Pas bisedimeve dhe sqarimeve të shumta me anëtarët e ndarë të MEK dhe gjithashtu pas përfshirjes së organizatës në listën shqiptare të organizatave terroriste dhe të rrezikshme , Maryam Rajavi u detyrua të tregonte fytyrën e saj të vërtetë dhe i kërcënoi me vdekje ish- anëtarët dhe ata që ishin të pakënaqur.
Ajo i dha urdhër anëtarëve të brendshëm t'u bëjnë shantazhe dhe presione të gjithë atyre që ishin ndarë nga MEK. Sigurisht që zgjuarsia dhe masat e marra nga ish-anëtarët u bënë shkak i pengimit të komploteve të Maryam Rajavit, por me durimin më të madh, ish-anëtarët kanë përhapur menjëherë të gjitha lajmet duke i treguar edhe një herë botës fytyrën e vërtetë të Maryam Rajavi dhe kultit të muxhahedinëve. Për shkak se kulti Rajavi urrehet nga populli dhe qeveria Shqiptare, herët apo vonë do të japë përgjigje për të gjitha krimet që ka kryer.
Dua t'u them të gjithë shokëve dhe familjarëve që të tregohen të zgjuar dhe të vëmendshëm sepse Maryam Rajavi e ka treguar natyrën e saj terroriste dhe i ka kërcënuar ish-anëtarët që ndodhen në Shqipëri me vdekje dhe të gjithë familjarët e viktimave duhet të raportojnë menjëherë institucionet ndërkombëtare për kërcënimet terroriste nga ana e kultit. Pa dyshim se Shqipëria do të jetë moçali i kultit terrorist Rajavi.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir