Barahoe.

Rasti i z. Khalil Ansarian

Z. Ansarian është një 62 vjecar i cili në moshën 18 vjecare duke qenë ushtar në rradhët e ushtrisë së rregullt iraniane (Artesh) u kap rob nga trupat e diktatorit Sadam Husejn ditën e tretë të luftës Iran-Irak (25 shtator 1980). Z. Ansarian kaloi disa vjet në kampet e robërve të luftës të regjimit bathist të Sadam Husejnit. Meqenëse kishte kryer shkollën e mesme mjekësore në Isfahan dhe meqenëse arabishten e kishte gjuhën e nëns, Z. Ansarian shërbeu si infermier në kampin e robërve të luftës. Ai u bë pjesë e Organizatës MEK, pasi iu premtua që, nëse i bashkohej kësaj organizate z. Ansarian do kishte të drejtë, që të shkonte në Evropë, po të mos i pëlqente organizata. Faktikisht për rreth 30 vjet z. Ansarian u shndërrua në një bujkrob të organizatës MEk duke shërbyer edhe si infermjer, madje edhe si dentist në Kampin Ashraf. Ai po ashtu bënte pjesë në byronë e marëdhënieve me jashtë të MEK-ut, për shkak se ishte “native speaker” i gjuhës arabe (arabishtes klasike dhe asaj kontemporane). Në një shkrim tjetër do ta njohim lexuesin me disa fakte interesante të marëdhënieve të MEK-ut me regjimin e Sadam Husejnit dhe me banorët e Irakut në ato vite!

Njëlloj si z. Mansoor Barahooe edhe zotit Ansarian iu kërkua nga komandantët e MEK-ut, që të spiunonte shokët dhe miqtë e vet iranianë dhe shqiptarë. Atij iu kërkua, po ashtu edhe të bënte deklarata publike para kamerës, ku të shante e të shpifte për shokët e miqtë e vet. Z. Ansarian si njeri me dinjitet nuk pranoi një ofertë të tillë poshtëruese. MEK-u iu përgjigj duke i prerë pagesën mujore prej 30 000 lekësh (afërsisht 240 euro). Tashmë z. Ansarian jeton me djersën e ballit në Tiranë. Kuptohet jetesa nuk është e lehtë. Të rifillosh jetën pasi ke mbushur 60 vjec është një sfidë tepër e madhe, por gjithsesi z. Ansarian është optimist për të ardhmen, sepse ai është njeri i lirë në Tiranë.

Tashmë ai nuk është një nga mijëra bujkrobërit e Maryam Rajavit shefes së Kultit MEK. Pas gati 30 vjetësh z. Ansarian pasi u largua nga rradhët e MEK-ut (të vendosur atëhere në periferi të Tiranës), pati mundësinë për herë të parë të fliste në telefon me prindërit e moshuar dhe me 5 vëllezërit dhe 6 motrat e veta. Gjatë kohësë që z. Ansarian ishte bujkkrob i cifit Masoud dhe Maryam Rajavi vëllezërit dhe motrat e tija u rritën, u martuan dhe tashmë Khalili ka 36 nipër dhe mbesa në Iran. Kulti Rajavi i vodhi 30 vjet e kusur jetë z. Ansarian, por ai është optimist madje edhe i lumtur, se më në fund po arrin të jetojë një jetë të re normale pas 30 vjetëve makth në rradhët e organizatës ish terroriste MEK.

A ka detyrë SHIK-u shqiptar të luftojë rrjetet e huaja agjenturore në territorin e Republikës së Shqipërisë?!?!?!?!?

Në të dy rastet, që cituam më sipër, Kulti Rajavi u kërkon anëtarëve të vet, që banojnë në Tiranë, të raportojnë informacione të rreme për iranianë të tjerë si edhe për shqiptarë. Ky është një fakt tepër i rëndë. Theksojmë se në marrëveshjen e Qeverisë Shqiptare për transferimin nga Iraku në Shqipëri të MEK-save nuk parashikohet që këta persona, që gëzojnë statsin e persoanve të mbrojtur, të kenë të drejtë të organizojnë veprimtari spiunazhi në Shqipëri. Si patriot shqiptar, mua më vjen shumë inati dhe turpi, që Atdhu im është katandisur në këtë mënyrë sa të mos marrë masa, kur një organizatë ish terroriste si MEK-u ngre rrjet informativ dhe madje mbledh informata edhe për shtetas shqiptarë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, sikur të ishte në një tokë pa zot.
Është turp i madh, që ne shqiptarët paguajmë taksa ndër të tjera edhe që SHIK-u të na mbrojë nga të tilla veprimtari të të huajve për më tepër, që kemi të bëjmë me të huaj anëtarë të një organizate ish terroriste! SHIK-u (Shërbimi Informativ Shqiptar) ka detyrim ligjor zhvillimin e veprimtarisë së kundërzbulimit. Publikisht pyes edhe homogjenin grekofon edhe dashnoren e Bahriut se cfarë ka bërë SHIK-u për t’ia vënë kufirin te thana kësaj veprimtari haptazi të kundërligjshme të Kultit Rajavi në Shqipëri?!?!? Si e justifikjnë rrogën, që marrin shik-asit tanë, që nuk kryejnë detyra kundërzbulimi, për të cilat janë të detyruar me ligj?!?!?!? Krijimi i një rrjeti të tillë spiunazhi në Shqipëri a e dëmton sigurinë kombëtare të Atdheut tim apo vari torbën sigurisë kombëtare, se kjo ish terroristja Rajavi është grua e mirë me shokë e shoqe VIP-a dhe ish VIP-a ndërkombëtarë?!?!??! Një qëndrim i tillë prej qyqari e mjerani pabuks i SHIK-ut (SHISh-it) tonë sigurisht e ul prestigjin e Atdheut tim (dhe të tyre xhanëm) në sytë e vendeve të tjera anëtare të NATO-s, aleatëve tanë të nderuar. Kur ca pleq e plaka të Kultit Rajavi livadhisin si u do qefi në Shqipëri, sa shanse ka që SHIKU-u të kryejë detyrat, që i ngarkon ligji në lëmin e kundërzbulimit, në përplasje me zbulime të shteteve më së paku jo miqësore me Shqipërinë?!?!??! Sa shanse ka që ky farë SHIK-u të na mbrojë ne, qytetarët shqiptarë nga veprimtaria e spiunazhit në territorin shqiptar të zbulimeve të rangut të BIA-s, EYP-it, GRU-së etj etj.?!?!??!?!?!
Pas këtyre pyetjeve retorike po e mbyll shkrimin tim me sentencën latine: “
O tempora o mores”!!!!!

Ekskluzive për Ashraf News _ GJERGJI THANASI


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur