MEK mund të zhvendoset nga Shqipëria në Eritre

Categoria: Lajme

Politika e presidentit të zgjedhur Biden

“Politika e jashtme është politikë e brendshme, dhe politika e brendshme është politikë e jashtme,”-tha Biden në fjalimin e tij të parë për politikën e jashtme si një kandidat për zgjedhjet e Demokratëve në korrik të vitit 2019. “Ato janë një set shumë thellësisht të lidhura zgjedhjesh që të shohim se si të zhvillojmë mënyrën amerikane të jetesës dhe vizionin tonë për të ardhmen.”

Stafi i Jacobin falënderon formalisht Z.Daniel Benamin që iu bashkua kësaj interviste. “Ishte vërtet një nder i madh për revistën tonë të kishte një bisedim me një figurë të shquar në Kongresin Amerikan, hulumtuesin e politikës së SHBA në Lindjen e Mesme, gjithashtu pedagogun e New York University, dhe gjithashtu të zgjedhurin për një post të lartë në Lindjen e Mesme.”

“Gjatë presidencës së Obamës ne kemi parë një nga periodat më të suksesshme të politikës së jashtme amerikane, por duhet të pranojmë se një rikthim i plotë në kohën e Obamës nuk është i mundur sepse koordinatat e botës në vitin 2021 do të jenë shumë ndryshe nga ato të vitit 2016,”-tha Z.Daniel Benamin.  Ai shtoi: “Konsolidimi i fuqisë globale amerikane me mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë, është një nga qasjet më kryesore të Biden në politikën e jashtme. Qëndrimi përkrahë Kinës përkundër konfrontimit me të, rimëkëmbja e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut në rang global, reduktimi i pjesëmarrjes direkte në Lindjen e Mesme duke i vënë theksin ruajtjes së fuqisë  dhe lidershipit global të Amerikës, uljen e shpenzimeve ushtarake për mbrojtje jashtë vendit, fokusimi tek ekonomia e brendshme, taksimi dhe siguria kibernetike do të jenë temat më kryesore të politikës së jashtme të Biden.”

Unë dhe miqtë e mi jemi të mendimin se reduktimin i përkrahjes amerikane ndaj MEK do të jetë tërheqëse për Teheranin. Në disa takime bilaterale zyrtarët shqiptarë kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi aktivitetin ilegal të grupit në trafikimin e drogës, qenieve humane dhe armëve. Nuk është e nevojshme që ky grup të vendoset në Shqipëri, në bregdetin Adriatik, në kufirin e Bashkimit Evropian për një periudhë të gjatë kohore, dhe zhvendosja e grupit në Etiopi ose në bregdetin e Detit të Kuq si në Eritre, duhet të merret në konsideratë.

JCPOA është një tjetër shtyllë kryesore e bashkëpunimit të Biden me tre vendet evropiane (Anglinë, Francën dhe Gjermaninë). Largimi i Trump nga JCPOA i ka dhënë një goditje të rëndë besimit të iranianëve, dhe në mënyrë që t’i ulin ata përsëri në tavolinën e negociatave, këtij vendi duhet t’i jepet një koncension tërheqës por jo strategjik ndërkohë që mbajmë në fuqi strukturën e sanksioneve dhe presionit maksimal,”-tha ai. “ Unë dhe miqtë e mi jemi të mendimin se reduktimin i përkrahjes amerikane ndaj MEK do të jetë tërheqëse për Teheranin. Në disa takime bilaterale zyrtarët shqiptarë kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi aktivitetin ilegal të grupit në trafikimin e drogës, qenieve humane dhe armëve. Nuk është e nevojshme që ky grup të vendoset në Shqipëri, në bregdetin Adriatik, në kufirin e Bashkimit Evropian për një periudhë të gjatë kohore, dhe zhvendosja e grupit në Etiopi ose në bregdetin e Detit të Kuq si në Eritre, duhet të merret në konsideratë,”-tha ai dhe shtoi se Biden do të bëjë marrëveshje me Rusinë Kinën dhe Iranin më hapur se Obama. “Japoni është e shqetësuar për qasjen e Biden ndaj Kinës dhe po vështron vendimet e tij të hershme, ashtu siç dhe Arabia Saudite dhe vendet e tjera arabe për politikën e Biden ndaj Iranit,”-tha Daniel Benamin dhe shtoi se Turqia, Arabia Saudite, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të mundohen ta sfidojnë presidentin e zgjedhur Biden duke flirtuar me Rusinë dhe Kinën. “Mendoj se presidenti i zgjedhur Biden duhet t’u deklarojë këtyre vendeve linjat e tij të kuqe.  Evropa nuk është shumë e shqetësuar për politikat ripërtëritëse të Biden, por ne nuk duhet të presim që sfidat mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të hapura gjatë presidencës së Trump, të zgjidhen plotësisht,”-tha ai.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur