Kriza e koronës në kampin e MEK në Shqipëri

Categoria: Lajme

 

Kriza e koronës në kampin e mbyllur dhe të izoluar Ashraf 3 të MEK-ut në Shqipëri

Familjet deklarojnë gatishmërinë e tyre për të dërguar çdo asistencë të mundshme

Letër nga krye-shefi ekzekutiv i shoqatës  iraniane “Nejad”

 iraniane Nejat adresuar përfaqësuesve të OBSH në Shqipëri

Përfaqësi e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri

Përshëndetjet më të përzemërta!

Në përfaqësim të familjeve të vuajtura të anëtarëve të Organizatës Muxhahedinët Khalk (MEK; MKO; NCRI; NLA), do të dëshirojë të tërhiqja vëmendjen tuaj ndaj një katastrofe humanitare në rritje për shkak të përhapjes së COVID-19 në kampin e mbyllur dhe të izoluar të MEK, kampin Ashraf 3 në Manzë, Shqipëri.

Lajmet alarmuese  që po vijnë nga brenda kampit tregojnë se shumica, sipas statistikave gjysma e banorë të kampit, janë infektuar nga sëmundja dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike. Sipas këtyre raporteve të brendshme, disa anëtarë si Mahmoud Atai, Ahmad Hanifnejad, Javad Khorasan, Shahin Haeri, Ensieh Goldoust, Farzaneh Maidanshahi, Marzieh Hosseini, dhe shumë të tjerë të cilët janë të moshuar, po mbahen në kushte të papërshtatshme.

Raportet tregojnë se në kamp mbizotëron një nivel i lartë i frikës dhe ankthit. Këto vijnë pa përmendur faktin se pas humbjes së zgjedhjeve nga ana e presidentit Trump në SHBA, anëtarët përballen me fatin e zymtë të organizatës, gjë që ndikon në krijimin e një atmosfere stresi dhe paniku, e cila e rrit progresin e sëmundjes. Mungesa e mundësive të anëtarëve me botën e jashtme, i ka shqetësuar shumë familjet e tyre të cilat janë ndaluar të kontaktojnë me ta. Ne gjithashtu kemi mësuar se disa ilaçe janë dërguar nga Gjermania veçanërisht për kampin, të cilat në dukje ishin të pamjaftueshëm dhe nevojitej më shumë përkujdesje. Familjet janë duke u përpjekur për të gjetur një rrugë për të ndihmuar dhe dërguar ndihma për anëtarët brenda kampit.

Një tjetër çështje është fshehja e lajmeve nga MEK duke mos treguar se çfarë është duke ndodhur brenda kampit, gjë që ua shton shqetësimet familjeve. Duhet theksuar se që nga viti 2016 deri në vitin 2019 kur transferimi i MEK në Shqipëri u plotësua, në kamp ka vdekur mesatarisht një person në çdo dy muaj. Por fotot e fundit nga varrezat e MEK në Shqipëri tregojnë se të paktën 10 persona kanë vdekur gjatë 5 javëve të fundit.

Sipas një informacione që kemi marrë, njerëz si Hassan Zarei, Hassan Salahandish, Gholamreza Pourhashem, Afsaneh Pichgah, Ruhollah Rmvaz, KHalil Hagh Hosseini, Mehdi Hagh Hosseini, Mohammad Qoli Ehsani dhe disa të tjerë kanë vdekur gjatë javëve të fundit për shkak të korona virusit.

Një problem serioz në lidhje me kampin e MEK është jeta e zhurmshme, intensive dhe mos zbatimi i rregullave shëndetësore, të cilat e rrisin shumë shpejtësinë e transmetimit të sëmundjes. Gjithashtu, mungesa e monitorimit brenda në kamp ka shkaktuar përhapje të rritur të virusit.

Në lidhje me këtë, është e nevojshme për qeverinë shqiptare dhe OBSH-në të futen e të hetojnë çështjen dhe të vendosin monitorime të nevojshme. Gjithashtu është e nevojshme të lejohen familjet të komunikojnë me njerëzit brenda kampit, gjë që është bllokuar nga MEK me ndihmën e qeverisë shqiptare, në mënyrë që familjet të jenë në dijeni të shëndetit të mirë të të dashurve të tyre.

Ebrahim Khodabandeh

Krye-shefi ekzekutiv i “Shoqatës Nejad”

Teheran


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur