COVID infekton kampin Ashraf 3 të MEK

Categoria: Lajme

Disa raporte zbulojnë se që nga java e parë e nëntorit, 10 anëtarë të MEK në Shqipëri kanë vdekur si pasojë e COVID-19. Kjo tregon për një shpërthim të korona virusit në kampin Ashraf 3. Në vitin 2016, pasi atyre iu dha strehim për arsye humanitare, qeveria shqiptare siguroi se MEK do të merrte trajtim të plotë mjekësor. Që nga ajo kohë, liderët e MEK kanë mbajtur të burgosur anëtarët e tyre në kampin e mbyllur dhe nuk i lejojnë autoritetet shqiptare të futen. Që nga fillimi i pandemisë, MEK ka refuzuar të lejojë zyrtarët lokalë të shëndetësisë të japin ndihmën e tyre në kamp. Nuk ka asnjë staf mjekësor të ligjshëm në kamp. Është e paqartë se si është futur virusi në kamp, por anëtarët drejtues kanë përdorur dokumentet e tyre të lejekalimit për të lëvizur nëpër Shqipëri pa pengesa duke kaluar blloqet rrugore pa u ndëshkuar. Këtë javë dy nga avokatët shqiptarë të MEK  kanë dështuar të marrin pjesë në gjyq ku Behzad Safavi akuzohet për shpifje ndaj gazetarit Gjergji Thanasi, duke thënë se janë kontraktuar me COVID-19. Kjo mund të jetë e rastësishme, por gjithashtu është raportuar se edhe i pandehuri Behzad Safari ka munguar në seancë dhe nuk është parë më kohët e fundit. Edhe pse virusi mund të jetë transmetuar nga kampi tek avokatët ose nga avokatët te kampi, është e qartë se nga numri i viktimave në kampin Ashraf 3 ka shumë të tjerë që po vuajnë nga kjo sëmundje.

Pasi janë përzënë nga Iraku dhe më pas nga Bashkimi Evropian, MEK mund të shpresonte se janë të sigurt në Shqipëri. Sidoqoftë, ndërkohë që presidenca do të kalojë në duar të tjera, po ngrihen disa pyetje se cilat do të jenë politikat e jashtme të Biden  dhe si mund të ndikojnë ato mbi MEK-un. Në një intervistë me revistën Jacobine, Daniel Benaim (anëtar i vjetër i American Progres, studiues i politikës amerikane në Lindjen e Mesme, dhe pedagog në Universitetin e New York-ut) dha analizën e tij mbi temat kryesore të politikës së jashtme të Biden. Në lidhje me JCPOA, Benaim tha: “Unë dhe miqtë e mi mendojmë se tkurrja e mbështetjes amerikane për MEK  mund të jetë tërheqëse për Teheranin.  Në disa mbledhje bilaterale, zyrtarët shqiptarë kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi aktivitetin e jashtë ligjshëm të grupit mbi trafikimin e armëve, drogës dhe qenieve humane. Qëndrimi i MEK në Shqipëri dhe në bregdetin e detit Adriatik, përgjatë kufirit evropian, nuk është i nevojshëm për një periudhë të gjatë kohore, dhe rivendosja e grupit në Etiopi apo në bregdetin e Detit të Kuq si për shembull në Eritre, duhet të merret në konsideratë. Kjo ngriti dy pikëpamje në mesin e vëzhguesve. Një pikëpamje thotë “largim të mirë” nga Evropa duke lënë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe t’i përdorin ata në konfliktin kundër Jemenit. Pikëpamja tjetër vjen nga familjarët e anëtarëve të skllavëruar dhe të zhdukur të MEK të cilët do të zhduken jashtë çdo kontakti dhe do të vendosen përsëri në rrezik për jetën në një konflikt jo të zgjedhur prej tyre.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur