Bashkëpunimi i Muxhahedinve (hipokritëve) me mafien shqiptare është një kërcënim real për qytetarët e këtij vendi

Categoria: Lajme

Duke iu referuar bashkëpunimit të grupit hipokrit (Muxhahedin Khelk) me bandat mafioze që shesin armë në Ballkan, një ekspert i terrorizmit tha: "Marrëdhëniet e këtij grupi me grupet mafioze shqiptare mund të jenë një kërcënim real për qytetarët e këtij vendi dhe Ballkanit. "

Sipas faqes së lajmeve analitike Habilian, Seid Reza Khazvini Gherabi, në një intervistë për IRNA, tha për ideologjinë e grupit hipokrit (Muxhahedine): "Në thelb, grupi hipokrit (Muxhahedine) nuk ka një bazë të fortë dhe të qartë ideologjike". Nga njëra anë, udhëheqësit e saj prezantohen si grup islamik Muxhahedin Khelk, nga ana tjetër, ka shenja dhe politik të së majtës në to.

Ai duke shpjeguar konfliktet ideologjike të grupit të hipokritëve (Muxhahedine), kujtoi se: udhëheqësit e këtij grupi dikur brohorisnin parulla kundër imperializmit, por pas pak kohe ata regjistruan dhe hapën zyrën e tyre të lobimit në zemër të Uashingtonit !! Nga ana tjetër, ata flasin për demokraci, kur ata nuk respektojnë parimet themelore njerëzore, madje edhe në lidhje me anëtarët e tyre. Prandaj, hipokritët (Muxhahedinet) nuk kanë një ideologji koherente për të cilën mund të flitet për çarmatosjen e ideologjisë së saj.

Ky ekspert i terrorizmit shtoi: " duke analizuar historin dhe sjelljet e dhunshme të këtij sekti nga dekadat e kaluara deri më tani mund të shërbejë për ti dhënë një  goditje të fortë këtij grupi terrorist dhe militant".

Lidhur me pretendimin e grupit të hipokritëve se ata kanë hequr dorë nga armët dhe aktivitetet e tyre të dhunshme, Khazvini tha: "Pika e parë është se ky grup nuk u çarmatos vullnetarisht, por armët e tij të rënda iu morën me forcë". Një pikë tjetër është se literatura e dhunshme dhe thirrjet për dhunë dhe vrasje mund të shihen nga mediat e tyre nga shkrimet dhe fjalimet e drejtuesve të këtij grupi.

Ai shprehet se për këtë arsye, Twitter muajin e kaluar, kishte pezulluar përkohësisht disa llogari të grupit dhe udhëheqësve të tij për disa javë për shkak të aktiviteteve të dyshimta dhe promovimit të dhunës dhe terrorizmit, ai tha se: Thirrja e grupit për shkatërrimin dhe djegien e objekteve qeveritare dhe jo-qeveritare në muajt e fundit është një dëshmi e qasjes së dhunshme të grupit.

Mediat e hipokriteve (Muxhahedinve) në gjuhën perse dhe në gjuhë të tjera, kanë qasje të ndryshme

Ai vuri në dukje qasjen mediatike të dyfishtë të grupit të hipokritëve (Muxhahedine) dhe shtoi: "Grupi i hipokritëve (Muxhahedinve) në mediat e tyre, të cilat janë në gjuhë jo-perse, nuk u referohet këtyre incidenteve dhe  nuk bëjnë thirrje për sabotim dhe vrasje, në mënyrë që të mos shfaqaqin fytyrat e tyre negative dhe të dhunshme në opinionin publik perëndimor. Por ata përdorin mediat e tyre në gjuhën persiane ku bëjnë thirrje për vrasje dhe shfaqin fytyrën e tyre të vërtet.

Studiuesi i Fondacionit Habilian në punët e terrorizmit shtoi: në të njëjtën rast të mbylljes së llogarisë Twitter të udhëheqësit të këtij grupi, ishte llogaria e saj persiane që u pezullua dhe arsyeja është politika e dyfishtë e hipokritëve (Muxhahedinve) në hapësirën kibernetike. Në rastin e shkencëtarëve bërthamorë, duket se informacioni i marrë nga Izraeli i është dhënë këtij grupi për t'u shprehur prej tyre për arsye specifike. Në çdo rast, ky lloj bashkëpunimi gjithashtu përfshin hipokritët (Muxhahedinet) në vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë të Iranit.

Bashkëpunimi i hipokritëve (Muxhahedinve) me mafien shqiptare është një kërcënim për qytetarët e këtij vendi.

Khazvin Gherabi më tej foli për efektet e pranisë së një grupi hipokritësh (Muxhahedinësh) në rajonin e Ballkanit: "Ballkani në dekadat e fundit, gjithmonë ka qenë i përfshirë në luftë, ka pasur dhunë dhe paqëndrueshmëri. Korrupsioni ka qenë në rritje dhe shfaqja e bandave mafioze në disa vende në rajon e kanë bërë Ballkanin më pak të zhvilluar se pjesët e tjera të Evropës.

Ky ekspert i terrorizmit vuri në dukje se një pjesë e konsiderueshme e elementeve të grupeve ekstremiste terroriste si ISIS, veçanërisht në Siri, janë qytetarë të këtij rajoni. Ai kujtoi: tani, përveç këtyre kushteve, grupi i hipokritëve (Muxhahedinve) ka qenë i pranishëm në këtë rajon si grup militant dhe terrorist. Dhe me mbështetjen financiare që i bëhet këtij grupi, ata po thellojnë ndikimin e tyre në rajon, veçanërisht midis disa zyrtarëve në Shqipëri.

Ai shtoi: "Çështja që është pranuar nga një numër policësh zyrtarë dhe gazetarëve shqiptarë është se kampi i grupit në Shqipëri është bërë një vend i panjohur që drejtohet nga rregullat specifike të grupit dhe nuk marrin parasysh ligjet e qeverisë shqiptare." Në këto kushte, gazetarët shqiptarë thonë se grupi ka një mundësi serioze për të arritur në qindra mijëra armë të vjedhur më shumë se dy dekada më parë nga kazermat e ushtrisë shqiptare.

Khazvini vuri në dukje se mundësia që mund të këtë ky grupi i hipokritëve (Muxhahedine) në arritjen e këtyre armëve dhe kontaktet e tyre që kanë me grupet mafioze shqiptare mund të jenë një kërcënim real për qytetarët e këtij vendi dhe Ballkanit, dhe madje ndikojnë negativisht në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian ose mund të vonojnë këtë proces.

Perëndimorët e përcaktojnë terrorizmin bazuar në interesat e tyre.

Ky ekspert i vjetër në fushën e terrorizmit, shprehet se, "Shtetet e Bashkuara dhe vendet Evropiane kanë treguar se ata veprojnë sipas interesave të tyre në çështjen e grupeve terroriste, jo sipas rregullave e kornizave etike,"Ai tha se. "Një përmbledhje e listës së grupeve terroriste në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe disa vende perëndimore tregon se këto vende në përgjithësi përfshihen në terrorizëm me qëllim që të ushtrojnë presion politik mbi vendet e tjera.

Khazvini Gherabi kujtoi se: një grup që për shumë vite ka qenë në listën terroriste nga vendeve perëndimore, papritmas hiqet nga lista sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Atyre madje mund tu jepen burime financiare. E shikoni, hipokritët (Muxhahedinet)  kanë qenë në listën terroriste të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, por grupi tani ka një zyrë lobimi në Uashington. Në Hollandë dhe Danimarkë, grupet terroriste separatist, në vitet 1980, kanë kryer veprime të rëndësishme terroriste në Khuzestan dhe vazhdojnë të kryejnë veprime pasigurie, sabotimi dhe terroriste, por në këto pjesë të vendit kanë zyra zyrtare.

Ai ka sjell, këto dy sjellje që janë në kundërshtim me njëra tjetrën, në sjelljen e vendeve perëndimore imoralitetit dhe sjelljes joprofesionale të qeverive të këtyre vendeve është kundër standardeve të përcaktuara për të drejtat e njeriut ,  ai tha se: "Mbështetja e këtyre shtetve për terroristët, është thjesht për shkak të armiqësisë ndaj Iranit dhe për këtë arsye sakrifikohen qytetarë të pafajshëm, Ashtu sikurse  në vitet e fundit, terrorizmi ekonomik amerikan kundër Iranit, veçanërisht në fushat e mjekësisë dhe trajtimit dhe vrasjes së fëmijëve iranianë, ky është një rast tjetër i qartë, i sjelljes së disa vendeve në çështjet e të drejtave të njeriut.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur